Një takim si “kofini pas të vjelave!”

PezaNga Alfred Peza

Përfundimi i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga Presidenti i Republikës, “për të diskutuar, analizuar dhe koordinuar më mirë politikat mbi luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të bimës cannabis sativa në vend”, ngre disa pikëpyetje në lidhje me efikasitetin dhe qëllimin e saj të vërtetë.

Së pari, koha kur u mbajt takimi ishte krejtësisht jashtë të qenurit dobiprurëse në funksion të përmbushjes së qëllimit të deklaruar. Sepse një mbledhje e tillë mund të kishte sens nëse do të zhvillohej në fund të dimrit të kaluar apo në fillim të pranverës. Në mënyrë që të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe shërbimet e specializuara, të koordinonin punën për sensiblizimin e opinionit publik, parandalimin e fenomenit apo goditjen e tij që në embrion. Pra përpara se bima të mbillej, apo sa ishte ende në fazat embrionale të rritjes së saj. Tani që droga është korrur gjithandej dhe kur sic sihet nëpër kronika televizive, po thahet, apo përgatitet dhe po trafikohet, e gjitha kjo është ta kapësh “demin” nga qimja e fundit e bishtit.

E dyta, “cannabis sativa” është një fenomen për të cilin gazetarët shqiptarë kanë filluar të shkruajnë edhe para vitit 1997. Që do të thotë se ky fenomen ka nisur të hedhë rrënjë prej 20 vjetësh në Shqipëri. Ndërkohë që Presidenti Nishani pothuajse ka hyrë në gjashtëmujorin e fundit të ushtrimit të mandatit të tij 5 vjecar. Pse nuk u kujtua kreu i shtetit që ta mblidhte këtë Këshill më 12 qershor 2012, një ditë pasi ishte zgjedhur në këtë post? Pse nuk e mblodhi më 11 nëntor 2012 si sot e 4 vjet më parë. Apo më 2013, 2014 apo 2015? E gjitha kjo bën këtë moment një zhvillim krejt të padobishëm, jashtë kohës dhe jashtë kontekstit.

“Si kofini pas të vjelave!”.

E treta, ajo që e kompromenton akoma më shumë qëllimin e këtij angazhimi, është fakti se mbledhja u bë pasi Interforca italiane kishte deklaruar se gjatë këtij viti policia e shtetit kishte evidentuar dhe asgjesuar 99,8% të sipërfaqes së mbjellë më “cannabis” në të gjithë territorin e vendit. Dhe pasi Komisioni Europian dha rekomandimin për celjen e negociatave me Shqipërinë, për anëtarësimin në BE. E ku në progres raport është e shkruar qartë se ministria e Brendshme ka bërë përpjekjet maksimale për ta luftuar fenomenin dhe se progresi në këtë drejtim ka qenë evident.

Së katërti, thirrja e kësaj mbledhje nga ana e Presidentit, u bë në kulmin e luftës politike që opozita kishte kulmuar ndaj qeverisë, me synimin që ta shndërronte në një kauz, duke kërkuar moshapjen e negociatave. Ky ishte edhe një nga argumentet që përfaqësuesit e PD artikuluan edhe në Bruksel, me anë të së cilës “argumentonin’ edhe votën e tyre kundër hapjes së negaociatave për Shqipërinë. Ky harmonizim i axhendës politike të opozitës, me axhendën e punës së Presidentit të Republikës, nuk ndodh për herë të parë. Gjë që e kompromenton edhe më shumë, qëllimin e vërtetë të këtij takimi.

Dhe sëfundi, tendenca e drejtuesve të disa institucioneve shumë të rëndësishme të shtetit, për ta trajtuar fenomenin jo nga të dhënat zyrtare të raporteve të institicioneve vendase dhe partnerëve ndërkombëtar, por mbi bazën e perceptimeve të krijuara nga propaganda politike e opozitës, e ul seriozitetin dhe solemnitetin e një momenti si ai për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë sonë Kombëtare.

Fenomeni ekziston dhe mund të ekzistojë derisa të shuhet, në të ardhmen. Por ai nuk mund të luftohet me efikasitet, nëse institucionet e sigurisë kombëtare dhe drejtuesit e tyre, nuk i koordinojnë të gjitha asetet teknike dhe njerëzore, në funksion të një qëllimi të përbashkët. Nuk mbetet të thuhet këtu, se cfarë pasojash negative sjell për individin dhe për një vend, fenomeni i prodhimit dhe trafikimit të drogës. Por më e dëmshme se kjo drogë, është dicka tjetër, që po mundohet të mbillet e përhapet në emër të luftës ndaj saj. E ajo është “droga” e re, që tentohet të shpiket, për nevojat e politikës së ditës. “Droga” e propogandës, që kërkon të helmojë shpirtërat dhe mendjen e qytetarëve, në funksion të zgjedhjeve të radhës.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Një takim si “kofini pas të vjelave!””

  1. astrit says:

    Zoti Peza. Nuk ta lexova per here te pare shkrimin, per vete tematikne qe ke trajtuar, por desha te te bej nje pyetje per te cilen shpresoj te japesh pergjigje. Kur to te reformohet TVSH pere te cilen t’i punove shume, apo kaq ishte e gjithe puna sapo zgjodhet nje drejtor, i cili mbas gati nente muajsh nuk ka arritur te beje te pakten logon e re te ketij TV te falimentuar.

  2. Devolliu says:

    O Alfred; kot merresh me këtë sakatnishanin, ai bën çfar i thotë Sali Krimineli dhe kur i thotë ai. Parlamenti duhej ta kishte nxjerrë me kohë nga Presidenca këtë Kamikaz të Saliut por edhe shumë faj nuk iu ve pasi në krye të Parlamentit është Like Floriri, një mëkëmbës tjetër i Sali Kriminelit.

  3. wickedgame says:

    Z Peza jam nje votues i fitores tende ne qytetin e Peqinit ,nje pytje kisha cu be me ngritjen canell Shkumbinit jemi ne pritje te pergjigjes.Sa per ecurine e skuadres te jemi shume mirenjohes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *