Shqetësimet për Trump: Ja pse nuk do shkatërrojë botën!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

trumpTë mërkurën, republikanët në mbarë Amerikën festuan një fitore të rëndësishme zgjedhore; një fitore jo vetëm në Senat por edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, duke siguruar kontrollin edhe për dy vite të tjera. Disa republikanë festuan gjithashtu një fitore të dytë, atë të zgjedhjes së Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Duke shembur muret blu në bastione të demokratëve, të tilla si Pensilvania dhe Uiskonsin, miliarderi u bë presidenti i 45-te i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Natyrisht, republikanë të tjerë të cilët u shtohen demokratëve të shumtë, janë të shqetësuar, pasi kanë frikë se temperamenti dhe pikëpamjet politike të presidentit të zgjedhur do të rezultojnë tepër të rrezikshme kur ai të marrë frerët e vendit në dorë.

Ky shqetësim është më i theksuar kur vjen puna tek politika e jashtme, e si rrjedhojë tek lufta e paqja. Dhe në këtë pikë amerikanët nuk janë të vetëm. Në të gjithë botën -thotë CNN, miliarda njerëz i druhen asaj që do të nënkuptojë presidenca e Trumpit. Por, megjithatë, sipas analistit të medias amerikane Tom Rogan, politika e jashtme e Trumpit do të jetë shumë më e qëndrueshme nga çmendohet.

Pikë së pari, thote ai, prioritetet e tij kanë ndryshuar. Deri më tani shumë prej mbështetësve të biznesmenit nuk u ka interesuar shumë lidhur me njohuritë e tij globale por dinamikat tani kanë ndryshuar dhe Trumpi e di se pesha e një bote të lirë do t’i bie shumë shpejt në shpatulla. Dhe ai e di se nëse do të dështojë, emri i tij do të njolloset një herë e përgjithmonë në librat e historisë.

Edhe pse disa informacione i ka marrë që kur fitoi kandidaturën republikane, vetëm tani ai do të ketë mundësinë të depertojë në sekretet më të thella të inteligjencës, dhe presidenti në largim Barack Obama do të sigurohet që ai ta bëjë shpejt këtë, para se të hyjë në Zyrën Ovale.

Mund të informohet për programet e klasifikuara si “top secret”, mbi burimet dhe metodat me të cilat qeveria siguron informacionet. Por më e rëndësishmja është se do të zbulojë natyrën e vërtetë e të errët të kundërshtarëve të tillë si Irani, ISIS-i, Kina e Rusia.

Sa i përket Rusisë në veçanti, manjati i pasurive të paluajtshme ka gjasa të vlerësojë me skepticizëm të dhënat që do t’i ofrohen për shkak të pëlqyeshmërisë ndaj Vladimir Putinit. Por rusët duan ta përdorin atë, sipas analistit, dhe ai do ta kuptojë këtë shumë shpejt. Dhe pikërisht atëherë retorika e tij kundrejt Moskës do të fillojë t’i humbasë gradualisht tonet miqësore.

Lidhur me Iranin, CNN parashikon një regjim më të ashpërsuar, por jo ndërhyrje ushtarake. Shtetet e Bashkuara kanë një sistem të qëndrueshëm qeverisës dhe kësisoj Trump nuk mund të bëhet një diktator, e as nuk mund të hedhë botën në erë si gjenerali psikopat “Jack D. Ripper” në “Dr. Strangelove”.

Mbi bazën e një kodi të drejtësisë ushtarake dhe kushtetues, personeli ushtarak amerikan mund të ndjekë vetë urdhra të ligjshme. Ata që rrethojnë presidentin nuk do të qëndronin duarkryq nëse Trumpi do të ndërmerrte veprime të çmendura.

Disa shqetësohen se republikani mund të nxisë ndonjë luftë bërthamore, por përveçse në rastin kur do të ekzistonte një kërcënim real për vendin, ai nuk do të mundej. Kjo pasi autoriteti i komandës kombëtare i nënshtrohet kontrolleve të shumëfishta dhe një regjimi prej 2 personash.

Në rastin më të keq nëse Trump do të humbiste mendjen, kabineti do të aktivizonte amendamentin e 25 duke e shkarkuar nga detyra. E ndërsa mundësia e zhvillimeve dramatike në politikën e jashtme të Trumpit është gati e pamundur, e sigurtë është se ajo do të jetë e paparashikueshme./ TCH

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *