Intervista e Majlinda Bregut: Nuk bëhet hajër duke bllokuar negociatat për në BE!

12 Nëntor 2016, 09:48Politika TEMA

Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka qenë dje mbrëma e ftuar në emisionin e gazetarit Aleksandër Furxhi, “Kapital”.

Ajo ka folur për votimin per bllokimin e negociatave nga kolegët e saj demokratë duke thënë se nuk behet hajer duke bllokuar integrimin ne BE.

“Ne jemi nje vend me identitet europian. Shqiptaret te paret e vendosen se ku donin te ishin kur kerkonin “Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa”. Rekomandimi eshte hapi i radhes per te mberritur tek celja e negociatave, ata jane gati te ma presin, por dera akoma nuk eshte e hapur. Shpesh duhet te perballesh me teknokracine e politikes me teper se me praktika konkrete. Ne Bruksel ka qene nje situate normale brenda anormalitetit te takimeve ne Bruksel. Cdo vit qe kam marre pjes e deri me sot, ka nje munges te produktivitetit real. Keto komitete te perbashteta duhet te prodhojne dicka konkrete pervec deklaratave. Ai momenti kur nxjerrim shpatat te cjerrim njeri-tjetrin ne fakt cjerrim fytyren e vendit.

Per te gjetur konsensunin eshte e pa mundur. Kam votuar pro per nje nga amendamentet kur koleget e mi votuan kunder. Ne lidhje me amendamentet e tjera kam qene dhe une pro. Nuk mund te jene 5 prioritetet qe ka Shqiperia, duhet te jene 7. Per mua procesi i integrimit ka shenjuar angazhimin tim politik. Nuk do ja lejoja vetes te quaj hajer bllokimin e hapjes se negociatave. Qofte dhe per nje perfitim me te vogel te beja ate qe ka bere kundershtari dje.”, tha Bregu.

Ajo ka folur edhe lidhur me situaten e krijuar me Greqine.

“Situata me Greqine ceshtje e ndezur artificialisht. Nuk shoh te kete problem per te nxitur perdorimin e vetos se Greqise per te bllokuar procesim e hapjes se negociatave te Shqiperise. Pres nga Komisioni Europian qe mos te kete nje date te celjes se negociatave para perfundimit te zgjedhjeve te 2017. Une dua qe ne 15 dhjetor kur Keshilli te mblidhet une dua te caktoje datem e hapjes. Madje per mua megociatat duhet te ishin hapur prej vitesh“, tha deputetja demokrate.

Bregu ne fund u shpreh se integrimi i vendit ne BE eshte nje gje qe do te kryhet patjeter, heret a vone.

“Cfaredo te ndodhe me te ardhmen me BE nese ne do te integrohemi ne te per vlerat qe Europa ka, per Shqiperine do te kete vetem perfitim“, tha ajo.

2 komente në “Intervista e Majlinda Bregut: Nuk bëhet hajër duke bllokuar negociatat për në BE!”

  1. says:

    Anglia i bëri çiçin Belgjikës.

  2. Koco says:

    Nuk dise si mundet qe nje bande kriminale te koruptuarish te perfaqesojne demokratet e Shqiperise , e turpeshme u sos durimi i ketij populli , edhe per sa kohe keta lloj funderina anti shqiptare te jene pjese e perfaqesimit ne Kuvendit?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje