Kujtime nga fletorja sekrete e Doktorit

12 Nëntor 2016, 19:06Politika TEMA

Nga Anri Bala

Po më habisni me “ram”-in tuaj të ulët për të mos thënë pa asnjë giga në të. Nuk po më kuptoni ju “plehra komunistë”, të rritur nga “kodosha politikë”, se për çfarë po flas? Tani unë flej me iPad në dorë, sepse e qaj facebook-un, për të mos i’u lënë të harroni se kush jam?! Mirë një pjesë e juaja, që duhet të ishit nipërit e mi, por ju të tjerët dhe të tjerat, që kemi milituar bashkë, që herët, kur etërit tuaj ishin qytetarë dhe unë varkar në bllok… si harruat?!

Vërtetë keni harruar ju “bllokmen” se kush jam unë? Nuk i keni parë kujtimet e mia në letër me Sokolin, Ilirin, Simonin, Ramizin apo Palin. Gjithë “etërit” tuaj, me thënë të drejtën, atëherë e kishin ëndërr të futeshin 5 minuta aty dhe më shihnin si “gjeni”. Po mirë, Andi nuk ju ka thënë se sa shumë më donte gjyshi i tij, shoku Hysni?! Andi është i poshtër, do të merret me politikë gazetareske, që njerëzit të harrojnë se çfarë geni ka në trup. Po i bëj thirrje sot, se do e bëj të pendohet, do i’a bëjë fytyrën më të zezë se këpuca, nëse nuk do e mbaj premtimin për librin: “Unë, doktori dhe gjyshi Hysniu”.

Po të më dëgjosh mua, botimi do ishte shitur më shumë se libri i Orhan Pamukut shqiptar, Fev-ziu “Enver Hoxha”. Edhe ky Fev-ziu, ashtu është i zi, sepse dhe ai ma ka një libër borxh. Bile, ai është fajtor më shumë se “nipi”, që vuri Enverin para meje dhe nuk e shkroi librin e premtuar, “Marshalli”. Unë e di, se Andi është i zënë. Është i zënë, me nxjerrjen e të palarave në shesh, atij “komunistit” anti Trump, Edi Rama. Këtë detyrë, që i’a kam dhënë, po e qan, tamam si biri i gjyshit. Fundja fundit, po më lanë borxhin.

Nuk besoj se e ka harruar, si e shëtisja nëpër Paris, për të parë Kullën Ejfel, Versajën, Katedralen, Senën, Harkun e Triumfit, ndërsa moshatarëve të tij u shkërdhehej nëna, duke ngrënë bukë me vaj dhe kripë një herë në ditë dhe as në faqet e librave, nuk mund t’a shihnin Francën. Këto i kisha për kusur, për t’u thënë edhe njëherë, se çfarë meritoj për shërbimet e mija nga nipi, por edhe nga ju që i’u kam përpara.

Po më thoni se flas banal? Ja fusni kot, ju nuk më njihni?! Pa a e dini si e kam sharë Partinë e Punës dhe byronë, kur hodha teserën e komunistit dhe lashë detyrën e sekretarit të byrosë, në vitin ’92; me nënë e me motër, por nën zë, se nuk kisha marrë leje nga shoku Ramiz! Po mirë mor plehra, nuk më njihni?! Po edhe ti mor Aldo nuk të ka thënë gjë babi, apo ke harruar se si unë dhe studentët e mjekësisë prishëm kishën e Rubikut dhe të Shënandout?!

Ju nuk më njihni, por jua kujtoj unë! Nuk të kujtohem ty Ilir, që më do kaq shumë, kur t’i theva dhëmbët dhe për pak shpëtove, pa të thyer kokën, kur dole të demostroje, se unë gjoja kisha vjedhur zgjedhjet?! Po ty “bllokmeni” i skulporit, nuk të kujtohet, kur t’a theva kokën dhe u arratise në Francë?!

Më shumë, më vjen inat me disa ish komunistë të vjetër, si puna ime, se unë nuk e mohoj, sot bëjnë sikur i kanë harruar ato që u kam bërë. Po kur doni të bëni dhe shantazh me media?! Po mirë mor palaço, harruat si e dogja Frrokun e Nikollën dhe i bëra të kërkonin “azil” andej nga Mali me Gropa?! Po se dini ju more plehra, se unë po desha i’ua marr pushtetin si në ’98, me gjithë gardë e televizion.

Po a ka president në botë, që është rrëzuar me kryengritje popullore dhe është bërë kryeministër pa u dënuar dhe hyrë gjëmbë në këmbë, sikur u rrëzua me lule, përveç meje?! A e dini pse?! Ky populli që na ka sjell këtu, nuk është popull, por turmë rrjepacakësh, varfanjakësh dhe fshatarakësh, këtë po i’u a them këtu. Po të ishin ndryshe, do na e kishin futur gjuhën në grykë!

Po mirë mor kopuk, po si harruat se pasi ju vrava, ju shkatërrova, ju varfërova në ’97-ën, ju prap me ndihmën e Zotit më dhuruat vendin në dorë. Unë u’a shpërbleva me Mirin tim, duke vrarë 26 njerëz të pafajshëm, gra, burra e fëmijë.

Nuk më njihni akoma? Po detin, si kujtoni ju se e shiti Luli?! Po pse ore, kaq të trashë jeni?! Po Luli bënë shurrën në brekë, po nuk i dhashë unë leje të shkoj në tualet. Po kosovarëve, harruat çfarë u bëra?! Naftë Serbisë, plumba djemve të UÇK-së, që luftonin për liri. Po takimin me Milloshin në Ohër para Rambujes, e harruat?! E sa të mira i kam bërë asaj Kosove! Po ku dini ju se çfarë është e mira, ju…! Po mirë, harruat si ja u përlava Bashkinë me Sashenka e Toma dhe e vura Lulin në krye të vendit?! A e dini pse e shpërbleva? Sepse Luli i ndërseu zagarët për të vrarë qytetarët, në mes të bulevardit. Ata “kriminelat” me “çadër pistoletë” në varreza, unë në parlament.

Unë në parlament, tani më i pjekur, me më shumë dekorata poshtërsie, por më i fort se kurrë. Para, dollarë e euro bëra sa desha, por ju nuk mi merrni dot, sepse i kam me gjak, jo timin, me gjakun tuaj. Se nuk jam budalla, kur kam gjithë këtë popull budalla, që nuk mund të rri pa mua. Bile, edhe ju vetë e thatë se nuk mund të rrini pa mua. Se si më dukeni ju, me këtë dashuri për mua?!

Ju më dukeni… ore s’më dukeni hiç! Për mua jeni të padukshëm, inekzistent. Ju jeni hije, e unë jam gjigandi që ju tmerron, sepse askush nuk guxon të më prek edhe sikur të shuaj gjithë rracën tuaj. Gjyqtarë, prokurorë, shpellarë dhe fshatarë, janë të mijtë, i kam sjell këtu dhe i kam veshur me flori. Doni akoma?! Unë jam ky, që këtë sallë që quhet parlament, e kam kthyer në një bordello komedianësh, ku përveç seksit politik, bëhet dhe tallje bythe, me ata që na dëgjojnë, sepse ju më doni shumë… nga frika. Unë jam ai që të bardhën ju a bëjë të zezë, poshtërsitë e mia ju a kthej merita, krimet në histori heroizmash. Doni akoma? Unë jam Marshall Berisha, o budallenj, mos e harroni?!

Nga të gjitha kujtimet që u rizgjuan në mendjen e doktorit, vetëm për fjalinë e fundit ka të drejtë. Ndaj jini vigjilent, të paktën ju mos harroni, siç bëjnë këta të frikësuarit e sojit të tij, që e lejojnë të tallet e t’i pështyjë në surrat çdo ditë!

16 komente në “Kujtime nga fletorja sekrete e Doktorit”

  1. Albania says:

    Mos u merzit o Anri sepse shqiptaret jane aq budallenj saqe do e votojne prap Berishen.Akoma se ke mesuar teorine e shqiptarit ti o trim? Sa me shume ti q….sh nenen aq me shume te do, Saliu i vrau i vodhi i dogji dhe prap ate duan…..o jemi rrace e keqe ne shqiptaret prandaj nuk bejme hajer.

  2. Blendi says:

    Cfare fytyre dhe ambicje katundari qe ka ky i rrjedhuri. U be edhe i ndyre se ashtu e ka rracen e tij. Plehra toksike e kombit nga rreza e malit qe shet pordhe katundari ne mikrofon. Tragjike as sa prek komiken.

  3. Jimi says:

    Cajupi
    SULLTANI
    Jam sulltan mbret i vertet,
    shok te tjere s’kam ne jete,
    gjaketor e zemer derr,
    nga frika me bejne nder!
    …………………………………
    Vrava, preva e shkretova,
    boten ne gjak e mbulova!)
    ………………………………………..
    Njerezit i shkova ne thike
    dhe, kush mbeti rron me frike!..
    Jam i keq si egersire,
    te urtet jane te mire,
    dua te quhem i marre,
    po puna te veje mbare
    ……………………………….
    Egersire si ariu,
    me fytyre si njeriu
    me dergoi perendia,
    qe te vuaj njerezia!
    Evropa qe me shikon,
    te me beje gje s’guxon,
    se ka mejtime te tjera….
    Prisha, vrava, preva, thera,
    Ber.., po c’nuk kam bere?
    Prisha boten te tere!
    ………………………………….
    Jam i zoti, rroj me palle,
    s’dua te shohe njerez te gjalle!
    Nate e dite gjak kerkoj,
    pa pire gjak s’mund te rroj!
    Dhe tani qe u besh plak,
    nuk munde te fryhem me gjak!
    Ata qe kam nen zgjedhe,
    te mundja tok ti mbledhe,
    me doren time t”i vrase,
    te pije gjakn e rajase!
    Pse s’u be nga perendia
    me nje koke njerezia,
    qe ta prese menjehere,
    te mos mbeteshin te tjere!
    Te mbetej dheu i shkrete,
    se doje te rroje vete:
    me egersira te rroje.
    pa frike te mbreteroje,
    se me duan e i dua,
    jemi nje gjak e nje sua!
    S’lashe njeri pa te keq!
    Gra e burra, djem e pleq
    dridhene kur me kujtojne:
    memate me mallkojne,
    me mallkojne te vete
    edhe qajne dite e nate!
    Qajne po kush nuk qa?
    Qajne burra, qajne gra
    qajne malete per pyje,
    qajne fushate per lule!..
    Kudo shkela u tha bari,
    c’la pushka e dogji zjarri!..
    Egersire si ariu
    hengra dhe u mish njeriu!
    Si kam dashur kam punuar,
    pse nuke jam i gezuar?
    I lig jam te liga dua,
    nga kushe me vjene frike mua?
    Nuk e di se c’kam i ziu
    nga frika gjaku me ngriu…
    Me punerat qe kame bere,!
    me duken armiqe te tere
    …………………………
    Pas meje ne kete jete
    guri mbi gure mos mbete

  4. joel shkodra says:

    Kam numeruar 24 gabime gjuhesore ne kete artikull. Disa jane te perseritura. Nuk e di çfare diplome ka zoti Bala, por shqipen nuk e di. Nese ka diplome gazetarie e nese ne fakultetin e gazetarise behet edhe gjuha shqipe (mendoj se po), del se te pakten ate provim e ka kaluar … siç mund ta mendoni vete. Dhe gazeta “Tema” vazhdon t’ia botoje keto shkrime pa ia ndrequr.

  5. duno says:

    Ti o Anri po me ngjan me keta te rinjte e sotem qe i futen politikes dhe jane me fanatik dhe me te plakur nga trute se te vjetrit e politikes . Edhe ti qe pretendon ti hyshe gazetarise dukesh qe ne mengjez qe je nje karikature , nje zhgaravine si ato te shefit tend Edvin ne fushen e gazetarise . Deri ne fund edhe pse nuk do behesh kurre gazetar , megjithse do vazhdoshe gjithmon te shkruash , langoi i Edvinit do jeshe gjithsesi .

  6. Sonila Agon says:

    O Anri Bala mos kruheni me njeri-tjetrin ne ndonje qoshe me kete Fevzo mavrine mo, se shume u jane trashur bycet?

  7. Per kafshet says:

    C’fare s’ju pelqeu more kafshe te ndyra, apo pse jane te gjitha te sakta. Por kafshet jane pa shkolle, prandaj nuk e kuptuan shkrimin. O zot merri keto fudertina dhe gjeju vendin. S’jane per ketu.

  8. Per kafshet says:

    C’fare s’ju pelqeu more kafshe te ndyra, apo pse jane te gjitha te sakta. Por kafshet jane pa shkolle, prandaj nuk e kuptuan shkrimin. O zot merri keto funderina dhe gjeju vendin. S’jane per ketu.

  9. Per kafshet says:

    C’fare s’ju pelqeu more kafshe te ndyra, apo pse jane te gjitha te sakta. Por kafshet jane pa shkolle, prandaj nuk e kuptuan shkrimin. O zot merri keto funderina dhe gjeju vendin. S’jane per ketu.

  10. joel shkodra says:

    Nuk ju pelqen ta botoni komentin tim? Doemos se jeni per faqe te zeze ne gjuhen shqipe, me A. Balen ne krye.

  11. miri says:

    me Sali Berishen
    kelysh e bir buçe
    mbylli shqiperia
    historin e kuqe.

    lart me lart o shoke
    flamujt e kotecit
    sa shpejt i harrojme
    flaket e Gerdecit

  12. Na bashkoj kenga popullore says:

    Te lumte Miri

  13. shqupisti says:

    Shpejt ka per te ardhur dita qe te terhiqet zvarre ky njeri , qe i ka sjelle kaq deme ketij populli e ketij vendi , sa asnje pushtues i huaj ne te gjithe koherat nuk ka mundur tja beje. Ndersa ti Noel a cfare dreq te quajne,shiko mos gjesh ndonje gabim ortografik edhe ne keto rrjeshta, qe shkrota une.

    1. joel shkodra says:

      Nuk kam ndermend te te ndreq edhe ty! Nuk je gazetar. Shkruaj si te duash. Nese te pelqen qe gazetaret tane te shkruajne me gabime … vazhdo t’i lexosh e mos t’i kuptosh gabimet. E mjera shqipe qe e merr ne mbrojtje edhe “Shqupisti”.

  14. fshatari says:

    sa te verber qe paskemi qene.e dinim saline demokrat ! por ky paska qene komunist e bir stalini .ky mbetje bllokmene ka grabitur emrin e pd,por ska as nje te njesojte me demokracine.

  15. Www says:

    E ci nxirrni keto foto. Nuk goditet nje njeri pse ka dale ne foto me ishbyroistet. E kujt nuk i pelqente atehere se nuk e mendonin qe do kthehej pllaka. Te gjithe, me biografi te mire e te keqe i kane sherbyer atij sistemi te qelbur, sepse nuk kishte rruge tjeter. Por ka patur shume, me biografi te mire ose gjysem te mire qe nuk e kane dashur ate sistem moster. Merruni me ata qe i kane sherbyer atij sistemi me zell te madh dhe kelyshet e tyre dhe sot jane bere demokrate te medhenj por me dy flamure: nje blu, nje mavi dhe nje roze. Fatkeqesishtvtek ne vazhdon e njejta mendesi. Nje gje duhet thene qe nuk jemi trima. Mire atehere se te ikte koka dhe nuk behej fjale per burreri, por sot ka akoma nga ata qe rrine pas sfondit te lidereve sepse nuk mbahen dot me veten. Dava plehrash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje