Ben Blushi: Rama nuk është aq inteligjent sa unë, në libër nuk vras as atë dhe as Berishën

14 Nëntor 2016, 11:43Politika TEMA

Ben Blushi mohon që personazhi i librit të tij të fundit me titullin “Kryeministri”, te jetë Edi Rama apo Sali Berisha.

“Asnjërin prej tyre. S’ka lidhje, kryeministri është pre e fantazisë sime, kështu që askush nuk mund të bëhet gati se i ngjan”, thotë ai në një intervistë për Mapon.

I pyetur për faktin se “kryeministri” i tij në libër ka një tipar, bashkëpunon shumë me gratë, i ka ministre, drejtoresha, që të kujton Ramën, Blushi thotë në fakt se ai nuk është inteligjent sa personazhi i tij:

“Rama nuk është aq shumë inteligjent sa personazhi im. Nuk është akoma aq i përgatitur sa të jetë personazhi im. Kjo është historia e një njeriu që për të fituar më shumë pushtet sajon një atentat kundër vetës. Atentati nuk pati sukses për arsye që unë i shpjegoj. Është prirja e fantazisë sime, nuk ka asnjë lidhje me historinë”.

Ndërsa për vrasjen e kryeministrit në fund të librit, Blushi thotë:

“Letërsia nuk është politikë. Nuk është inxhinieri, as ekonomi. Pra, ti mund të thuash pse kjo zgjidhje? Ky roman së pari, është fabul për arsye se mua më pëlqeu kur e mendova dhe mënyrën se si e zgjidha rrugës. Pra dhe njëherë e them që është historia e një kryeministri, i cili për të rifituar zgjedhjet vendosi të sajojë një atentat për veten e vet. Sepse ishte e vetmja mënyrë për t’u viktimizuar dhe për të fituar më shumë pushtet. Atentati nuk pati fatin që ai mendonte dhe pati mbylljen që pamë”.

“Është një fabul që zhvillohet në të ardhmen. Dhe shpresoj që në të ardhmen të mos ndodhë ajo që ndodh në libër”.

4 komente në “Ben Blushi: Rama nuk është aq inteligjent sa unë, në libër nuk vras as atë dhe as Berishën”

  1. anamaria says:

    Pse i vini titujt mbrapsht ju gazetar te ndritur ??????????????!!!!!!!!!

  2. shqupisti says:

    Te dhj,…. fantazine tende . Ti je nje fyell qe te ka hyre vetja ne qejf. Ti deshiron vrasjen e Rames , sapse ashtu e mendon se te hapet rruga per te bere karjere. Pra je nje terrorist e asgje me shume. Shpejt do ta marresh vesh se sa te vlen lekekura ne zgjedh jet qe po afrojne, Ke drejtuar tre ministri dhe te tria ato i ke menderosur, ne te tria ato ka spikatur medriokriteti i jot. Je nje llafollog qe si hyn npune as dreqit, por i sherben me semiri berishes.

  3. tonini says:

    Ti je shume i mencem,po je dhe shume i ndershem,po nuk je hajdut,po je dhe shume shkrimtar,po je dhe shume i respektueshem,ti je per fukarane,pavaresisht qe nuk e di se cfare eshte fukaralleku,ti je i lindur per t’u marre me gjera te medha dhe qysh te vogel te piketuan se do behesh dicka dhe ne te vertete u bere dicka,po vetem kryeminister nuk ke arritur te behesh.Po mos u merzit bucko,jepi dhe pak bucko se dicka do behesh.Ti ke qene dhe deputet i Elbasanit dhe elbasanasit kur numerojne thone:dhite e dhite bejne njezet,kurse shkodranet i pergjigjen:dhite e dhite bejne nje mut te madh.

  4. Fatosi-kosove says:

    Ah blush blush qe vrave veten me sy ne balle!
    Nuk e them kete se bahet nami qe ti dole nga PS,perkundrazi,por nuk behet burri i madh duke share familjen e tij per qellime te tjereve,as mos mendo se duke kritikuar Ramen do te behesh dikushi ose edhe nje dite do ta zesh vendin e tij,kete sdo ta arrish kurre edhe nese do te futesh ne xhep te bashes dhe deri ate dite te shkruash libra e libra,dhe te siguroi se ato libra sdo ti lexoj as sali berisha sado qe kerkon ne çdo thes plehu te shkruara per Ramen dhe pastai te dalldiset nga gezimi,po ashtu blush te kemi pare shume here duke kritikuar sali berishan por ti na deshmon se kete e ke bere kinse po e sulmon siq duket me nje marreveshje me te per ti deshmuar PS-s se ti je kritikues i sali berishes ku ne fakt po del se ti paskesh qene kritikues i Rames dhe gjithe PS-s sepse ste ka bere minister apo diqka edhe me te madh,prandaj si i tille as librat qe ti i nxjerr me shepsh se pulat vezen nuk do kene ndonje vlere respekti per ty edhe nese publikisht do te bahesh me sali berishen e lulin per ta rrezuar Ramen,perkundrazi te siguroi se nese sdo jete ristani ne numerimin e votave edhe te tre bashk kunder Rames do delni te humbur pasi shqipatret jane tmerruar nga poshtersia e juaj,vrasjet,tradhetit,droga,krimi e shum te tjera qe pa fije turpi ia faturoni Rames edhe vrasjet e komunizmit qe Rama as qe ka qene i lindur,perderisa ka deshmitar te gjalle qe sali berisha ka qene nje nga vrasesit e dikurshem dhe ty ste bejne pershtypje,as nishanit perkundrazi po kenaqesh kur nishani dekoron kriminelet,prandaj blush nuk jane te gjithe shqipatret budallenj as kafshe sepse ste votojne ty,sali berishen e lul bashen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje