Të mbrojmë Europën në Epokën e Trump

11 Nëntor 2016, 11:02Blog TEMA

Presidenca e Donald Trump do të sjellë një ndryshim gjeopolitik me përmasa epike: për herë të parë që nga viti 1941, Europa nuk mund të mbështetet në ombrellën mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara. Tashmë që BE-ja ka mbetur vetëm, ajo duhet të ndërtojë me shpejtësi Bashkësinë Europiane të Mbrojtjes dhe të zhvillojë një strategji të pavarur mbi sigurinë.

Nga Guy Verhofstadt

Njësoj si sondazhet para referendumit Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, sondazhet para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara qenë gabim. Dhe njësoj si Brexit, e pamendueshmja ka ndodhur: Donald Trump tashmë është President i Zgjedhur i SHBA-së, duke sinjalizuar triumfin e nativizmit përballë internacionalizmit. Në garën mes shoqërive të hapura dhe atyre të mbyllura, këto të dytat janë qartazi duke fituar dhe demokracia liberale me shpejtësi po kthehet në një lëvizje rezistence.

Me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, SHBA-të do të bëhen të fiksuar me veten. Është e arsyeshme të thuash se Partneriteti Transatlantik për Tregti dhe Investime mes SHBA-së dhe Bashkimit Europian do të ndërpritet ende pa nisur. Por një presidencë e Trump do të prekë negativisht Europën në shumë mënyra të tjera. Tashmë vetë integriteti territorial i BE-së është në diskutim.

Trump e ka bërë shumë herë të qartë se prioritetet e politikave të jashtme të tij nuk përfshijnë sigurinë e Europës. Ai nuk e pranon domosdoshmërinë strategjike të NATO-s dhe ka treguar interes për marrëdhëniet transatlantike vetëm kur ka aluduar për fatura të papaguara. Një presidencë e Trump do të sjellë një ndryshim gjeopolitik me përmasa epike: për herë të parë që nga viti 1941, Europa nuk mund të mbështetet në ombrellën mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara; tashmë ajo mbetet e vetme.

Europa ka qenë thjeshtë tepër e lumtur që t’ia bënte jetën të lehtë vetes. Përgjatë shekullit të shkuar, marrëdhëniet transaltantike kanë aderuar në një dinamikë të pafolur, perverse, ku sa më shumë aktive të qenë Shtetet e Bashkuara, aq më pak aktive është treguar Europa. Kur Amerikanët kanë ndërhyrë jashtë vendit – siç bënë në Irak – Europa i është përgjigjur me letra leksionesh të ekzagjeruara mbi “zgjatimin e tepruar imperialist.” Dhe kur Amerikanët dështuan të ndërhyjnë, ose ndërhynë tepër vonë apo në mënyrë joefikase – si në rastin e Sirisë dhe Libisë – Europianët kërkuan më shumë lidership Amerikan.

Kjo epokë tashmë ka kaluar. Trump e di se BE-ja ka paratë, teknologjinë dhe njohuritë për të qenë një fuqi botërore e barabartë me SHBA-në dhe nuk është problemi i tij që Europa nuk ka vullnetin politik për të shfrytëzuar potencialin e saj të plotë. Ne Europianët kemi supozuar për tepër gjatë se është më e lirë dhe më e sigurtë që të lejojmë SHBA-në të zgjithë problemet tona, edhe në zonat fare pranë nesh. Me zgjedhjen e Trump )dhe duke marrë parasysh trashëgiminë e ndërlikuar të politikës së jashtme amerikane), ne duhet të heqim dotë nga ky besim.

BE-ja duhet ta trajtojë zgjedhjen e Trump si një zile zgjimi për të marë në dorë të ardhmen e vet. Konfliktet që po vijojnë, të tilla si lufta e përgjakshme në Siri dhe aneksimi i Krimesë e ndërhyrja ruse në Ukrainën lindore prekin drejtpërsëdrejti sigurinë, ekonomitë dhe shoqëritë e vendeve anëtare të Bashkhimit Europian. Megjithatë, janë rusët dhe amerikanët dhe jo europianët, ata që deri më sot kanë përcaktuar fatin e Ukrainës si dhe fatin e zonave të tjera kufitare Europiane. BE-ja, për rrjedhojë, ka hequr dorë nga kontrolli final i sigurisë së vet, marrëdhëniet tregtare dhe flukset migratore.

Në vitin 2014, një bisedë domethënëse mes Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Victoria Nuland dhe ish-ambasadorit të SHBA0së në Ukrainë Geoffrey Pyatt u publikua në internet. Duke diskutuar përgjigjen e SHBA-ve në Ukrainë – pasi presidenti ukrainas Viktor Yanukovych u arratis për në Rusi – Nuland thotë, “Të dhjefsha BE-në.” Kjo është një sjellje që është krijuar nga vetë Europa. Ndërsa qe mjaftueshëm keq që ndjenja të tilla të shpreheshin nga një zyrtare e administratës Obama, tashmë është koha të imagjinojmë se çfarë lloj komentesh ne mund të marrin në administratën Trump, i cili mund të mos lodhet dhe as të emërojë një zyrtar për “Çështjet Europiane dhe Euroaziatike.”

Kjo është arsyeja se pse BE-ja nuk mund të presë më për të ndërtuar Bashkësinë Europiane të Mbrojtjes dhe të zhvillojë strategjinë e vet të sigurisë. Ajo duhet të fillojë duke thjeshtëzuar dhe zgjeruar marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale, veçanërisht ato mes vendeve Balltike dhe Skandinave si dhe mes Belgjikës e Hollandës dhe Gjermanisë e Francës. Të gjitha këto marrëdhënie të ndara duhet të bashkohen në një komandë të vetme Europiane, me një sistem të përbashkët të financimit dhe prokurimeve në fushën e mbrojtjes.

BE-ja duhet të bëhet e aftë në mënyrë të pavarur për të garantuar sigurinë e vet. Çdo gjë më e paktë se kaq do të jetë e pamjaftueshme për të siguruar territorin e vet. Ky është një vendim i vështirë por me rëndësi vendimtare që BE-ja e ka shtyrë për më vonë për tepër gjatë. Tashmë që Trump është zgjedhur, ku vendim nuk mund të presë më.

Project Syndicate-BIRN

6 komente në “Të mbrojmë Europën në Epokën e Trump”

  1. Apollon says:

    Tani qe trampi ka 6 senatore me origjine greke,do ta cojme kufirin deri ne shkumbin

  2. angoamerikan ne manhatan qe te ban belan says:

    medemen po fito varjanti “vari kart”!
    kjo esht e ardhmja e botes.
    dikur thuhej ne perendim:”o bobno te mjeret njerez qe vuajn nen diktatur komun iste”! u kput komunizmnin lindje si gjeldet kur I kput koken dhe erdhen ishkomunistat ne perendim si refugjat. perendimi u merzit
    ne perendim thuhej edhe “te mjeret ata qe vuajn nen sadam hysein e nen Gadaf..” u varen gadafet dhe hyseinet. erdhen ne europ refugjatat myslo qe duan te ngrejn xhamin mbi shen pjeter ne rom. u merzit europerndimi.
    tash anglest votuan,amerikanet gjithashtu,votoj mendimi “vari mer kart atyne bythqimave qe s bejn shtetet e tyre dhe vijn na prishin shtetin ton”!
    ky rregull esht edhe per shqiptart prandaj shqiptart jan friksu dhe sillen rrotull te trullos si pula deti. se pritet reagimi “vari mer kart shqiptarve. na kem hallin ton shqiptart dun vec me shit drog dhe pidh”!

  3. Los Vjerda says:

    Ju Tema e juMero Baze nuk e duani SHBAne prandaj po e merrni kaq shume neper goje Presidentin Donald Trump. Ju ecni me politiken e verbert pro ish komuniste te socialisteve te sotem ne pushtet dhe te atyre pseudo demokrateve kripto komuniste te cilet jane gezuar dhe kane festuar kur rane Kullat Binjake ne New York. Qepeni se do i beni dëm vehtes se per Shqiperine e dimë tashme se s’u bënet vone.

  4. Qarri i zigurit says:

    Amerika e ben me deshire xhandarin e botes. Nuk besoj qe e kerkuan evropjanet

  5. ??? says:

    Ato senakarët grekëqir se mos na dalin me origjin shqiptare or ti shoq

  6. Shoqeria civile says:

    Amerika nuk rron dot vete PA europen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje