Fitorja e Trump, sepse elitat dështuan

12 Nëntor 2016, 20:11Bota TEMA

Triumfi i Donald Trump vjen pas avancimit të ndjeshëm të partisë së ekstremit të djathtë AfD në Gjermani dhe rezultatit shokues të referendumit për ndarjen e Britanisë nga BE-ja.

Të gjitha këto, për socilogun gjerman Heinz Bude, janë fenomene proteste të një klase të harruar shoqërore. Në një intervistë dhënë për “Deutsche Welle”, Bude thotë se ky mund të jetë fillimi i një cikli të ri politik që nisi me Brexit-in e tani me Trump mbërriti në stacionin e dytë.

“Është një lloj indinjate që vihet re në mbarë botën dhe që në thelb ka kërkesën e një shumice të re sociale. Ekziston njëfarë lodhjeje me përfytyrimin se politika përfaqëson ribashkimin e problemeve të ndryshme, ose të preferencave të ndryshme të grupeve. Pika e takimit me fenomenin europian të qytetarëve të indinjuar gjendet në radhë të parë tek axhenda politike”, thotë Bude.

Sipas tij, edhe në Europë kemi një lloj marrjeje të pushtetit nga lëvizjet anti-establishment. “Tema kryesore e tyre është dështimi i elitave. Nëse do ta interpretonim për një çast në mënyrë pozitive rezultatin e zgjedhjeve amerikane, atëherë do të shohim se kemi të bëjmë me një thirrje revolte, e cila u drejtohet elitave politike dhe shoqërore”, thekson sociologu.

Ai shprehet se, Trump në SHBA dhe Marine le Pen në Francë kanë bërë herë pas here temë të tyre, se ata e kanë fjalën për gratë dhe burrat e harruar, për qytetaret dhe qytetarët, për të cilët nuk flet më askush.

Tek liderët në fjalë, kjo kategori njerëzish gjen mundësinë për t’u shprehur. Formula e “të harruarve”, sipas Bude, është një mesazh drejtuar politikanëve të vendeve të tyre.

“Reflektoni për këtë që po ndodh para syve tuaj, sepse po prodhohet një ndryshim i shoqërisë”, shton Sociologu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje