VIDEO/ Shesheli përshëndet nga parlamenti me këngë çetnike Donald Trump

11 Nëntor 2016, 16:14Rajoni TEMA

Lideri i Partisë Radikale Serbe dhe i pandehuri për krime lufte Vojisllav Sheshel luajti një version të regjistruar së fundmi të një kënge nacionaliste në parlament, me tekst që e lavdëron Donald Trump si një shpëtimtar heroik.

Në një seancë parlamentare të enjten, kryetari i Partisë Radikale Serbe Vojisllav Shesheli përdori celularin e tij për t’i treguar deputetëve një këngë tradicionale çetnike serbe me tekst të ri të frymëzuar nga fitorja e kandidatit republikan për president, Donald Trump.

Kënga e titulluar “Serbia për Trump” e përshkruan Trump si një duke të Nju Jorkut që do të sjellë liri në botë ndërsa fshehurazi vesh kostumin e grupit nacionalist serb të Luftës së Dytë Botërore, çetnikëve.

Kënga thotë gjithashtu se shpreson që Trump të dëbojë myslimanët nga SHBA dhe të bashkëpunojë me presidentin rus Vladimir Putin.

Të mërkurën, Shesheli i dërgoi gjithashtu një letër Trump ku e përgëzon atë për fitoren e zgjedhjeve.

Letra vlerësonte kritikat e Trump për bombardimin e NATO-s në vitin 1999 të Jugosllavisë dhe shprehu shpresën për një “kapitull të ri të shndritshëm” në marrëdhëniet SHBA-Serbi.

“Zoti president i zgjedhur, gjatë punës tuaj për të mirën e Amerikës dhe botës, Serbia duhet të shihet gjithmonë si një aleate në realizimin e qëllimeve të paqes dhe demokracisë për të gjithë,” thuhej në letër.

Shesheli u lirua nga akuzat për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në mars të këtij viti, por çështja tani ka kaluar në apel.

Aktualisht është ai është anëtar i parlamentit serb dhe ka gjasa të kandidojë për president në vend në vitin 2017.

Në shtator, Shesheli “mirëpriti” zv/presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden në Beograd me një tubim në mbështetje të Trump.

Në janar të këtij viti Shesheli i bëri thirrje “vëllezërve serbë që jetojnë në SHBA të mbështesnin fuqishëm kandidatin e Partisë Republikane Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”.

Disa burime kanë sugjeruar se shumica e serbëve të Amerikës votuan për Trump. Kundërshtarja e tij në zgjedhje, Hillary Clinton, nuk pëlqehet nga serbët për shkak të rolit të bashkëshortit të saj Billit në bombardimin e NATO-s të Jugosllavisë.

Platforma Sheshelit vazhdon të përqendrohet në retorikën nacionaliste, krijimin e një “Serbie të Madhe”, ngadalësimin e progresit të Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe kërkimi i lidhjeve më të ngushta me Rusinë. Ai ka djegur gjithashtu në publik flamuj të NATO-s.

8 komente në “VIDEO/ Shesheli përshëndet nga parlamenti me këngë çetnike Donald Trump”

  1. Ishdashnorja says:

    Ketu shohim ne pasqyre fytyren tone ndersa i servilosemi ambasadorit, hilarit, bardhoshit shqiptar Obama
    Amerika po behet me dy dashnore: Me cilen do te fleje me shume me shqiperine apo serbine?

  2. Ishdashnorja says:

    Ketu shohim ne pasqyre fytyren tone ndersa i servilosemi ambasadorit, hilarit, bardhoshit shqiptar Obama
    Amerika po behet me dy dashnore: Me cilen do te fleje me shume me shqiperine apo serbine??

  3. Ishdashnorja says:

    Ketu shohim ne pasqyre fytyren tone ndersa i servilosemi ambasadorit, hilarit, bardhoshit shqiptar Obama
    Amerika po behet me dy dashnore: Me cilen do te fleje me shume me shqiperine apo serbine???

  4. Ishdashnorja says:

    Ketu shohim ne pasqyre fytyren tone ndersa i servilosemi ambasadorit, hilarit, bardhoshit shqiptar Obama
    Amerika po behet me dy dashnore: Me cilen do te fleje me shume me shqiperine apo serbine????

  5. Nje mut says:

    tani e kuptove?

  6. Nje mut says:

    tani e kuptove??

  7. shelshe says:

    “Ver llapa” ne versionin serb , er a tu mbyllte po pse mereni me kete ???? Akoma ju , nuk e moret vesh dhe HAGA (gjyqi) hoqi dore nga Shesheli se eshte i pa pergjegjshem dmth budalle !!!!!!!!!!!! Eshte sikur me çu “Ver llapen” ne Hage me e akuzu per krime ndaj njerezimit !!!!!!!

  8. says:

    Një hap të gabuar të bëj Serbia dhe e sheh veten në kohën e gurit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje