Arrestimet "VIP" hapin thesin e parave të BE për Shqipërinë

12 Nëntor 2016, 09:37Politika TEMA

Nëse spastrimi i drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, nëpërmjet zbatimit të ligjit të Vetingut, është kusht për zyrtarizimin e çeljes së negociatave në dhjetor, hetimet, arrestimet VIP dhe dënimet për korrupsionin do të jenë përcaktuese për akordimin e fondeve të Bashkimit Evropian, për zhvillimin e sektorëve prioritarë, sidomos në fushën e shtetit të së drejtës.

Ka një dokument, i cili përcakton të gjitha prioritetet e asistencës financiare të Bashkimit Evropian për Shqipërinë deri në vitin 2020. Zbatimi i këtij dokumenti nuk përcaktohet nga çelja e negociatave, por nga përmbushja dhe realizimin e disa objektivave nga autoritetet shqiptare.

Konkretisht, dokumenti përcakton 8 fusha, zhvillimi i të cilave do të financohet nga BE, për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit. Dokumenti tregon gjithashtu edhe se si do të matet dhe monitorohen progresi, në varësi të të cilit do të përcaktohen edhe alokimet financiare.

Arrestimet  
Si ta takon shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore, për financimin e kësaj fushe, BE kërkon ndër të tjera një historik të rezultateve në lidhje me hetimet e suksesshme, ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare në rastet e korrupsionit, sidomos në nivele të larta. Pra, nuk mjaftojnë më hetimet dhe arrestimet, por duhet një bilanc për dënimin e pushtetarëve për korrupsion.

Janë pothuajse të njëjtat kërkesa dhe kushtet që i janë vënë Kroacisë dhe Rumanisë, dyert e Brukselit për të cilat u hapën vetëm pas arrestimit dhe dënimit të ish-kryeministrave, ish-ministrave, ministrave, kryebashkiakëve etj. Ka një pritshmëri të madhe se ky kusht, i cili nuk ka të bëjë me çeljen e negociatave, por vetëm me alokimin e fondeve, do të plotësohet me ngritjen e institucioneve të reja antikorrupsion, konkretisht të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale.

Korrupsioni në gjyqësor
Po ashtu kërkohet rishikimi i qasjes në luftën kundër korrupsionit dhe përshtatja për rritjen e efektivitetit të saj, përfshi edhe ndryshimet e nevojshme legjislative, dhe kapacitetet plotësisht funksionale të prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese, si dhe përmes një kornize të fuqishme institucionale për parandalimin e korrupsionit.“Korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe përbën një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet Shqipëria. Niveli i lartë i korrupsionit në sistemin gjyqësor rezulton në një nivel të ulët të besimit publik. Mangësitë në kuadrin ligjor dhe normativ janë të favorshme për korrupsionin. Historiku i rezultateve tregon se dënimet dhe hetimet proaktive në fushën e korrupsionit mbeten të ulëta”, thuhet në dokument.

Financimi me kusht
Asistenca për reformat e drejtësisë do të jepet mundësisht përmes mbështetjes buxhetore sipas fushës vetëm nëse plotësohen kushtet. Asistenca për përmirësimin e infrastrukturës gjyqësore dhe në drejtim të ndërtesave dhe pajisjeve do të ofrohet nëpërmjet kontratave të punës dhe kontratave të furnizimit ose përmes mbështetjes buxhetore të fushës nëse është e mundur, me kusht që ka përkushtim të qartë dhe përparim në zbatimin e reformave në këtë fushë dhe infrastruktura mund të vihet në punë dhe të mirëmbahet.

Përcaktimi i prioriteteve
Në mënyrë që të rrisë ndikimin e saj, asistenca financiare e BE-së do të përqendrohet në fusha ku reformat apo investimet janë më të nevojshme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit, si edhe do të përshtatet sipas kapaciteteve të Shqipërisë për të përmbushur këto nevoja. Asistenca do të planifikohet me koherencë dhe gjithëpërfshirjes, që të përmbushen sa më mirë katër objektivat specifikë dhe të adresojë prioritetet tematike të renditura. Për më tepër, asistenca e BE-së është vetëm një nga mjetet për të arritur përparimin e nevojshëm. Kur përcaktohen prioritetet për veprim, merren parasysh mirë edhe mjetet e vetë përfituesit dhe mbështetja e dhënë nga instrumente të tjerë të BE-së dhe nga aktorë të tjerë, në veçanti donatorët dypalësh apo institucionet financiare ndërkombëtare. Në këtë pikëpamje, përparësi i jepet dhënies së asistencës financiare me bazë sektoriale, që të sigurohet përqasje më afatgjatë, koherente dhe të qëndrueshme, të rritet pronësia, të lehtësohet bashkëpunimi ndërmjet donatorëve, të eliminohet publikimi i përpjekjeve dhe të rritet efiçenca dhe efektiviteti.

Arrestimet
Si ta takon, shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore, për financimin e kësaj fushe, BE kërkon ndër të tjera një historik i rezultateve në lidhje me hetimet e suksesshme, ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare në rastet e korrupsionit.

Kushtet  
Janë pothuajse të njëjtat kërkesa dhe kushtet që i janë vënë Kroacisë dhe Rumanisë, dyert e Brukselit për të cilat u hapën vetëm pas arrestimit dhe dënimit të ish-kryeministrave, ish-ministrave, kryebashkiakëve etj., për korrupsion. / Shqiptarja.com

14 komente në “Arrestimet “VIP” hapin thesin e parave të BE për Shqipërinë”

  1. Byroja says:

    Sali Berisha i ka oret e numeruara.
    Prit kur ta gjejne te varur ne halene e tij, me litar ne qafe dhe te perlyer me eskrementet e veta!

    1. Kujtim says:

      More vetem SALIU TE ARESTOET TE SHPETOI SHQIPEROA ay dhe xeni plus Gita kan vjedhur shum plus Luli mos e haroin . Shum deme i kan sjell Shwiperis

  2. alphade says:

    E gjithe zallamahia qe prodhon monstra e Vicidolit ne parlament
    permblidhet vetem ne nje fjale qe e tmerron ate per vdekje : “VE-
    TTINGU”, gjithe sharlataneria tjeter qe ben Ai ne parlament eshte
    vetem nje ” gjethe fiku” per te mbuluar qellimin e vertete te kesaj
    zhurme .Sikur neser te thuhet ne parlament se nuk do te kete ve-
    prim ” retroaktiv” ,qe te mos preke pasurine e Klanit te Saliut dhe
    te bandes se tij, ahere Saliu ngrihet nga karrikja trete radha katert
    dhe iken i qete ne shtepi per te gezuar i qete Lalezin dhe te udhetoi
    bashke me Zenin e familjen e tij drejt Ishujve Maldivias dhe per te
    kontrolluar llogarite bankare ne keto vende ekzotike ,larg syve te
    investiguesve …… ! Kjo eshte sfida e tanishme e Berishes ,duke lene
    menjane te gjithe zhurmen e tij ne parlament . Te njejten rruge dhe
    te njejtin qellim ka edhe Ilir Florir kur na perrallis per ” maturi” ,”kon-
    sensur ” , tash se fundi edhe per “qeveri teknike ” ,qe te shmangin me
    cdo kusht e mjet “VETTINGUN” qe i ka lene dhe po i le pa gjume kasten
    me te korruptuar ne Shqiperi duke filluar nga i gjithe gjyqsori e deri te
    Presidenti i Republikes,te gjithe ,absolutisht te gjithe ,me ndonje perjash-
    tim “ekzotik” ,jane te KORRUTUAR deri ne qelizen e fundit.
    Pyetja ime eshte nje dhe vetem nje : Valle do ta perballojne nje grup bandi-
    tesh shqiptare gjithe BE dhe SHBA-ne per te arritur qellimin e tyre diabolik ??
    Kush do te fitoje drejtesia qe e kerkon 91 perqind e popullit apo nje grup haj-
    nash, banditesh,mafiozesh qe pergjate 27 vjeteve e kane shkaterruar vendin .???!

  3. alphade says:

    Lutem botoni komentin tim. F LM !!!

  4. TRAPI says:

    BERISHES I RRUANI TRAPIN SE KA NJE KARTELE SI I SEMURE PSIQIK…..SALIU ESHTE DEMOKARI I PARE I PPSH…

  5. Petro says:

    alphade, je i njeanshem.Ate qe thua ti e meriton dhe ana tjeter, nga Nano gjer tek Rama, po ti do jesh ndonje militant qe sheh me nje sy.Syrin tjeter do ta kesh demtuar ne ndonje lufte donkishoteske me mullinjte e eres.jepi jepi, po nuk do kenaqesh me fitorjet.Ca peshq te vegjel dhe kaq.

  6. Populli says:

    Prape ky Ceku i bardhe i viteve 90-te? U genjyem njehere, jo faleminderit BE! Po per kaq budallenj i dini Shqiptaret ju. Ndoshta jane ca pak budallenj qe ende besojne Ed Ramen, por e kane kuptuar tashme qe edhe piktorit i ka dale boja.

  7. Popolo alb says:

    Saliu ne litar si Caushit Te Rumanise,Causheskut,Po nuk e denuan

  8. Nik says:

    “Thesin e parave”? Ha ,çfare titulli tipik shqiptar
    Çdo gje e ka nje çemim (edhe nese ajo ne radhe te pare eshte interes ekzistencial) edhe per gazetaret e Temes e shume te tjere ….
    Sikur mendimet dhe deshirat e njerezve do kishin arome Shqiperia me Tiranen ne krye do
    qelbej era mu…. Mjere ajo toke aq e bukur…

  9. ROZA says:

    Saliu me gjithe delet e tij gjyqtare dhe prokurore te marrin denimin e merituar.

  10. Bolle me Fjale Boshe says:

    Na keni Fryre “Topet” themi ne “KokepaLARET”.. po he Fillojeni dhe Zbatojeni:Keni Plote per te ARRESTUAR…keni Saline te parin…me qe ju Politikanet e Shqiperise nuk e dini!!!!!!!!!!
    Them me Keqaqrdhje se ne Shqiperine tone ka Spiune te Perkryer, te Rendomte,ka spiune ne Gjyme , dhe Spiune te Hapur qe kane Vendet Kyce ne Politiken Shqipetare…NUK KA PATRIOTE, nuk ka Njerez me PRINCIPE POLITIKE…jane te Poshter dhe te Felliqur..te Afte per te Vrare..dhe “Aksidentuar” ME mAKINE…Rasti i te Ndjerit SOKOL OLLDASHI….
    1-Kroacia ARRESTOJ Gjeneralin e Famshem Gotovina..qe LUFTOJ dhe eshte HERO-I KOMBIT KROAT, vetem dhe vetem qe vendi te Hynte ne Europe-
    por edhe Z.Gotovina…e Kerkoj Arrestimin e tije PER TE MIREN E GJITHE POPULLIT DUKE U BERE I PAVDEKSHEM…per INTERESAT KOMBETARE..
    2-KUSH ESHTE AI “HERO” Ne Shqiperine tone qe “Flijohet” PER SHQIPERINE EUROPJANE???????????Sali Berisha Serbo-Malazezi..apo Lulezim Hollandezi..apo Fullani..akoma edhe Ilir Floriri???

  11. vandalet says:

    He pra kur do te vije ky Vetingu? Pralla me mbret, se ndryshe per kujtese ne vitin 91 plaku mere kishte 2 dhoma e nje guzhine, like floriri kur martu ishte me shtepi me qira, ku jane sot, veten me falni banjon e kane sa per dy dhoma e 1 guzhine, ku e gjeten kete pasuri maramandese qe jetojne ne shtepi luksoze, pushojne ne shtepi luksoze, parate nuk u numerohen etj etj, matematike e thjeshte bota nuk i ka siguruar me breza keta per 25 vjet ja ku jane, kaq dime dhe kemi pare, po sa te fshehura kane, ja pra se duhet ti vjellin vrere, kur ne si popull mezi kavardisemi, te gjithe dolem nga nje start ne vitin 91, ku jane keta e ku jemi ne si popull, kjo te filloje per te dy krahet e politikes kush ka ngrene le ta vjelli, pastaj populli si te doje, le ti ndjeki nga prapa me qe i kane kaq xhan. hajt tung.

  12. pro says:

    Sala eshte kokra mbi qelb…po u hoq ai, do te shpertheje” vullkani” dhe do te dale llava e qelbit,do te perlyeje dynjane…edhe ata qe kujtojne, se nuk duken .. nje gjemb duhet…e keni pare Salen si flet kodra mbas bregut..dhe bashkepuntoret e tij aprovojne heshturazi,ose gomarçe..vini re sa te neveritshem jane…

  13. Nga afer jemi njelloj says:

    Mjeket psikiater e thone kete. E gjithe shqiperia ne keto 25 vjet eshte bere nje spital psikiatrik gjigand por te gjithe thone qe jemi normale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje