Rama në New York tregon për gjyshin shofer të Zogut, të kaluarën komuniste, përvojën si ministër Kulture dhe si përkufizon një ministër të Nanos

13 Nëntor 2016, 22:46Politika TEMA
Rama në New York tregon për gjyshin shofer të Zogut, të

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer disa kujtime nga e kaluara e tij në Nju Jork.

“Na e trego pak historinë e saksofonit”, i tha organizatori i ekspozitës, Edi Ramës, që ishte përgatitur për një rrëfim të sinqertë në Galerinë Marian Goodman në New York.

Ishim ne liceun artistik dhe një shoku ynë flautist erdhi dhe na tha: “Doni të shikoni një saksofon?” Ishte sikur të thoje: “Do të shkosh ne bordello?” Kur je adoleshent dhe ke vetëm imagjinatë. I thashë: “Sigurisht që dua të shikoj një saksofon”. Shkuam në shtëpinë e tij, ishte një eksperience shume emocionuese, shume erotike. Zemrat tona rrihnin fort. Një prej nesh bënte roje, ndërsa shkuam te rrobat e gjyshes se vdekur… hiq rrobë pas rrobe… ishte zhveshja me e gjatë në jetën time… dhe me pas shfaqet ky trup i pabesueshëm dhe i bukur dhe ta prekje ishte e pabesueshme pasi ishte e ndaluar”, tha Rama.

Anekdota e radhës ishte për kanaçet me Coca-Cola nga Kosova.

“Kur im atë shkoi njëherë në Kosove për të dhënë mësim, solli 5 kanaçe “Coca Cola” që I ruajtëm ne frigorifer. Ne ishim 5 pjesëtarë në familje dhe kanaçet nxirreshin një e nga një për secilën prej ditëlindjeve tona. Qëndronte aty ne mes te tavolinës si diçka e pabesueshme dhe ne shijonim “Coca Colën” ngadalë e ngadalë”.

Rama sakaq rrëfeu si u njohën dhe si u martuan gjyshi dhe gjyshja e tij, dhe si e pagëzuan nipin e tyre katolik dhe ortodoks njëherazi.

“Gjyshja ime ishte katolike dhe shumë besimtare. Gjyshi im ishte ortodoks por i pafe. Besonte vetëm te femrat dhe te makinat. Është histori e gjatë si u martuan. Por e bindi se kishte një makinë shumë të bukur dhe një gramafon. Babai i tij e nisi në Itali për t’u bërë intelektual, por ai mori të gjitha paratë në bankë dhe bleu një makinë. Dhe kur erdhi në Shqipëri u bë shoferi i kryetarit të Bashkisë se kishte një makinë më të mirë se e kryetarit të Bashkisë. Kur kryetari i Bashkisë shkoi tek mbreti, mbreti pa makinën dhe i tha: Sa bën? Ai i tha: Është e shoferit! Atëherë sill shoferin.

Dhe kështu u bë shoferi i mbretit. Dhe takoi gjyshen time që ishte katolike. Por familja e saj nuk do ta lejonte kurrë se ai ishte ortodoks, ndaj bënë një “rrëmbim konsensual”. E mori në makinë nga Shkodra në Durrës. Kur po parkonin ajo tha: Ku jemi këtu? Ai: Në shtëpinë time! Jo, i tha ajo. Në hotel. Duhet të martohemi. Jam katolike.

Atëherë shkuan në hotel dhe më pas në kishë. Në kishë i thanë: Jo nuk mund të martohesh me të. Ai është ortodoks. Ndaj ajo i shkruajti Papës: “Ati im i shenjtë. Jam në hall. Më lejo të martohem me këtë burrë. Ai është ortodoks, por ai nuk beson në asgjë. Të lutem më lejo të martohem dhe betohem se të gjithë fëmijët e mi do jenë katolikë” Dhe gjyshi thoshte “Bëj ç’të duash. Nuk më intereson se çfarë feje do të kenë fëmijët”. Kjo tregon shumë për ne.

Ndaj dhe babai im, xhaxhai im ishin të gjithë katolikë. Por kur linda unë, ai (gjyshi) më çon në një kishë ortodokse dhe më ka pagëzuar. Kur u kthye i tha gjyshes: Ti abuzove me dashurinë time. M’i bëre të gjithë fëmijët katolikë, por unë mora hak. E pagëzova këtë ortodoks!

Por ajo i tha: Më vjen shumë keq për ty, që nuk e paske kuptuar. Ne vërtet jemi minoritet, por jemi më të organizuar. Unë këtë e kam pagëzuar katolik, kur t’i flije gjumë.

Dhe mua Papa më ka thënë: Ti je katolik. Pjesa tjetër është ujë. Kur erdhi në Tiranë, unë e pyeta për djalin tim. Unë jam katolik, gruaja ime, Linda është muslimane. Po ai? Dhe Papa më tha: Edi unë e zgjidha dilemën tënde, atë lëre ta zgjedhë vetë.”

Rama përshkroi edhe një ministër shqiptar nga koha e qeverisjes së Fatos Nanos:

“Në Këshillin e Ministrave ishte nje torturë. Nuk i ndiqja dot, nuk kuptoja dhe pikturoja gjatë të gjithë kohës mbi shkresa. Kisha ministrin e Arsimit ne krah qe gjithmonë ne fund me pyeste: “Mund ta marr këtë?” Po i thoja, merre. Një dite shkoj ne zyrën e tij, ndërkohe qe akuzohej për korrupsion, dhe me tregon këtë koleksion. U ndjeva sikur kishte vjedhur artin tim. U ktheva ne zyrën time dhe i them asistentes: “Ky duhet te jete hajdut, njerëzit me siguri kanë arsye që e akuzojnë, se ai ka vjedhur artin tim. Mund ta marr, mund ta marr… i kishte marre te gjitha”.

12 komente në “Rama në New York tregon për gjyshin shofer të Zogut, të kaluarën komuniste, përvojën si ministër Kulture dhe si përkufizon një ministër të Nanos”

  1. tfgs1 says:

    o Zot,traplliqet e ketij te tredhuri[atheos] nuk njohin limit……” gjyshi im ishte ortho/xe por i pa fe!!!!
    ”….gjyshi i tha gjyshes se nuk i behet vone se c’fe do te kene femijet!!!???
    Dhe ngaqe corapekuqi e kujton me nostalgji gjyshin[e tredhur,atheos] e ”respektoi” me pagezimin e djalit ne ”Zaho”……!!!!!!
    Ky quhet degjenerim total i nje robi pa fe,pa kulture,pa nacionalitet,pa….pa……..pa……,pra thjesht PAPARA![per ata qe e kuptojne]

  2. Emiljano says:

    Ke humb kot per stand up comedy

    1. Dino says:

      Ne trurin tend te vockel sa nje kokerr orizi.

  3. Petro says:

    Brockulla dhe cinikerira.Nje njeri qe nuk beson eshte kafshe.

  4. adi says:

    Rilindja
    Kete historine me gjyshen duhet tu kishit kursyer shqiptareve.
    Sepse eshte nga ato genjeshtrat qe nuk I ha njeri sepse:
    Nese gjyshi I kr rilindasit per hir te dashurise u be katolik nuk kishte pse ti vnte te birit nje emer tipik ortodoks Kristaq.
    Nese ne familjen e gjyshit te kr rilindasit ishin ritur si katolike dhe jo si ortodokse I jati I kr rilindasit nuk do martohej me nje ortodokse Aneten.
    Nese ne familjen e kr rilindasit ishin ritur si katolike nuk kishte pse kr rilindasi te merte nje grua ortodokse Matilden.
    Se jane shume “rastesi ” Per te besuar.

  5. albatros says:

    Çfare do te thote autori me kete?

  6. shushica says:

    Rama , vërtet nuk kishte coca cola në Shqipëri….por të garantoj , në kinemanë e shkollës ku unë studjoja kam parë e dëgjuar saksofonin me interpetuese ….femër nga estradat e ndërrmarjeve…..ishte vërtet eksituese….por kjo ndodhte në 1966…..Në mbrëmjet e vallëzimit që bënim pak a shumë njëherë në muaj në këto vite , unë personalisht shkoja dhe prenotoja orkestrën e Naimit …afër rrugës Bardhyl….ku vegla më e bukur ishte saksofoni që e luante Naimi dhe ne paguanim 700 lekë të vjetra për 3…4 orë Gjatë gjithë mbrëmjeve të vallëzimit luheshin dy valle popullore për kontorno …dhe vetëm muzikë perëndimore …..Për ne djemtë dhe …..vajzat që vinin nga shkolla pedagogjike dhe e gjuhëve të huaja ishte diçka e mrekullueshme….Sigurisht edhe ne jetonim dhe gëzonim Z.Rama…në mënyrën tonë , pa drogë dhe shtëpi me gjethe sepse nuk na interersonin…..Kush është bashkëkohës dhe bashkënxënës e kupton dhe mund ta konfirmojë…

  7. Edi Idem says:

    Lyeje biografine sa te duash e si te duash!
    Ti je nje bastard i historise se Familjes Shqiptare.

  8. Pandis Carapulis says:

    Ky eshte mitoman i pashprese. Genjen pa qene i detyruar, duke kujtuar se eshte ne qender te vemendjes.
    Interesant si e trajtojne organizatoret e ekspozites-si lolo : “O Ramee, na trego edhe njehere ate historine e saksofonit …historine me dy zezaket poshte ures ne Paris dhe experiencat e para si male-whore ne kuartallin maroken”

  9. LG says:

    Nuk e di për të tjerat,por kjo “përralla” për saksofonët në atë kohë është komplet gënjeshtër me bisht si ajo e Saliut të zi që thotë se medemek mësonte fshehurazi gjuhën e huaj në atë kohë.P….. me rigon.

  10. Edi says:

    Edi
    U be mode kjo te genjejme per ata qe nuk jane ne kete bote te themi kane qene keshtu e ashtu sipas interesit ,per piken qe thote Rama se gjyshi tij ka qene shofer i zogut nuk eshte e vertete,kete e di mire bile te thene nga ai qe ka qene sebepi qe gjyshi tij te vinte nga Durresi me pune ne Tirane ,gjyshi i tij Vlashi ndjese paste ishte mekanik automjetesh ne Durres dhe punonte ne servisin e tij privat,nje bashkqytetari i tij ne MPJ Tirane i propozon per te filluar pune ne kete ministri per mirmbajtjen e e automjeteve te kesaj ministrije dhe si shofer kur do te ishte e nevojshme dhe ai pranoje te beje kete pune dhe u transferua ne Tirane ,per kete fakt ka edhe dokumente te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje