Vrau parukieren në Lezhë, rrëfehet autori: Pse e bëra

12 Nëntor 2016, 09:11Politika TEMA
Vrau parukieren në Lezhë, rrëfehet autori: Pse e bëra

Alfred Bardhok Nikolli, autori i vrasjes së parukieres në Lezhë ka ndërruar dëshminë para policëve. Kur është prangosur për vrasjen e Etleva Ndokës, ai ishte duke iu fshehur policisë teksa këta të fundit ishin vënë në ndjekje të tij për disa orë me radhë. 31­vjeçari, i cili u arrestua pasi braktisi makinën në fshatin Kallmet dhe po tentonte të fshihej në një përrua, sapo i janë vënë prangat në duar ka pohuar se nuk ka lidhje me vrasjen që ka ndodhur. Burime pranë policisë lokale thanë se i riu u ka pohuar oficerëve se ishte i pafajshëm, duke pretenduar se po largohej për t’u fshehur me mendimin se ai ishte personi i parë që do dyshohej se kishte kryer vrasjen dhe do të vihej në kërkim policor.

Por, pasi është dorëzuar para hetuesve të çështjes, dëshmia e tij ka marrë një rrjedhë tjetër, raporton “GSH”. Burimet e sipërpërmendura sqaruan më tej, se 31­vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit. Ai ka rrëfyer se nuk kishte dashur ta vriste Etlevën, por i kishte shkuar në dyqan që të bisedonte me të. “Nuk pranoi të fliste dhe për një moment më ofendoi”, – ka thënë 31­ vjeçari. Më tej, i ndodhur në gjendje të rëndë mendore, ai ka sqaruar se nuk ka pasur si qëllim ta vriste, por sipas tij kjo ndodhi në një çast dobësie.

Ai e vrau Elteva Ndoken per motive banale, pasi kishte patur nje lidhje intime me te dhe nuk pranonte ndarjen. Nikolli u arrestua ne rrethinat e Mirdites. Sipas Policisë, autori është ndjekur deri në fshatin Kallmet, ku ai ka braktisur edhe mjetin. Sipas policisë, ai është ndihmuar edhe nga një shtetas tjetër, V.N. që është shpallur në kërkim gjithashtu. Pasi ka pikasur policinë, autori ka zbritur në një përrua, por është kapur nga efektivët.

Njoftimi i policisë

Kapet dhe arrestohet në flagrancë brenda pak orëve autori i dyshuar i vrasjes së shtetases E.N. ndodhur në Lezhë rreth ores 10:05. Në bazë të informacioneve të siguruara dhe falë një pune të mirëorganizuar operative dhe operacionale nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, u bë i mundur lokalizimi dhe ndjekja e e vazhdueshme e autorit të dyshuar në fshatin Kallmet. Autori i dyshuar në momentin që ka vënë re se po ndiqej nga policia, ka braktisur automjetin duke tentuar të largohet me vrap në drejtim të një përroi por është rrethuar dhe kapur në flagrancë nga efektivët e policisë.

Shtetasi Alfred (Bardhok) Nikolli , 31 vjeç, banues në Lezhë dyshohet se për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri shtetasen E.N. 28 vjeçe, banuese në Lezhë. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” në ngarkim të shtetasit Alfred (Bardhok) Nikolli. Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit V.N., për vepren penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

2 komente në “Vrau parukieren në Lezhë, rrëfehet autori: Pse e bëra”

  1. kurt lakmori says:

    e vrau sepse ai esht malok. dhe maloket jan “t fort”. dhe kta lloj “t fortesh” nuk durojn dot kur tjetri esht n hisen e vet,. kta dun me I hy n hise kujtdo ku kta lloj tipash mendojn se tregojn “forcen” e tyre.
    dhe pasandaj ,kta “t fort” epic,behen pula koteci kur I del para nanji hunlesh. dhe ne kte rast ,sa me hunlesh te jet shteti aq me pedera behen malokt.

  2. Moni says:

    Opo sa te beses jane keta malesoret, Nuk jane si myzeqaret, apo elbasanasit, korcaret, gjirokastritet te cileve ju dridhet dora per te vrare nje femer. Keta te fundit nuk e kane idene e nocionit BESE. Sepse nuk jane te pabese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje