“Berisha islamik ekstrem. Kërkon të përfitojë duke ndihmuar Greqinë kundër Shqipërisë nga frika e drejtësisë”

13 Nëntor 2016, 19:52Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Cili është qëllimi i shqiptarëve sot: pasioni fetar; armiqësia zonale mes shqiptarëve, apo ngritja e dinjitetit kombëtar dhe pasurimi shoqëror me anë të ndëshkimit të korrupsionit?

I.Sikur ta ngresh këtë pyetje, të gjithë do të mbeshtesin “ngritjen e dinjitetit kombëtar dhe pasurimin shoqëror” në Shqipëri. Por, pastaj, gjithsecili hyn dhe bëhet pjesë e pasionit të grupit ku bën pjesë, dhe shqiptari lufton shqiptarin për të mbajtur gjalle armiqësinë e brendshme, e cila është shpesh zonale dhe herë-herë edhe fetare, e nxitur nga fqinjët tanë, dhe jo nga ne vetë.

Këtu pastaj, në mungesën e ketij uniteti shqiptar, ka hyrë gjithmonë me penetrim interesi i fqinjëve, ekzistenca e të cilëve, koha po e provon, se ka shekuj që lidhet drejtpërsëdrejti me dekadencën liderëve të shoqërisë shqiptare. Kjo eshte arsyeja që gjithkush duhet të mendojë për ngritjen e dinjiterit shqiptar.

Por ne ende nuk kemi një shtet të drejtë shqiptar. Ja, kjo eshte arsyeja themelore: Shtetin shqiptar e kanë drejtuar fqinjët për interesat e tyre, dhe pushtetarët shqiptarë kanë siguruar luksin e tyre, me imponimin e varfërisë shqiptare. Këtu e zë nismën e vet tragjedia e stërzgjatur shqiptare.

ll.Dhe kjo sëmundje ende nuk eshte shëruar: i prekuri i fundit duket se është Sali Berisha. Ky ndihet i trembur shumë nga Reforma shqiptaro-amerikene dhe po mendon të përfitojë duke ndihmuar interesin grek kundër Shqipërisë. Ka marrë kurajë nga një injorancë e ministrit te Jashtëm grek, dhe duke e ditur se ende Amerika është në sistemimin jurudik të Presidentit të sapozgjedhur, si një kaçak malesh, e di politikën psikikë kaçakërie. Eshte i korruopruar, ka grabitur shqiptarët familjarisht, dhe me naivitetinin e abuzuesit politik kërkon një lufte në Ballkan.

I gjithë ky oreks i lig berishian vjen se, befas, këto ditë ka dalë një injorant, ministër grek, dhe i kërcënohet Shqipërisë dhe shqiptarëve, kur brenda shtetit të tij jetojnë mbi tre milionë shqiptarë që, në nje shekull e gjysmë, nuk janë lejuar që të flasin shqip. Pse? Sepse asnjëherë nuk ka pasur një shtet shqiptar në funksion të interesit shqiptar, që të jetë i fortë, unik dhe mbrojtës i një shoqërie të pasur. Por, pikërisht këtu ngrihet kjo pyetje: çfarë do të ndodhë?

Armiqësia e fqinjëve tanë do të ekzistojë, sepse ky është fenomeni ballkanik antishqiptar që ende nuk ka mbaruar; por pyetja ngrihet për shqiptarët: a do të drejtohen shqiptarët nga perfaqesuesit e tyre të ditur?

Ja, kjo është arsyeja që po kërkohet një Reformë në Drejtësi, e cila eliminon nga skena të gjithë klasën politike dirigjente aktuale. Ky është konflikti aktual, sepse të korruptuarit duan që të sundojnë, edhe pse janë të paaftë. “Te shesim territoret shqiptare te fqinjet, dhe të sundojmë shqiptarët me forcën e fqinjëve”, kjo ka qenë motoja e korrupsionit shqiptar në njëqind vjet shtet shqiptar. Këtë po kerkon këto dite edhe Sali Berisha, duke evokuar çështjen e detit në Sarande kur thotë se “deti në Sarandë i takon grekëve, por nuk e lë Turqia”.

Këtë te Turqisë, në fakt, e fsheh, duke thene “nje palë e trete”. Por, pala e tretë eshte Uashingtoni. Kurse Saliu ka frikë ta shprehë, dhe i intereson të thotë, Turqia, sepse ka që në vitin 1992 që, edhe pse është komunist ateist, në ndihmë të Beogradit, ka luajtur në Shqipëri kartën e islamikut ekstrem. Kudo do islam, që të largojë Amerikën dhe Perendimin nga mbrojtja e çështjes kosovare dhe shqiptare në Ballkan. Në fakt, kjo ka qenë dhe mbetet të jetë edhe politika arkaike e Beogradit dhe Athinës, për të dominuar çështjen shqiptare në Ballkan me racizëm antishqiptar.

lll.Por sot kjo politikë është jo vetem arkaike, por dhe e humbur. Te gjithë këta pseudopolitikanë në Beograd, dhe në Athinë bashkë me Saliun në Tiranë, janë të zhvleftësuar nga koha. Politika amerikane dhe ajo europiano-perëndimore kanë intres të madh në Shqipëri. Shpresa semos presidenti i ri amerikan, Donald Trump, do të dalë kundër interesit amerikan kundrejt Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkan, që po ushqen ndërkohë Berisha, është dëshira patologjike e Saliut që kërkon t’i shpëtojë ndëshkimit për abuzimet e tij kundër shqiptarëve, dhe aspak një realitet.

Kjo sigurisht që është shpresë e një patologjie të kotë, sepse, jo shitja e territorit shqiptar, që është pamundësi absolute që të ndodhë më, por as “ardhja e ufove në Shqipëri”, nuk e shpëton dot nga ndëshkimi Sali Berishën dhe arradhën e korrupsionit elitar politik në Shqipëri. Politikisht, ndëshkimi i kësaj arradhe të pistë korruptive shqiptare, e forcon edhe më tepër aleancën shqiptaro-amerikane dhe pozicionin dinjitar të Shqipërisë si anëtare e Bashkimit Europian. Kjo për faktin e aktivitetit edhe më të fuqishëm që pritet të vijojë si politikë reformiste shqiptaro-amerikene në Ballkan, nga presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.

25 komente në ““Berisha islamik ekstrem. Kërkon të përfitojë duke ndihmuar Greqinë kundër Shqipërisë nga frika e drejtësisë””

  1. lej feni says:

    Une mendoj qe TAKU eshte absolutisht perfaqsuesi me tipik i popullit shqiptar,Taku president dhe Rama kryeminister ,Mero Baze keshilltar dhe jemi komplet te perfaqsuar si popull,keta meritojme nuk ka me te mire ai popull se keta.

    1. €piriiiiii says:

      Ju kujtohet Sadam Hyseni,po Mubaraku,po Gadafi, Saliu eshte 1 Kopje e Shemtuar e tyre, edhe fundin Zoti ja ka Rezervuar me te Shemtuar se te ketyre tipave me siper. Laku po ngushtohet Koha po Afrohet Zoti Vonon por nuk Harron. Sali Pencilina behu gati…….. . .

    2. Kujtim says:

      LEFEN TE LUMTE GOJA.SALIUN E NJEH GJITH BOTA.NJE OYETJE KA NGA POPULLI . PSE SSLI QENI NUK FUTET NE BURK PER TE LIGAT WE I KA BERE KETIJ KOMBI…..

      1. Lugati says:

        nuk futet ne burg sepse. bashkpunon me ripjelljen +LSI

    3. Kujtim says:

      LEFEN TE LUMTE GOJA.SALIUN E NJEH GJITH BOTA.NJE PYETJE KA NGA POPULLI . PSE SALI QENI NUK FUTET NE BURK PER TE LIGAT QE I KA BERE KETIJ KOMBI…..A do pergjigjet nje dit , qe populli ta shikoi ne burk kete kriminel

  2. adi says:

    avukat ke te drejte
    po te jesh ne krah te trump te grekeve te europes edhe te ruseve po te duash, je islamik.
    po te jesh me erdoganin gylenin al bagdadin profesorin e bin laden qe rilindja e solli ne shqiperi te ndertosh xhami e te prishesh kisha je i krishtere!!!!!!!

    1. L leshi says:

      Sa here lexoj komentet e tua me mbushet me shume mendja se je komplet idjot i lindur dhe e keqja eshte se shqiperia ka shume si puna jote dhe e ketij koqes poshte me emrin arben..
      Vafshi ne djall ju saliu dhe gjithe fara juaj islamike.

  3. Arben says:

    IK OR MIK, SE E MOREM VESH QE EDHE TI JE KUNDER ISLAMIT.

    SE CFARE TE KA BERE, KETE E DI TI, POR NJE GJE ESHTE E SIGURT, ISLAMI ESHTE E ARDHMJA E SHQIPETAREVE.

    DERI SA PA RROKUR KETE RRUGE, DO TE VAZHDOJME TE JEMI SI ALABAKER.

    ALLAHU EKBER.

    1. F.K says:

      P o pse mor taku pse i prek islamin arbenit,,,mos or burrë se nuk ka lezet,thuaj vetëm që na keni care kaaaaarrrrrinnnn ,,nuk u frynë në ISIS 4 vjet por na shet edhe si te ardhme,,ik o arben fshi bythen

    2. Emiljano says:

      Nuk e di ky arbeni e ka seriozisht apo ben sarkazem.po e ka seriozisht paska ik per lesh.te kam q.. Islamin dhe kush e ka ber islamin feja me e prapambetur ne bote qe e ndjekin vendet me te prapambetur.

  4. doktor apo penicilina? says:

    Avokat, e ke zbethyer ne detaj.
    Komunist dhe ‘Penicilines’ Berisha ja ke “qendisur nje esse” aq bukur sa ska me!
    Aah te shkretit qe po i iken boja, dhe po i del fytyra.
    Si thua avokat, tani qe po i del boja dhe nuk ndokon ne politiken shqiptare, ben vaki dhe e heqin qafe “shefat” e vet ‘penicilinen’ ?
    Edhe mundet..

  5. Fieri says:

    Ti Arben suniti ik andej nga turqia dhe nderro emer madje.legen

  6. o ngjela fle dhe zgjohesh me endra anglosaksonesh po cdinjitet shqiptar mor i mare ku ka pate ndonjehere ky shtet i pjerdhur

  7. nord.al says:

    L leshi, ke thene plotesisht cfare kisha une nder mend. Falemnderit.

    1. dedë says:

      Po ngjela ke të drejtë

  8. arti says:

    Me vjen keq avokat toni po flet tamam si enver hoxha gjithmon fajen e kane te tjeret.Me vjen keq pore Kjo eshte thjeshte injoranze puro.Si ka mundesi qe asnje nuk e do shqiptarin ne cdo vend ku jane i kane bezdi ,se nuk dine te bejne gje tjeter te vjedhin te shesin droge sepse e kane ne kuranin e tyre ne shekuj qe po nuk qe i zoti te vjedhesh nuk munde te martohesh biles u kendojne dhe kenge me shume krenari hajduteve.Pirdhe avokate qe te lerohesh ,keshtu jane ato fjalet e tua.

  9. Dule biondi says:

    Ngjela ka te drejte.
    Kete vend po e marrin me qafe mjekercjapet e Greqise e Arabise. Po ti shohesh nga veprat, del se Janullatos = Al Bagdati dhe Kisha greke = ISIS.

  10. Aleko says:

    Sinqerisht e adhuroj kete burre,Eshte i vetmi qe hapur zbardhr palacolleqet e poltikaneve shqipetsre ne keto 100vitet e fundit dhe ne menyre te vecante krypalocos ,antishqipetarit me te terbuar qe ka ncjerre shpura e plitikaneve qe tashe se fundi ka dale hapur ne mbrojtje te interesave greke ne dem te shqiperise.Cudia eshte qe shqipetaret flene gjume dhe jo vetem nuk reagojne por mjafte syresh e mbrojne,Vertet ne shqipetsret kemi nje problem me veten ,kemi humbur shume nga vetja sepse kemi humbur vetedijen kombetare dhe detyrimet qe cdo shqipetari qe buron nga kejo vetedije.A mund te imagjinohet nje kryeminister grek apo serb te beje deklarsta ne mbrojtje te interesave shqipetare ,sic ben ishkryeministri yne kur u thot grekerve ,hidhni ne gjyq qeverine shqipetare per ti marre detin,A e imagjinoni cdo ndodhe ne opinionin publike dhe ne qarqet politike te ketyre vende, nje furtune e vertet qe do ta detyronte kete politikan te fshihej si mi nga protestat e popullit te vet.Jemi vertet per te ardhur keq dhe po vazhduam keshtu ne do perfundojme ne humnere per te mos dale me qe andej.Ka ardhe kohe per reagim popullor kunder ketij politikani te rrezikshem per shqiperine.Saliu ka dale hapur ne bejme gjumin e thelle.Duhet te behemi te vetdijshem :Sali Berisha nuk duhet lene i lire te mbaje penge vendin dhe te cenoje integritetin e Republikese se Shqiperise ne emer te intrressve te tij…mjafte me !…

  11. Krio says:

    Gjithmon bindem edhe me shume se Enveri s ka denu njeri kot

  12. zaho says:

    Bravo Arben mendimi i vogel po shkronjat i ke vene te medhaj. Po ku te vajti mendja more

  13. Q.S says:

    Pikes I ke rene dhe se luan as topi.

  14. Ilir says:

    Eshte e tmerrshme sesi nje nivel kaq i ulet sa i Spartakut te zeje vend ne nje gazete online dhe te metoje te jap mend. Lereni Takun ne budallallekun dhe paditurine e tij se ndoshta ftillohet dhe e kupton pse as nje kryeminister ne keto 25 vjet s’e ka qasur te dera… Duket qe Meroja thjesht do ta perdore dhe per kete eshte per te ardhur keq.

  15. kozmo says:

    Nje psikoanalize teper e sakte ,qe do ta kishte zili dhe vete Frjodi .
    SALI BERISHA ESHTE FUTUR NE NJE RRETH ,NGA I CILI NUK DEL DOT ME KURRE !!!

  16. shushica says:

    Ngjela , edhe pse ndonjheherë jep shumë ngjyra …në thelb ke të drejtë .Një gjë kanë harruar Berisha dhe banda e tij…Trump , pavarësisht nga shumë deklarata elektorale , ka synim themelor çrrënjosjen e korrupsionit , vendosjen e ligjit dhe rigjallërimin e ekonomisë amerikane për ripunësimin e punëtorëve në qëndrat industriale të falimentuara, duke i rigjalleruar ato ….Pra një president i tillë do të jetë me i rreptë me klasën e korruptuar dhe oligarkët e anarkoanadollakut Berisha…ndërkohë qe adminstrata Obama , pavarësisht fjalëve të bukura, bënte klasifikime të papranueshme dhe përkëdhelje të habitëshme për personazhe të zinj , antishqiptarë , radikalë islamikë si Berisha ! Basha e kompani..Duket , segmente të politikës amerikane , sidomos në Depertamentin e shtetit dhe lobet e paguara nga Berisha akoma kane ndikim të fortë .Shpresoj se Trump, me stilin e tij të drejtpërdejtë , do ti largojë këto forca që për çudi kanë 26 vite që vērtiten nëpër sallonet e politikës amerikane , pavarësisht se cili president qëndronte në Shtepinë e Bardhë ..

  17. ramadan says:

    Avokat Nxhela!Shkrimet tua i lexoj .Ta tha dikush i thur mirë esetë.A ma ato ese janë aq injoruese sa ska më.Si duket ke mbet në shelnje mes lumit.nuk din kah ke orientimin.Ne Beograd apo Athinë.Nuk je i vetmi .Ka mjaftë jerëz si ju .Ja futni kot.Sa mirë është që ca koka të mëdha Si D.Agolli,I.Kadare,R.Qosja,Adem Demaqi e ca tjerë të mos merren me a ime politike.Jo së bëjnë gjë por humbin autoritetin.Ti njk je mes tyre.Ti shkruajcka të duash.Sta fut kush.Se ti Vatikan e Meke e ke Beogradin e Athinëm.Ike afër.Jo si dal zot Saliut apo Ramës.Njësoj janë.Ama të pyes ku eshtë Shqipëria sot.Ku do vete neser me këtë klasë politike prej llumi.E kritikon Saliun të lumtë.Po Rama.E degjove ç’tha per Trump.Kjo eshtë politike o vëlla.Se bashku me Thaçin.Janë të mjerë.Vaj Shqipëria ne kë ka mbet.Avokat Ngjela kur dēshiron te shkruash per te mirën e vendit qe pretendon se doshume.Shkruaj realisht.Edhe për të kaluaren tane,të prindit.Te Saliut,të Rames.Shkruaj per te bemst e tyre se jane gati mjesoj.Rams si duket ja tejkalon.Me qeverisjeDroga.Jeni per turp.E ti…Ah Beogradi.Ah Athina.Ke te shijuar embelsine e Beogradit.Po nuk si ngece.Lutju Rames ne vizitat eshumta qe ja ben ndodhta te merr me vete.Se te ec fjala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje