Trajneri Izraelit: Synojmë vendin e tretë, do firmosja për barazim ndaj Shqipërisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

leviTrajneri i Izraelit, Levy dhe kapiteni i skuadrës, Zahavi dolën në konferencën për shtyp para ndeshjes së ditës së nesërme në “Elbasan Arena” me kombëtaren tonë.

Trajneri Levy tha se skuadra që ai drejton synon vendin e tretë në grup dhe për këtë sigurisht që Shqipëria është rivali i tyre direkt, por ai shtoi se kjo ndeshje nuk është vendimtare.

“Të dyja skuadrat kanë pikë të barabarta aktualisht. Janë shumë ndeshje për t’u luajtur deri në fundin e eliminatoreve dhe takimi i ditës së nesërme nuk është vendimtar për synimet tona. Deri në fund janë shumë pikë në lojë”, tha Levy, trajneri Izraelit.

Levy tha se ishte i gatshëm të firmoste për barazimin, edhe pse shtoi se ekipi i tij në çdo ndeshje futet për të fituar.

“Firmos për barazimin nëse ma thotë De Biasi, edhe pse ne hyjmë për të fituar në çdo ndeshje”, tha trajneri i Izraelit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Trajneri Izraelit: Synojmë vendin e tretë, do firmosja për barazim ndaj Shqipërisë”

  1. Kete e dime says:

    Me gola apo pa gola?

  2. fieraku4u says:

    NESE GANI ABAZI NUK FITON KETE NDESHJE, ATEHER DUHET TE RI-SHIKOJ QENDRIMIN E TIJ TEK KOMBETARJA. IZRAELI NUK ESHTE SA NDONJE SKUADER KUSHEDI SE CFARE. KEMI LOJTARE ME TE MIRE SE IZRAELI.

    NESE VETEM FITORE PER SHQIPERINE, C’DO REZULTAT TJETER DO ISHTE NJE DESHTIM.

  3. says:

    Është turp për vëndin tonë të humbim ndeshjen me stupidë të futbollit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *