Trump fitoi sepse votuesit janë injorantë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Jason Brennan, Foreign Policy

Ok, ja çfarë ndodhi. Donald Trump gjithmonë i kanë pëlqyer mbështethet masive nga njerëz të paedukuar dhe jo të informuar. Siç raportonte Bloomberg në gusht, Hillary clinton po shijonte një rezultat prej 25 pikësh avantazh mes njerëzve të edukuar që kishin mbaruar një universitet. Ndryshe ndodhi në 2012, ku këta njerëz nuk i dhanë shumë vota Obamës krahasuar me Mitt Romney.

Në 9 nëntor pamë diçka historike: kërcimin e budallenjve. Asnjëherë më parë në histori njerëzit e edukuar kanë mbështetur kaq shumë një kandidat (Clintonin) dhe kaq njerëz të trashë nuk kanë mbështetur kandidatin tjetër (Trump). Ndoshta votuesit e Trump mund të thonë që “Trump mbështet njerëzit e thjeshtë dhe Clinton njerëzit e privilegjuar”. Por kjo nuk është e vërtetë.

Mbështetësit e Trump në primaret, kishin të ardhura mesatare prej 72 mijë dollarësh ën vit. Nuk ishin të pasur, por fitonin më shumë se mesatarja kombëtare, madje edhe më shumë se mbështetësit e Clinton.

Trump ia detyron fitoren njerëzve të paformuar. Por jo vetëm kaq. Politologët që kanë studiuar prej 65 vitesh sjellejet e votuesve kanë parë rezultate të frikshme. Votuesit dinë së kush kandidon për president, por nuk ia kanë haberin se çfarë ndodh në Senat apo Dhomën e Përfaqësuesve.

Edhe në përballjen mes Al Gore dhe George Bush, njerëzit dinin që Gore ishte më liberal se Bush, asgjë më tepër. As programet e tyre politike dhe ekonomike, asgjë prej gjëje.

Nuk është se votuesit janë thjesht budallenj. Jo, demokracia krijon stimuj të këqinj.

Është njësoj si të blesh një makinë. Nëse bën zgjedhje të gabuar do të vuash pasojat. Me kalimin e kohës njerëzit mësojnë nga gabimet dhe bëhen konsumatorë më të mjirë.

Por nuk ndodh kështu edhe me politikën. Mënyra se si ne të gjithë votojmë ka një rëndësi mjaft të madhe. Imagjinoni një profesor t’i thotë mijëra studentëve: Për tre muaj do të kemi një provim të rëndësishëm, nuk do t’iu vendos një notë personale, por do kontrolloj gjithë provimet dhe do merrni një notë mesatare. Asnjë nuk do mësonte, rezultati? Një katër të madhe!

Kjo, është një budallallëk, por kështu funksionon demokracia. Shumica e votuesve janë injorantë ose të painformuar pasi kostoja e tyre për të marrë informacione politike i tejkalon përfitimet e mundshme. Ata mund të pranojnë mashtrime ose të vërtetë false, pasi u kushton më pak.

Shumica e njerëzve dinë pak, ndërsa ka të tjerë që dinë edhe më pak se këta. Në përgjithësi, njerëzit e edukuar janë më shumë të informuar  se sa ata që nuk kanë mbaruar universitet, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për politikën por për gjithçka.

Kur njerëzit normalë dëgjojnë statistika dëshpëruese, ata normalisht do të drejtojnë gishtin nga sistemi edukues. “Kemi nevojë për mësues më të mirë”, do thonë ata.

Është një argument i diskutueshëm, por i gabuar.

Në fakt, amerikanët mesatarë janë shkolluar më shumë tani se sa 60 vjet më parë, por ata kanë ngelur njësoj injorantë lidhur me politikën pavarësisht se niveli i tyre i edukimit është rritur.

Pra nuk është faji i shkollave që amerikanët dinë kaq pak.

Çdo vit studiuesit amerikanë shohin 1)çfarë dinë votuesit, 2)çfarë politikash mbështesin, 3)cilit komuniteti i përkasin. Me këto tre të dhëna është e mundur të shihet se si ndryshon informacioni mënyrën e votimit.

Mbështetësit e Trump mund të jenë të mërzitur nëse mësojnë se kjo metodë zbulon se votuesit e mirëinformuar votojnë për tregtinë e lirë dhe janë pro emigrimit, ndryshe nga Trump.

Gjithashtu, votuesit e informuar votojnë përgjithësit demokratët. Por kjo nuk do të thotë se janë dakord 100 për qind me politikat e tyre.

Në fakt, votuesit e informuar pëlqejnë politika nga të dyja partitë, votuesit e informuar janë për tregtinë e lirë, pro emigrimit, pro reformës gjyqësore, pro rritjes së taksave për të ulur borxhin e brendshëm, pro të drejtave të homoseksualëve dhe janë skeptikë se mirëqenia mund të zgjidhë gjithë problemet.

Shqetësimi i vërtetë, megjithatë, është se kur shohim platformat politike të dy partive të mëdha, shohim se qopftë republikanët qoftë demokratët, kanë agjenda që tërheqin të paformuarit dhe painteresuarit. Nuk mund t’i fajësojmë për këtë.Në fund të fundit, politikanët duan thjesht fitore, dhe duhet të zgjojnë njerëzit dhe t’i drejtojnë në kutitë e votimit. Në demokracinë moderne, të paformuarit janë gjithmonë më të shumtë në numër se njerëzit e edukuar dhe informuar. Cilësitë e kandidatëve tanë pasqyrojnë edhe cilësinë e votuesve të tyre.

Nuk ka një zgjidhje reale ndaj këtij problemi të injorancës politike, vetëm ënse thyejmë politikat e demokracisë. Disa ekonomistë kanë menduar opsione të ndryshme për përmirësimin e demokracisë dhe sistemit zgjedhor, si dhe informimit të votuesve.

Shumica e këtyre propozimeve në fakt janë zile alarmi, por shumë mendojnë se vota universale dhe injoranca e votuesve shkojnë bashkë me njëra-tjetrën.

Fitorja e Trump është fitorja e të paformuarve dhe të painformuarve. Por, për të qenë të drejtë, fitorja e Clitnon do të ishte po njësoj. Demorkacia është qeverisja e popullit, por populli është në shumë mënyra i papërshtatshëm për të qeverisur!

Përshtati me shkurtime, Amarildo Lumani/ TemA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

19 komente në “Trump fitoi sepse votuesit janë injorantë!”

  1. katarakti says:

    O Zot çfare idioti dhe mendjemadhi qenka ky qe paska shkruar kete artikull. Eshte krejtesisht e kunderta. Votuesit pro Trump ishin shume te mirinformuar. Ata votuan kunder statukuose dmth kunder politikes se mbylljes se uzinave ne Amerike dhe hapjes se tyre ne Kine. Ata votuan per vendet e tyre te punes. Ata votuan kunder imigracionit qe mund tu rrezikoje standartin e jeteses. Ata votuan kunder islamisteve qe nuk e duan dhe e urrejne qyteterimin perendimor. Pra ata diten çfare bejne, pavaresisht se nuk i pelqen ketij analit qe ka shkruajtu artikullin.

    1. adi says:

      mbeshtetesit dhe votuesit e hilarise ishin
      hispaniket
      zezaket
      mysylmanet
      te pastrehet
      homoseksualet
      tani te besoje njeri ne bote se zezaket hispaniket dhe mysylmanet jane me te zgjuar me te pasur me te edukuar e te shkolluar se te bardhet
      ose ky tipi eshte zezak i bere mysylman ose eshte sosrosian i deshperuar qe nuk e ka problem mashtrimin ose eshte ndonje i semure psiqik.
      nga 260 konte me popullsi te bardhe 259 i fioi trump.

      1. armand says:

        Ajo muslimja 51 vjecare beqare qe votoi trumpin ne c’liste ta vendosim?
        Si gjithmone poliglotet jane made in albania.
        Boll te shohesh kush ka qenisur per 25 vite ne Albania dhe …….no coment.

        1. adi says:

          Armand
          Po te hapesh temen e 2 diteve
          Para zgjedhjeve ne amerike ku hilarija ishte ne koncert me by…en e Jennifer lopes kam shkruar egzaktesisht te njejten gje.
          Me ndryshimin e vetem me shtesen ” pamvaresisht sondazezheve qe publikojne fitoren e hilarise kaq keq qenkan punet sa hilarija ka thire ne ndihme dhe by..en e xheniferit ”
          Thjesht si e pashkolluar ka ngateruar flete nese eshte e vetete.
          Verifikoje dhe hesht!

    2. Sit back and relaks says:

      Ate po thote dhe zoteria ne artikull, qe jane te paformuar dhe te painformuar ashtu si dhe ty

  2. Arber I says:

    Ne fakt, arsyej KRYSORE QE FITOI TRUMP eshte se Partia Demokratike zgjodhi njeriun me te papershtatshem per postin e Presidentit te SHBA-ve, politikanen karrieriste deri ne cmenduri, figuren e konsumuar fizikisht dhe moralisht, pasi donte te bente Dinastine Clinton te pazevendesueshme ne politiken e Amerikes. Kete arsyetim e mbeshtes me shifrat deshperuese te votave qe ajo nuk i mori ne bastionet kryesore te PD-se, ne Ameriken Veri-Lindore dhe Qendrore, pervec New York-ut. PD-ja e SHBA-ve duhej te shoshiste mire kandidaturat nga baza deri ne kryesi dhe jo t’i jepej mundesia Hillarit ne tavolinen e rrumbullakte te servilit Barack Obama.

  3. landi says:

    Po nuk e ndihmoni dot Ramen me botimin e ketyre artikujve. Edhe une per Hillarin isha, por fitoi ky tjetri dhe puna mbaroi.
    Ndodhi qe ndodhi, mbase na heq kete trapin tone, qe kishte llogaritur te bente me Ballen emision ne New York, ku do shante Trumpin. Tani, nga halli, po shkon te hape ekspozite. Nderkohe Greqia bllokon hapjen e negociatave. Cfare kemi ne krye…

  4. llapisti analist says:

    Nuk po hyje thelle ne analizen aspak perfekte te nje profesori te shkencave politike (sepse dyshoj shume ne perkthimin dmth ne shqiperimin e analizes); por do ta hedh poshte kete “super analize” vetem me nje pyetje bere profesorit (nuk pres pergjigje kuptohet) ; Zoteri analist ju ku i fusni ata kusherinjte e Obames ( black) qe perbejne rreth 80% te komunitetit afro-amerikane qe votuan per Hillarin dhe ne mos gaboj jane rreth 33% e votuesve ne SHBA . Ju i klasifikoni tek injorantet apo tek te zgjuarit (jane shumica pa pune pa shkolla te larta dhe rrojne me ndihma) keta zgjedhes te Hillarit dhe nuk po shtoj ketu hispaniket lesbiket pederastet apo dhe musulmanet . Sipas llogarive tuaja po ti referohemi llogjikes tuaj del e kunderta qe injorantet ne shumice dhe paksa te zgjuar (po te fusim MADONEN e gjithe artistet qe u prenoncuan per Klitorisin ne kategorine e te zgjuarve) perjashto administraten Obama votuan per Klitorisin ndersa TRUMP-it i ngelen te zgjuarit te edukuarit por ,por te pa manipuluarit e pa fat . Duhet me qene teper cinik dhe arrogant te deklarosh nje elektorat te terin ne injorante dhe te pa edukuar ose painformuar sepse nuk votuan ate qe deshet ju ” établissement”-i !!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Sit back and relaks says:

      Pergjigjen ta ka dhene zoteria ne artikull, po ta lexosh me kujdes deri ne fund.

      1. llapisti analist says:

        Zoti avokat e shoh dhe e kuptoj fare mire ate palo perkthim-analitik dhe nuk kam nevoje per interpret, , nuk lahet gjithe ai mut (artikulli i teri) me dy pika shurre ne fund . Nuk mund te me vendosesh shenjen e barazimit nje artikulli me mbi 50 rrjeshta kundra votuesve pro Trump dhe nje gjysem rreshti “mea culpa” evazive ngushelluese , per zgjedhesit demokrate pro Klitoris tani pas humbjes . E shoh se nuk paske pasur durimin ta lexonje perkthimin te terin por qenke mjaftuar me gjysem- rreshtin e mbylljes , mos perto hidhi nje shikim fillimit pastaj nderhy !!!!!!

        1. sit back and relaks says:

          lexoje prape se prape nuk po e kupton

  5. Trumpeta says:

    Ju ka hedhur hilari trute e gomarit o analiste!
    Cjane keta burra qe rrine pas bythes gruas!!!

  6. Trumpeta says:

    Ju ka hedhur hilari trute e gomarit o analiste!
    Cjane keta burra qe rrine pas bythes gruas!!!!

  7. kombi says:

    Pikerisht ky ishte dhe gabimi i Clinton ,qe e kategorizoj simpatizantet e trampit ,me mjeran ,idiote etc etc ,por nuk mundesh te justifikosh humbjen duke fyer miliona qytetare . Behuni te ndergjegjshem perse nuk fitoi Clinton ,cfare politike ka bere gjate ketyre viteve qe ka qene ne qeveri , cfare te reja i premtoi popullit , kush ishte politika e ssj e jashteme . Me mire se vete qytetaret nuk bedoj qe ta dine te tjeret . BUDALLENJ VOTUES KA VETEM SALI BERISHA .

    1. Sit back and relaks says:

      Eshte thjeste pergjigjia, Trump fitoi sepse klasa e bardhe kesbofobe dhe rraciste e cila deri dje nuk dilte te votonte as republikanet as demokratet doli dhe votoi Trapin i cili iu beri thirrje terthirazi nepermjet metodes si i thone amerikanet “dog whistle”. Gjithashtu zezaket nuk dolen te votonin ne ate mase qe demokratet prisnin pamvaresisht thirrjeve te Obames. Don’t boo but vote ju tha Obama po mesa duket nuk e degjuan te gjithe. Tani te rrrine te shijojne festen e Ku Klux Klanit dhe politikat antisociale.

  8. Arben says:

    KY ESHTE NJE NGA SONDAZISHTET E SOROSIT, I JEPNIN KILLARISE AVANTAZHE 5-6 PERQIND GJATE GJITHE KOHES, DHE 12 MUAJT E FUNDIT, SIPAS SOROISTAVE, TRUMP NUK KISHTE KALUAR ASNJEHERE PARA KILLARISE NE PELQIMIN E VOTUESVE.

    ME SA SHOF PASKA TE TILLE EDHE NE SHQIPERI, ANAL-ISTER 200 DOLLARSH QE I PERKTHEKAN NE SHQIP.

    1. sit back and relaks says:

      mos lexo shume komentet e katnareve tek foxnews se do trumpallosesh me keq

  9. Akilis says:

    Kur do behet gati Busti i Tampit ne Albanistane,se me Klintonin e qavet fare.

  10. i huaji says:

    jetoj ne amerik dhe ky artikull nuk eshte korrekt dhe nuk meriton as nje respekt por nuk dua te fyej veq ju them si keshille:si mund ti quash injorant votuesit ne amerik, ateher per votuasit tuaj ne shqiperi qe kane 25 vite me nano, sala,eda etj,qe i keni ne politik per tere jeten,qe rinia shqipetare nuk ka as shans te tregoj aftesit e veta,ateher cilin epitet duhet ti jepet per votuesit shqipetare dhe vendeve tjera,ju lutem te jeni me te arsyeshem dhe tregoni respekt e sidomos per mikun tone ameriken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *