“Çelja e negociatave me Shqipërinë u bë për arsye rajonale”: Aldo çfarë thua!!!

bumciAldo Bumçi, njeriu që bëri betejë në Bruksel kundër Shqipërisë, deklaroi se atëherë se për Shqipërinë nuk u çel asnjë negociatë.

Por sot ka ndryshuar mendje.

Aldua ka thënë për Ora News se negociatat për Shqipërinë janë çelur.

Vetëm se, sipas tij, negociatat janë çelur për arsye rajonale.

“Situata e brendshme nuk e ndihmon Shqipërinë. E kanë ndihmuar arsyet rajonale dhe kjo është lehtësisht e lexueshme. Tre vite më parë, e ka marrë Serbia, vendi që ka shkaktuar luftëra në Ballkan.

Mali i Zi ka hapur dhe mbyllur kapituj. Pesë vite më parë i ka hapur Maqedonia dhe është bllokuar për shkak të vetos greke.

Kemi Kosovën që nuk u i është dhënë liberalizimi i vizave. Mbetet getoja e Evropës, për turpin e Evropës sepse kaq po aq shqiptarë sa janë në Evropë. Në këtë situatë nuk mundej që të mos jepte një mesazh për rajonin. Maqedonia është në krizë politike. Nuk zhvillon zgjedhje prej një viti.

Në Mal të Zi kemi një qeveri të brishtë. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Rusisë për të penguar integrimin. Për të mos i lënë shqiptarët të veçuar në rajon, Komisioni ka bërë një propozim me kusht”, ka thënë Aldua.

Ça t’i thuash këtij njeriu!

Është aq qesharak, sa atë që thotë sot, e mohon nesër!

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...