“Arbitri turko-gjerman nuk gaboi, penalltitë dhe kartonët e kuq kundër Shqipërisë ishin të saktë”

gjimshitiDy kartonë të kuq me Shqipërinë që e mbylli ndeshjen me Izraelin më 9 lojtarë. Dy 11-metërsha të akorduar për miqtë. Ajo që ndodhi në sfidën kualifikuese në Elbasan Arena duket e pabesueshme, megjithatë arbitri turko-gjerman, Aytekin nuk gaboi në asnjë moment.

Në analizën e moviolës së dy episodeve që vendosën ndeshjen, Sokol Jareci, në postin e shefit të rekrutimit të arbitrave të rinj në Federatën e Futbollit dhe që për një dekadë ka mbajtur stemën e FIFA-s në Shqipëri, sqaron çdo episod.

Për penalltinë e shkaktuar nga Gjimshiti:

“Prej 1 Qershorit kanë hyrë në fuqi ndryshimet në rregullore, për ato momente kur ndërhyrjet në zonë penalizohen me penallti dhe ku specifikohet nëse ndëshkimi i lojtarit që shkakton ndërhyrjen do të jetë me kartonin e verdhë apo me kartonin e kuq. Me karton të verdhë, mbrojtësi ndëshkohet nëse shkakton faull, por është në duel për topin, ndërsa masa disiplinore me karton të kuq vjen në momentin kur ka shtyrje, mbajtje apo tërheqje. Ky rregull bën që rasti i Gjimshitit të ishte për karton të kuq. Argumenti për ti dhënë fund çdo debati është i përcaktuar dhe nuk lë vend për interpretime”.

Në rastin konkret topin e ka në zotërim sulmuesi i Izraelit, ndërsa Gjimshiti e kishte pothuajse të pamundur për ta arritur. Kjo është një situatë ky arbitri ishte i saktë në zbatimin e rregullores. Kemi disa momente të evidentuara edhe nga FIFA dhe UEFA për raste të ngjashme si ky i Gjimshitit, ku lojtari që nuk është i interesuar për topin ndëshkohet me karton të kuq, ndërsa skuadra penalizohet me penallti. Janë episode ku duhet të saktësohet kriteri”, thotë Jareci për Super Sport.

Sipas ish-bilbilit ndërkombëtar, mbrojtësi kuqezi kishte vetëm një mundësi për të mos u ndëshkuar me kartonin e kuq:

“E vetmja mundësi e Gjimshitit për të evituar kartonin e kuq ishte të ndërhynte në sparkatë, për ti treguar gjyqtarit që synon ndërhyrjen te topi. Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe elitën e futbollit në Gjermani, ku megjithëse e pengon sulmuesin në një moment të pastër goli, ndërhyrja ndëshkohet si 11-metërsh ndërsa mbrojtësi vetëm me kartonin e verdhë, sepse ishte në spërkatë”.

Asnjë vend për debat edhe në rastin e kartonit të dytë të kuq për Shqipërinë dhe për 11-metërshin e dytë të Izraelit. Çdo gjë ishte konform rregullave, edhe pse loja vazhdoi shumë larg portës së mbrojtur nga Etrit Berisha:

“Edhe kartoni i kuq i portierit Berisha ishte i saktë, duke u zbatuar rregullorja që e tregon qartë. Nëse ndodh një sjellje e parregullt, gjyqtari ndërpret lojën e cila nis me masë teknike në vendin ku ndodhi situata. Në rastin e Shqipërisë kjo ndodhi në zonë dhe pas sinjalizimit të asistentit, arbitri akordoi me të drejtë penallti, ndërsa Berisha u ndëshkua me karton të kuq për sjellje të dhunshme në fushë”.

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në ““Arbitri turko-gjerman nuk gaboi, penalltitë dhe kartonët e kuq kundër Shqipërisë ishin të saktë””

  1. referi prej momlit says:

    Zoti Jareci me gjithe respektin qe kam per ju , nuk jame dakorte per sa thoni me siper . Ne ketu ne shqiperi kemi rregullat tona te futbollit dhe nuk na duhen ato te FIFA-as . Rregullat i bejme vete si duam ne dhe pike , mos justifikoni arbitrin . Nuk e pate dhe Ganiu nuk ishte dakort me vendimet e referit , pale lojtaret dhe ne tifozet !!!!!!!!!!!!!!! Neve bejme tonen , ata te tyren? zoti Jareci . ps : prisni tani zoti Jareci te sharat e futboll-dashuroreve “objektive” ,po ti mos u merzit ata jane me specialiste” se spacialistet e liçensuar . Seç me kujton dikur…….. hem ……………”. kopetentin” , po po kur turma kerkonte kopetentin ……. dikur tek Sudania dhe vazhdon ………………sot , neser e gjithmon meseleja, nuk do mesojme kurre !!!!!!!!!!!!

    1. €piriiiiii says:

      Perve Pregatitjes Fizike, Kuq&Zitè kane Shume po Shume nevoj per Pregatitjen MentaloPsiqike. Skuadra Rrembehet Shpejt nga Emocioni i Çastit, keshtu humb ne minutat e fundit ose nga gabime trashanike. Jo gjithcka do lene Fatit ose Albitrit

  2. Arbi says:

    Doli cifuti te mbroje cifutin o turkun,la marre ndonje grosh i varferi,faktin qe ishin penallti inegzistente e Kane shkruar gazetat spanjolle dhe italiane dhe shtypi sportiv boteror,..Po me kete vertetohet thenia se shqiptarit mund tja fusi vetem shqiptari,

  3. kashi says:

    dje ne ndeshjen luksenburg kunder hollandes, ndodhi i njejt gabim i mbrojtesit te hollandes me nje sulmues te luksenburgut.
    mbrojtesi hollandes mori te verdhe dhe penallti per luksenburgun.
    keshtu varet edhe kunder kujt skuadre i jepet karton i kuq.
    po te ishte nje skuader e madhe europiane shqiperia nuk do ti jepte karton te kuq.
    ne rastin e dyte duhet ti jepte edhe lojtarit izraelit karton per teatrin qe beri.

  4. vlora.vlora says:

    epoka de biasi duhet te mare fund ,ne tre keto kater ndeshje shqiperia ka qene si mos me keq ,ekip i cekuilubruar ,fut njerin dhe nxjer tjetrin

  5. Dori says:

    Ksaj i thonë ta shofësh neshjen me kokë poshtë! O Jarec, se si rekrutues i arbitrave të rinj duket nga rezultati që ke në punë sa i zoti je të bësh interpretime moviole, boll bone fole kodra mas bregut:
    1. Gjimshiti nuk i ndërhyn kundërshtarit por është kundërshtari që i del para këmbëve gjatë një dyluftimi normal për topin dhe ai duke u penguar rrezon edhe kundërshtarin dhe kjo mund të jetë maksimalisht penallti por absolutisht jo karton. Shikoje sjelljen e gjimshitit, duart, këmbët dhe trupin e tij gjatë kontaktit; a ka ndonjë shenjë që tregon qëllim ndërhyrjeje pa lidhje me topin??? Pastaj ai turku mund të mos e dijë, por ti e njef Gjimshitin si luan dhe kaq gjë duhet ta kuptosh! Të kishte qenë Cana nuk do kisha pas asnjë dyshim që meritonte ndoshta edhe të kuq por këtu ska diskutim!
    2. Berisha bëri gabim që shkoi në kontakt fizik me kundërshtarin. Por pse nuk e kthen pak videon në momentin e kontaktit dhe të shikosh që të dy kanë të njëjtën sjellje??? Izraeliti në një moment bie në tokë dhe kjo e bën të dhunshëm atë? Ky ishte rasti tipik i kartonit të verdhë për të dy!
    Sokol Jareci mos kërko të bëhesh i rëncishëm duke fol gjepura dhe duke lujt me ndienjat e tifozëve shqiptar.
    Pastaj, ca dreq shqiptari je ti që nuk pe asnjë sjellje të papranueshme të këtij arbitri që vetëm objektiv nuk ishte në gjykim!!!

  6. enter dobici Janullatos says:

    Po ndodh nje fenomen i cuditshem qe punonjes te fshf arbitra dhe ish-arbitra jane shperndar neper Tv dhe gazeta dhe te gjithe ne nje ze mbrojne vendimet e arbitrit shemtaraq turkomongologjerman,ca te ben te dyshosh qe mafiozi Duka e ka shit ndeshjen.

  7. Qifi says:

    Per te gjithe ju qe jeni krenare qe jeni shqiptare ju them se jeni vetem llumi i llumit. O sa mire me qene rilindas ha ha ha. Izraeli ju ben gojore se ju skeni shanc te jeni as sa palla tyre. Ndersa turku ishte i rritur ne gjermani skishte lidhjeme baben e rames erdoganin.

  8. Arberi says:

    Sokol ja ke fut kot! Ja rregulla e FIFA-s ne gjuhen gjermane:
    “Dreifachbestrafung” wird Auslegungssache Unter den Neuerungen ist ein Dauerthema: Die als “Dreifachbestrafung” bezeichnete Kombination aus Elfmeter, Platzverweis und Sperre bei einer Notbremse im Strafraum wird ab. 01.06.2016 abgeschwächt. Der Schiedsrichter kann ab sofort auch eine Gelbe statt einer Roten Karte zeigen, wenn der Angriff des Abwehrspielers dem Ball galt. Mit dem Strafstoß würde die Torchance wieder hergestellt, wodurch eine Gelbe Karte als Strafe ausreiche, so das IFAB. Damit wird die Notbremse zur Auslegungssache.!

    Ne rastin e Xhimshitit nuk duhej dhen kartoni i kuq, denimi i trefisht duhej evituar, ky ishte qellimi i ndryshimit te ketij rregulli. Ajtekin ishte ne presion per te ndihmuar izraelin dhe ai gjithsesi do te ndeshkonte shqiptaret. Ne minutat e para kur mbrojtesi izraelit godet me berryl Balajn, referi nuk ndal lojen, kurse nderhyrjet me te vogla ne anen tjeter i ndalon. Keto ishin shenjat e para se referi do favorizonte mysafiret.

  9. ciao a says:

    po jo sperkate, o shef, po spakate. Se nuk do e sperkiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *