Shalom

enkel-demi-347x2331-1Nga Enkel Demi

Ky është urimi i mirëseardhjes në gjuhën hebreje që njihet gjerësisht në gjithë botën. Kjo fjalë do të thotë “paqe”. Myslimanët e përdorin “selam”, kurse kristianët e thonë shpesh “shalom” në gjuhën e hebrenjve.

Ky qe mesazhi që përcolli publikisht Skënder Bruçaj, kryetar i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, tash në vigjilje në ndeshjes Shqipëri – Izrael, e cila do të luhet në Elbasan. E njëjta gjë është thënë nga Mërgim Mavraj, shtylla e mbrojtjes shqiptare, një besimtar i dalluar i fesë islame.

Por, duhet ta pranojmë se ndërrimi i qytetit, ku do organizohej ndeshja dhe masat e mëdha të sigurisë për Kombëtaren e Izraelit ka lënë një shije jo të mirë, sepse është lënduar një nga themelet e krenarisë kombëtare, mikpritja ose besa si na e njohin izraelitët.

E para, askush nuk është i sigurtë që ata çunat me mjekër në Shkodër kanë qenë kaq të zellshëm në planin mizor që u paraqit para medias. Gojët e liga thonë se stadiumi “Loro Boriçi” mund të jetë një dështim në rindërtimin e tij, sepse kjo dukej sheshit pas asaj furtune që ndërpreu ndeshjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ata që u ngujuan për të paktën dy orë në nënshkallët e stadiumit kuptuan që impianti afronte shumë pak, për të mos thënë aspak. Këtu nuk po përmendim mungesën e parkimeve dhe shërbimeve të tjera që shoqërojnë një stadium, gjë që e kthen ndjekjen e një ndeshje në festë dhe jo në hall, siç është për tifozët shqiptarë. Nëse këmbimi i qytetit është bërë për mosplotësimin e kushteve të stadiumit, është kriminale justifikimi me terrorizmin fetar, i cili nuk është aspak tipik për kurrfarë besimi në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe kudo ku ka shqiptarë. Megjithatë, edhe mes nesh mund të ketë të marrë, mendjeshkurtër, të frustruar në atë farë feje sa dëshirojnë të bëjnë gjëmën, ndaj masat nuk janë asnjëherë të tepërta. E rëndësishme është që terrorizmi mos të jetë mbulojë e ngrohtë dimri për korrupsionin.

Skuadra izraelite luan në Elbasan, ndërsa ka qenë e mirëpritur në Tiranë. Ndoshta është mirë të risjellim në kujtesë historinë e vonë që shqiptarët kanë me gjyshërit e lojtarëve që do të zbresin në fushë. Në qytetin e Elbasanit jetonte një burrë i rrallë, i cili quhej Lef Nosi. Komunistët e pushkatojnë së bashku me Maliq Bushatin dhe At Anton Harapin tek Kodra e Priftit në Tiranë. Lef Nosi, firmëtar i pavarësisë ishte një nga mendjet më të ndritura politike dhe kulturore të shekullit XX. Së fundmi, në moshë të madhe ai rikthehet në politikë si anëtar i Regjencës, së bashku me At Anton Harapin, Fuat Dibrën dhe Mehdi Frashërin. Ata shërbejnë për ta rishpallur Shqipërinë të pavarur dhe neutrale gjatë pushtimit nazist. Regjenca e Shqipërisë nuk pranoi të dorëzojë asnjë hebre tek autoritetet gjermane, megjithë kërkesat e Gestapos. Madje, Lef Nosi në shtëpinë e tij në Elbasan gjatë luftës pati strehuar inxhinierin hebre, Mark Menahem. Ky i fundit u kthye nga rruga, teksa po shkonte në atdheun e tij, kur mësoi se Lef Nosi ishte dorëzuar tek komunistët. Nuk e mori anijen në Durrës që e çonte përtej, sepse dëshironte të vërtetonte që mikpritësi i tij nuk ishte bashkëpunëtor i nazizmit. Edhe nxhinieri hebre përjetoi burgjet e kalvarin e vuajtjeve të komunistëve.

Po kështu, Shaban Sinani në librin e tij të rrallë “Historia e hebrenjve të Shqipërisë” flet me dokumenta për përpjekjet serioze për krijimin e Palestinës së Re në krahinën e Myzeqesë. Historiani na rrëfen se si kryetari i Bashkisë së Kavajës gjatë Luftës së Dytë Botërore bëri shqiptarë me dokumenta një numër shumë të madh hebrenjsh. Prej këtyre dokumentave mësojmë që popullsia hebre në Shqipëri u dyfishua gjatë luftës, ndërsa historia aq shumë e fryrë nga disa snobë mediatikë për Batalionin “Skanderbeg” në Kosovë është e hedhur poshtë me fakte historikë të pakundërshtueshëm. Nuk ka asnjë gjasë të besueshme që hebrenjtë të kenë paguar para apo të kenë lënë peng stoli, ar, argjend tek shqiptarët që u dhanë strehë e mbrojtje.

Pra, me një fjalë mikpritja e hebrenjve nuk është një histori romantike romanesh, por një realitet që e kanë bërë gjyshërit tanë për gjyshërit e atyre që sot luajnë me top.

Kështu që sido që të jenë masat e sigurisë, lëvizjet mashtruese të shërbimeve inteligjente me autobuzë dhe furgona, e kemi porosi nga Lef Nosi dhe sivëllezër të tij që t’u themi veç “Shalom”./ 27.al

P.S. Në fund dëshiroj të bashkangjis hymnin kombëtar të Izraelit, i cili titullohet “Shpresa”, një nga psalmet më të bukura të besimeve abrahimike.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Shalom”

  1. Gari says:

    O keli po leri mo pordhet , mja me mbrojte islamiket , me ke zgjenjyer shume me kte post , ska gje qe urrej me shume se sa kur camet kapen pas islamit . Lef Nosi si shume islamike te tjere vdiznin per hitlerin , e njohim te gjithe ca plere ka qene po lere ate muhabet .

    Askush nuk hap gjithe kto telashe vetem per te ndryshuar stadiumin , imazhi i shqiperise ne syte e botes u perkeqsua nje here e me shume nga plehrat islamike . Taksat tona po paguehen per te bllokuar qarkullimin dhe vendosur 1 polic per 4 tifoze ne stadium , e gjitha kjo sepse ne vendin tone ekzistojne nje pakice qelbesirash arabo-mongoloide qe nuk gjejne rast pa e nxjerre koken , e pra Enkel Demi ti nuk je nje nga kta por duke i mbrojtur me ben te humb respektin per ty dhe sa me shume partia came afrohet me islamin aq me pak respekt kam per ta .

    1. Jeronim de Rada says:

      Lef Nosi ishte ortodoks!

  2. Devolliu says:

    Burri i Mesiles, i pari dhe i vetmi qam katolik ne planet.

  3. shvejk says:

    Devolliu , ma shpego pak fjalen QAM te lutem .

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Hahaha shvejk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *