Super-aksionet e Policisë: Brenda pak orësh kapen 2 vrasësit në Vlorë dhe Lezhë

12 Nëntor 2016, 11:02Kronika TEMA

Në superaksionet e Policisë brenda pak orësh kapen 2 vrasësit në Vlorë dhe Lezhë.

Dje brenda pak orësh dy krime shënuan kronikën e zezë të ditës.

Ndër viktimat, në një parukeri në qendër të Lezhës u regjistrua një vajzë, 28-vjeçarja E.N.

Brenda 8 orëve Policia arrestoi autorin Alfred (Bardhok) Nikolli, 31 vjeç, banues në Lezhë, i cili dyshohet se kreu vrasjen me armë zjarri për motive të dobëta.

Në Vranisht të Vlorës, shtetasi Fabjon  Veizaj u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Brenda 10 orëve u krye arrestimi i autorit 23-vjeçar Marjo Ribaj, me precedentë penalë dhe mik i viktimës. Kapja e tij u bë e mundur në mbrëmje gjatë operacionit të koduar “Qafa e Halimit”, pas lokalizimit dhe disa orë ndjekjeje në zonat përreth, në kushte të errësirës dhe motit të paqëndrueshëm nga reshjet e shiut.

Ndryshe nga sa ndodhte më parë me Policinë në raste të rënda kriminale, tani vrasësit nuk ikin më në drejtim të paditur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje