Përmbytjet, FA në terren në të gjitha zonat e prekura. Kodheli shkon me urgjencë në Gjoricë në qarkun Dibër

12 Nëntor 2016, 14:15Sociale TEMA

Forcat e Armatosura janë të angazhuara në mënyrë maksimale në operacionet e kërkim-shpëtimit në ndihmë të banorëve në zonat e përmbytura në të gjithë vendin.

Në të gjithë vendin FA ka angazhuar rreth 235 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të ndërhyrjes së menjëhershme.

Në qarkun e Dibrës janë të angazhuara 37 forca, dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, mjete të rënda, kamionë dhe vetëshkarkues, fadroma dhe roimorkiatorë, të cilat sot në orët e para të ditës janë nisur dhe kanë mbërritur në Gjoricë.

Për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe bllokimit të rrugëve dhe forcat dhe mjetet e rënda janë përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit dhe evakuimin e banorëve në rast rreziku të shkallës së lartë.

Drejt Gjoricës në qarkun e Dibrës është nisur me urgjencë dhe Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, e cila për shkak të situatës së rëndë në veri është tashmë në terren.

Ndërkohë që në Bashkinë Mat janë 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Në qarkun Shkodër janë në operacion 45 forca si mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Vijon evakuuimi i banorëve në fshatin Obot, Shkodër, ndërkohë që mjetet dhe forcat janë në pritje të angazhimit të mundshëm në operacione kërkim-shpëtimi.

Në qarkun e Lezhës, FA kanë angazhuar 97 trupa ushtarake, motorgjeneratorë të fuqishëm, motorpompë, fadroma, ekskavatorë, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 800 thasë me rërë.

Ndërkohë që po në qarkun e Lezhës, në fshatin Klos të Fanit(Mirditë) janë nisur 30 forca si dhe mjete të kalueshmërisë së lartë të Forcës Tokësore, për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së dherave që vënë në rrezik jetën e banorëve.

Në Prefekturën Lezhë është punuar për largimin e ujit me motor-pompë tek banorët dhe institucionet shtetërore, si dhe vijon hedhja e granilit nga fadromat për parandalimin e shpërthimit të ujrave.

Forcat e mjetet e FT-së, janë angazhuar por dhe qëndrojnë në gatishmëri për një angazhim të mundshëm në operacione e tjera të Emergjencës Civile.

Forcat vijojnë të qëndrojnë në vijimësi pa shkëputje dhe në qytetin e Lezhës.

Në Bashkinë Laç janë të angazhuara 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Në qarkun e Vlorës dhe në qarkun e Fierit janë në janë të angazhuara 32 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, motobarka dhe motorpompa.

Forcat dhe mjetet qëndrojnë në gatishmëri në batalionin e Këmbësorisë Poshjë, Berat, në pritje për të ndërhyrë  në rast nevoje.

Në qarkun e Tiranës janë të angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe në gatishmëri të plotë 47 forca në zonat më të cënueshme nga përmbytjet, mjete të kalueshmërisë së lartë, motorpompa dhe motorbarka, zjarrfikëse gati për të ndërhyrë në çdo moment.

Në zonën e Fushë-Krujës janë të angazhuar në operacione 35 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Në qarkun e Durrësit, Bashkia Krujë operacionet janë në vijim dhe janë të angazhuara forca, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe motopompa e motobarka që qëndrojnë në gatishmëri.

Nga batalioni i Xhenios po qëndrojnë në qytetin e Krujës (lagjia Mezine) për përballimin e situatës dhe hartimin e planit të ndërhyrjes për masivin shkëmbor rreth 900 m3 i cili ka lëvizur  nga vendi 1.5 ml dhe rrezikon shembjen dhe dëmtimin e banorëve/ banesave poshtë tij.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, është bërë evakuimi i 6 familjeve që banojnë poshtë këtij masivi, ndërkohë qëështë bërë bërë fiksimi dhe sigurimi i masivit shkëmbor, sigurimi i zonës përreth dhe po vijon operacioni për “shkërmoqjen e tij”. Ky operacion parashikohet të përfundojë për dy ditë.

Krahas angazhimit për EC Komanda Mbështetëse, po angazhohen për ndërtimin e një ure “bailey” 21 m, në Brataj (lugina e lumit të Vlorës), riparim ure dhe zgjatjen  e saj 9 metra linear në Petrelë Tiranë, riparim rruge në Zallbastar, si dhe rikonicion në zonën e Gjuricës dhe Llixhave, Peshkopi.

Efektivë të Forcave të Armatosura janë të pranishëm dhe të gatshëm për të ndërhyrë në të gjithë territorin e vendit, ku lind nevoja për operacione kërkim-shpëtimi në këtë situatë përmbytjeje nga shirat e shumta.

Ndërkohë, janë vendosur në gatishmëri shkolla e Bunavisë, Batalioni i Tretë i Këmbësorisë në Poshnje si dhe Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale në Gjirokastër.


1 komente në “Përmbytjet, FA në terren në të gjitha zonat e prekura. Kodheli shkon me urgjencë në Gjoricë në qarkun Dibër”

  1. says:

    Mbështesim Bulqizën dhe në zonat ku s’ ka gurë të zi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje