Policia arreston 37-vjeçarin nga Korça, "makthi" i makinave me qira

12 Nëntor 2016, 15:22Kronika TEMA

Më datë 12.11.2016, Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Hapura, në Komisariatin e Policisë Nr.3, kanë finalizuar me sukses Operacionin “Rent Car”, ku është bërë i mundur arrestimi i shtetasit:

Bujar Gega, 57 vjeç, banues në Korçë, i proceduar më parë për veprat penale të “Vjedhjes dhe Mashtrimit”.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi ka mashtruar duke marrë makina me qera dhe duke mos i kthyer ato sipas kushteve dhe afateve të kontratave.

Më konkretisht:

– Më datë 25.08.2016, shtetasi I. S., punojësi i një firme për dhënie mjetesh me qera, ka kallëzuar se shtetasi Bujar Gega ka mashtruar duke marrë një makinë me qera të tipit Citroën, të cilën nuk e ka kthyer më.

– Më datë 05.09.2016, shtetasi A. T., punojësi i një firme për dhënie mjetesh me qera, ka kallëzuar se shtetasi Bujar Gega ka mashtruar duke marrë një makinë me qera të tipit Volkswagen, të cilën nuk e ka kthyer më.

– Më datë 16.07.2016, në Komisariatin e Policisë Durrës, shtetasi A. R., punojësi i një firme për dhënie mjetesh me qera, ka kallëzuar se shtetasi Bujar Gega ka mashtruar duke marrë një makinë me qera të tipit Citroën, të cilën nuk e ka kthyer më.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjetet e marra, konkretisht:

1.. Automjeti i markës Citroën, me targa AA 780 OC;

2.Automjeti i markës Volkswagen, me targa AA192 IV;

3.Automjeti i markës Skoda, me targa AA 598 MC.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ,për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje