Rama: Opozita po na turpëron para BE, çon "Vetting"-un në Kushtetuese për të vonuar hapjen e negociatave

13 Nëntor 2016, 18:02Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u është rikthyer sulmeve ndaj ish­paraardhësit të tij Sali Berisha.

Në komunikimi e tij të javës me publikun përmes rrjetet sociale kreu i ekzekutivit folur gjerë e gjatë për progres – raportin e KE-së dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sipas Ramës 3 vite më parë Shqipëria ishte një shtet i pa reformuar, ndërsa sot ka marrë dritën jeshile për nisjen e negociatave.

“Tre vjet më parë Shqipëria ishte një vend i refuzuar tre herë me radhë, në tre vite rresht në përpjekje për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Një shtet i pa reformuar me imazh të keq ndërkombëtar, me një kryeministër që kishte humbur çdo respekt ndërkombëtarisht dhe që prej disa vitesh nuk e qaste më askush në derë, me një politikë të jashtme pa asnjë peshë në rajon, lërë më pastaj për respekt në Evropë”, u shpreh Rama.

Edhe njëherë tjetër Rama akuzoi opozitën se po hedh “baltë” dhe po turpëron Shqipërinë me broçkulla për kanabistanin.

“Kush mund ta imagjinojë për shembull se negociatat do të çelen normalisht nëse kur ekipet do të jenë gati për t’u ulur në tavolinë, nuk do të ketë nisur zbatimi i ligjit të Vettingut. Askush me dy fije mend në kokë, nuk e imagjinon dot.

E dinë këtë edhe dritëshkurtrit që e kanë bllokuar përkohësisht Vettingun me një kërkesë të turpshme për ta shpallur antikushtetues dhe me sa duket me një qëllim për të vonuar negociatat, për të vonuar drejtësinë.

Por ne duhet të vijojmë të bëjmë progres në çdo fushë. S’ka pikë dyshimi se Shqipëria do të çelë negociatat me BE sapo puna përgatitore për reformat të ketë filluar dhe ne të kemi vazhduar të japim provën e vijimit të progresit në çdo fushë, përfshirë edhe zbatimin e ligjit për vettingun, pa asnjë diskutim.

Por s’ka si të mos ketë më asnjë pikë dyshimi që opozita jonë po na turpëron të gjithëve në sytë e familjes europiane me broçkullat e saj për kanabistanin dhe me stanin e lepujve që përfaqëson për fatin tonë më të keq”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nga ana tjetër tha se qeveria ka shumë për të përmirësuar ashtu si edhe ai vetë në detyrën e Kryeministrit dhe për këtë tha si shtrij dorën dhe opozitës, duke i kërkuar asaj që të bëjë detyrën që i takon.

“Edhe për opozitën dora është e shtrirë dhe mbase jo gjithçka është vetëm në dorën e saj, kështu që do të reflektojnë dhe do të reflektoj çfarë mund të bëjmë ne vetë më shumë që ta ndihmojmë opozitën të futet në rolin e saj, të rikthehet në detyrën e saj, të rivendoset në vendin e lënë bosh prej tre vjetësh”, përfundoi Rama.

4 komente në “Rama: Opozita po na turpëron para BE, çon “Vetting”-un në Kushtetuese për të vonuar hapjen e negociatave”

  1. qytetar says:

    PD na ka turperuar gjitmon ,si ne pozite ashtu dhe ne opozite . Ata jane te gjithe nje grup idiotesh , ku ne vend te nxjerrin ide te reja ,nxerrin nga goja e tyre e degjeneruar vetem sharje ,shpifje .Krejt e kunderta ndodh me PS ,ata jane te perkushtruar si Shqipetare te vertet ,te nxjerrin Shqiperine nga bataku ku e la Antishqipetari Berisha .Te gjitha ndryshimet qe po ndodhin gjate ketyre viteve ata mundohen ti zerojne .
    Ndersa refofma ne drejtesi i ka cakorduar fare te gjithe , mundohen ti bejne dredha, por e kane te kote .Mjaft shine lame si deshen ,tani ka ardhur koha te dorzohen .

  2. says:

    Gjermania po punon për thjeshtim të popullsisë botërore ndersa në jemi bllokuar te një ide primitive e hapjes së negociatave

    1. L leshi says:

      O idjot cfare do te thote thjeshtim popullsie se ju shpellaret cfare nuk shpikni me trurin e gomarit qe keni…….

  3. denis says:

    ore shkerdhate kryminister harrove kur beje thirrje per mos hqjen e vizave per mos marrjen e statusit kandidatit per eu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje