Përse mund, madje duhet, kritikuar Trump!

Donald TrumpDonald Trump nuk është Kaligula. Është lideri i zgjedhur i një demokracie antike dhe një vend mik për shumicën e botës. Duhet ta respektojmë dhe ta pranojmë, por mundemi, madje duhet, ta kritikojmë.

“Mirëdita!”, më thotë një roje para hotelit Excelsior në Milano, ku mbahet “Mëngjesi Elektoral” nga konsullata amerikane në Itali. “Mirëdita” është një fjalë e madhe, i përgjigjem.

Brenda hotelit fantazma e Donald Trump vjen rrotull, mes sikletit dhe entuziazmit zyrtar.

I përgjigjem ftesës pas një nate të pagjumë, për të shprehur simpatinë time ndaj Amerikës dhe amerikanëve.

Duhet të bashkëjetojnë për katër vjet të paktën, me një president dukshëm të papërshtatshëm, të sikletshëm dhe padyshim të paparashikueshëm.

Janë këto momentet kur të duhen miqtë, apo jo?

Më pak simpati ndjej sigurisht, për trumpistët italianë.

Sidomos ata që u gdhinë trumpistë në 9 nëntor.

Të hidhesh në karrocën e fituesit, siç e dimë, është një sport kombëtar.

Por kësaj radhe kemi mundur edhe veten tonë.

Sepse në euforinë e madhe pro-Trump ndjej një farë arome autoritarizmi: nostalgji për shefin që ka gjithmonë të drejta dhe dëshira për ndëshkim (verbal) ndaj atyre që e kritikojnë.

Por në fakt mundet, madje duhet kritikuar. Amerikanët kanë vepruar si ne, me gjykimet e tyre poltike: E mbani mend Berlusonin?

I zgjedhuri, në demokraci, nuk është përtej së mirës dhe së keqes: as sipër çdo gjykimi.

Nuk është e mundur që kandidati agresiv, seksit, racist dhe gënjeshtar të bëhet në 24 orë, presidenti ideal.

Kush përpiqet të na shesë këtë përrallë, po na mashtron ose krijon iluzione. Pak dinjitet, ta marrë dreqi!

Sigurisht, ne gazetarët, të tërhequr në gabimi e ekspertëve injorantë amerikanë, nuk e kuptuam se diçka po lëvizte në Amerikë.

Këtë duhet ta pranojmë ne dhe gjithë bota.

Por nuk meritojmë të mbulohemi me sharje pse nuk i bashkohemi konformistëve dhe oportunistëve.

Donald Trump nuk është Kaligula. Është lideri i zgjedhur i një demokracie antike dhe një vendi mik. Duhet ta pranojmë dhe ta respektojmë. Por, e përsëris, mund ta kritikojmë.

Mund të themi, për shembull, që Amerika që na pëlqen është ajo bujarja që kemi fantazuar, me Bruce Springsteen, Jeff Bezos, Bill Murray dhe Philip Roth: jo Amerika e shqetësuar dhe fyese e Donald Trump.

TemA

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *