Manjani: Gjyqtarë e prokurorë, paraqituni për hetim. Kushtetuesja e shtyn pak por “Vetting”-u do ndodhë!

12 Nëntor 2016, 14:32Politika TEMA

Avokatët kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të mos bllokojë proçesin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të njohur si Vetting. Sipas kryetarit të dhomës së avokatëve penalist Sajmir Vishaj, ka një pjesë gjyqtarësh që janë të korruptuar prandaj duhet të bëhet edhe Vettingu.

“Nuk e kuptojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit për Vettingun. Ka shumë gjyqtarë të ndershëm, por ka edhe nje pjesë të kalbur. Ne si avokat jemi pro Vetting dhe të bëhet sa me shpejt”, u shpreh Visha.

Ndërkohë Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i pranishëm gjatë shpërndarjes së togave të arta për avokatët penalistë, u shpreh se askush nuk mund ta ndalë Vetting­un “Thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve, i kanë borxh kushtetues çdo qytetari që të paraqiten në gjyq dhe të hetohen shpejt. Vetting do të ndodhë dhe nuk ka forcë ta kthejë. Gjykata Kushtetuese ka forcë ta shtyjë pak, por Vetting do të ndodhë”.

Ndër të tjera, Manjani u bëri thirrje prokurorëve dhe qytetarëve që të mos vonojnë proceset gjyqësore. Për këtë arsye tha Ministri i Drejtësisë do të propozohet një paketë për ndryshimet në Kodin Penal, në mënyrë që të gjithë qytetarët të izolohen në paraburgim.

1 komente në “Manjani: Gjyqtarë e prokurorë, paraqituni për hetim. Kushtetuesja e shtyn pak por “Vetting”-u do ndodhë!”

  1. vaso says:

    Njerezit nuk lindin te korruptuar.Korruptohen rruges ne jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje