Vladimir Putin drejt dorëheqjes? “Është sëmurë, mund të largohet”

11 Nëntor 2016, 18:22Politika TEMA
Vladimir Putin drejt dorëheqjes? “Është sëmurë,

Do të ishte një lajm i bujshëm nëse do të konfirmohej nga Kremlini.

Vladimir Putin mund të japë dorëheqjen si president i Rusisë.

Deklaratë vjen nga një njeri i afërt i tij, Valery Solovey.

Solovey i cili është profesion në Institutin Shtetëror për Çështjet e Jashtme në Moskë, thotë se Putin ka probleme shëndetësore.

“Putin mund të ketë shfaqje shumë të rralla vitin e ardhshëm për shkak të disa problemeve shëndetësore, ose edhe mund të dorëhiqet”, thotë ai.

I pyetur për të thënë diçka më konkrete ai përgjigjet “Fola shumë,nuk më lejohet të them më tepër se kaq”.

Ai shtoi se emrat e përfolur për ta zëvendësuar janë kryeministri Medvedev dhe Alexei Dyumin, ish-truproja i Putin.

Artikulli u botua në median ruse Moskovsky Komsomolets, por pas disa orësh u fshi nga faqja, shkruan Daily Star.

http://www.dailystar.co.uk/news/latest-news/561163/vladimir-putin-to-quit-health-problems

1 komente në “Vladimir Putin drejt dorëheqjes? “Është sëmurë, mund të largohet””

  1. LOya says:

    Putin eshte vetem nje ushtar ne fushen e shahut rus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje