Kosova luan mirë, por humbet edhe me Turqinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

kosovaKosova ka marrë një tjetër humbje në Eliminatoret e Botërorit Rusi 2016, duke u mundur këtë herë nga Turqia. Kombëtarja e drejtuar nga Fatih Terim vetëm brenda 4 minutash ka shuar ëndrrën e Kosovës për të marrë të paktën një pikë nga kjo transfertë e vështirë, duke shënuar dy gola.

Kosova zhvilloi një pjesë të parë të mirë, duke u mbrojtur si duhur, ndërsa në minutën e vetme të shtesës në këtë pjesë pati një mundësi të artë për të shënuar. Rashica u lirua bukur të djathtë të sulmit dhe pasoi një top në zonë për Valon Berishën, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Ndërkohë, vetëm 4 minuta i kanë mjaftuar Turqisë në pjesën e dytë për të ndëshkuar Ujkanin. Ishte Burak Yilmaz i cili iu lirua Rrahmanit brenda në zonë dhe goditja e tij përfundoi në rrjetë. Vetëm 4 minuta më pas, turqit shënojnë sërish, këtë herë me Volkan Sen.

Pas 2 golave të realizuar nga vendasit, Kosova u zhvendos më përpara duke kërkuar golin që do të rihapte takimin. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, lojtarët kosovarë nuk arritën të shënonin edhe në këtë ndeshje, duke marrë humbjen e tretë radhazi dhe pa shënuar gol.

Pas kësaj humbje, Kosova mbetet në vendin e fundit në grupin I me vetëm një pikë. Takimi i radhës për ekipin e drejtuar nga Bunjaki do të jetë më 24 mars ndaj Islandës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Kosova luan mirë, por humbet edhe me Turqinë”

  1. tfgs1 says:

    pune sunitesh,varu kkkkkkkkkkkk…………………

  2. nje "simpatizant" i te dy Turqive says:

    Ishte nje ndeshje derby midis Turqise se madhe dhe Turqise se vogel , miqesore deri ne kulm , me perqafime dhe dhenie dore ngrohtesisht gjate gjithe ndeshjes . Sapo filloi pjesa e dyte , turqit e medhenj shenuan dy gola dhe pastaj , per 40 minuta kthenin topin mbrapa per mos lenduar turqit e vegjel , ndersa keta te fundit , asnjehere nuk iu afruan portes “kundershtare” duke bere kujdes te madh , se mos kushedi , ia zinte kemba ndonjerit , dhe topi vinte ne rrjete e hidheroheshin vellezrit e medhenj . Me ne fund , bije bilbili i shumepritur nga te dy vllezrit dhe fillojne perqafimet pa mbarim midis lojtareve te nje gjaku e te nje Zoti (Allahu desha te thesha) . Kjo , me pak fjale , ishte kronika e “ndeshjes” per kualifikim ne boterorin e Rusise , midis dy Turqive .

    1. FAKT says:

      MIRE KETA QE SIPAS TEJE QENKAN VLLEZER PO JU DY BIJTE E BUSHTR…. GREKQ…. QE KOMENTONI ME LART CFARE JENI?

  3. . says:

    Turqit e Azis -VS- Turqeve te Ballkanit…., Fatihu, Shaqiri, Mehmeti, Abazi, Novruzi, Ahmeti, …. hajde mere vesh ku jane Shqipetaret ne kete mes.

    Shikoni Skizofrenin Nacionaliste dhe Shoviniste te Turqise…., c’do centimeter i stadjumit me Flamuj Turq…., e njejta Skizofreni si me Arnautet e Shqiperise, qe Komplekset e tyre Historike dhe Kulturore i nxjerin ne “Patriotizma” te shterpa, me flamuj dhe pankarta.

  4. artani says:

    Nivel shume i ulet, pa takt, tendencioz, dhe skajshmerisht i mjere i komentuesve te ketij portali apo “gazete”. Turp per kete portal, per nivelin e komenteve fyese, denigruese, mjerane, e poshteruese te cilat i lejon. Nuk ia vlen te komentosh ketu.
    Po te komentosh me ta eshte njejte si te hash camcakes, e pertyp, e pertyp po nuk mund ta perbish.

  5. nje "simpatizant" i te dy Turqive says:

    Po pse , more Artan , ku e shikon turpin ti , ne keto komente te ketij portali ? Te ben pershtypje cilesimi i dy kombetareve , turke e kosovare , si Turqi e madhe dhe Turqi e vogel ? Po ku eshte e pa verteta ketu , a nuk i quajti keshtu Erdogani ne Kosove ? Te kujtohet si deklaroi ? …….” Kosova eshte Turqi dhe Turqia eshte Kosove ”
    Tani , po te pyes per ndeshjen Kosove-Turqi , e pe ne TV , apo nuk e pe ? E pra , ndeshja u zhvillua , ashtu siç e pershkruaj une ne komentin tim me lart . Gjykoj , se eshte nje sjellje e turpshme dhe e pa perseritshme e asnje populli ne Bote , qe , nje armik 5-shekullor , qe na shkaterroi perjetesisht , zakonet , traditat , fene , e deri tek ADN-ja , te konsiderohet nga nje pjese e madhe e shqiptareve (myslymaneve) , si popull vella , kjo vetem me shqiptaret mund te ndodhe , e sidomos kosovaret . Hajt shendet , o Artan , te na roje Turqia , se sa per Evropen , kurre nuk do t’a zeme as per bishti , me kete popull idiot qe kemi .

  6. artani says:

    OOO i mjere…ooo i mjere…..edhe serbet thone se Kosova eshte Serbi….po shqiptaret e Kosoves e kane luftu 90 vjet serbine, nje teritor gati sa dy Kosova eshte spastru etnikisht ne serbine e sotme – Toplica…. edhe sot i ke katundet me emra Brestoc, Kastrat, Pllana, Klaiq, Kuq etj etj……edhe lufta-kryengritjet per clirimin e Shqiperise prej qe prej para Lidhjes se Prizrenit e deri ne shpalljen e pavaresise jane bere ne Kosove………epiqendra e te gjitha kryengritjeve antituke ka qene ne Kosove lexo kenget popillore…..Kacanikut i rafte pika nente sahat tuj u therr me thika nuk po e dika cka eshte frika, etj etj, lexo per MIC SOKOLIN….forcen e pare – garden e armatosur te Qeverise se Vlores e kane perbere forcat e armatosura te ISA BOLETINIT….
    Kur e perdor fjalen “kete popull idiot qe kemi” sigurisht po e ngaterron me veten…..Si duket truri tu ka ngurtesu, ka fillu me tu shendrru ne muskul krahu….
    Mjafton ta shohesh mesazhin e tifo grupit “DARDANET” ne pankarten e tyre ku ne harten e Kosoves ishte flamuri kombtar dhe nen te mbishtrimi “E DIM KUSH JEMI, DHE SI NDIHEMI”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *