Cfarë do të ndodhë me financat publike para zgjedhjeve?

14 Nëntor 2016, 20:59Ekonomia TEMA

Nga Arben Ahmetaj

Po t’i kthehemi historikut, kam bërë një analizë shumë të thjeshtë se çfarë ka ndodhur me financat publike në vite elektorale. Sa herë që ka pasur zgjedhje, financat publike kanë kaluar gati- gati në kolaps, sigurisht në prishje të rregullave. 2013 ishte realisht kolaps. Ju lutem mos e merrni politikisht, por në koncept trashëgimie dhe mirë-administrimi të financave publike.

Imagjinoni së pari, në thesar, në mesin e vitit ishte harxhuar deficiti buxhetor i gjithë vitit. Për ta thënë më thjesht nëse për 12 muaj duhet të harxhoheshin 100 lekë, këto 100 lekë ishin harxhuar për 5 muaj, për të kuptuar logjikën se çfarë ndodhi me financat publike.

Kemi vënë një rregull, përveç atij fiskal, që asnjë qeveri në vit elektoral nuk mund të shpenzojë më shumë se 55% të deficitit vjetor të lejuar me ligj, që detyron çdo qeveri të jetë e disiplinuar në një vit elektoral. E pra, është vetëdisiplinim në finale. Për vitin që vjen borxhi publik reduktohet me 3%, nga 71.3% (71.8% ishte i pritshmi fillimisht, por është akoma më i ulët se 71.8%, shkon 71.3%- 71.4%) e PBB dhe vitin tjetër shkon në 69.1%, pra gati 3%. Pra dhe në një vit elektoral vazhdojmë axhustimin fiskal, i cili i përkthyer për qytetarët, është borxh më pak. Por jo thjesht borxh më pak i parë në një vit, por një përgjegjshmëri afatgjatë në raport me qytetarin, sepse çdo gjë që themi po nuk u përkthye në raport me qytetarin, nuk ka vlerë.

Në të njëjtën kohë për herë të parë kemi një bilanc primar 0,7% pozitiv. Çfarë do të thotë kjo? Është përgjegjshmëria e një qeverie për të mos krijuar borxh të ri, përkundrazi jo vetëm që nuk krijon borxh të ri, por nëpërmjet operacioneve të veta kursen për të paguar borxhin e akumuluar në vite dhe kjo ndodh në një vit elektoral.

Në të njëjtën frymë në buxhet për herë të parë formalizojmë tavanet 3 vjeçare duke i bërë detyruese në procesin e nisjes së prokurimeve publike. Sot ndava në Komisionin e Ekonomisë një shembull shumë interesant, në fakt është një ironi tragjike e financave publike. Kam sjellë një listë me rrugë të hapura në vitin 2012 dhe po ju them, i gjithë fondi I rrugëve të hapura kushtonte 250 milion dollarë, për t’u mbyllur të gjithë projektet. E dini sa ishin alokuar në buxhet atë vit? 200 mijë dollarë. 200 mijë dollarë me 250 milion dollarë, rrugë të bëra në ajër, rrugë virtuale që nuk ekzistojnë asgjëkundi. Konsideroheshin si të hapura, si të mbaruara por ishin vetëm në letër.

Por çfarë ndodhi me këto rrugë? Më besoni që ishte shkaku i parë i krijimit të gjithë atyre detyrimeve të prapambetura që sollën edhe falimentim të bizneseve, edhe rritje të kredive të këqija por edhe kuptohet, shkatërrim të financave publike.

Në të njëjtën kohë, buxheti i vitit tjetër ka brenda vetes financimin e disa reformave shumë të rëndësishme. Është reforma në drejtësi, që të materializohet, do mbështetur me financa publike. Është e përfshirë në buxhetin e vitit 2016 dhe në afatmesëm, qoftë mbështetje institucionale qoftë mbështetje pagash, është i përfshirë në trajektore të plotë duke filluar që nga viti tjetër.

°Pjese nga fjalimi  “Përdorimi i Përgjegjshëm i Fondeve Publike”,  i organizuar nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri.

4 komente në “Cfarë do të ndodhë me financat publike para zgjedhjeve?”

  1. ridi says:

    nuk mohohet angazhimi ne keto tre vite e gjysem jane marre reformat qe as nuk besoheshin per shqiperine ndonje here avash avash edhe reformat do japin rezultatin e vet

  2. tani says:

    ndryshimi dhe permiresimi shume me mire sesa ishte njihet ne rangje europiane do kohen e vet cdo gje nuk behet gjerat sa hap e mbyll syte.
    Urime dhe vazhdoni me kete ritem per ngritjen e mireqenies

  3. reta says:

    shume vleresime mbeshteteje per reformat dhe perpjekejet per te dale nga kriza dhe perfqesuar denjesisht ne rajon e me gjer

  4. Arben says:

    DO TE SHQYHEN SI SHALET E K…….

    PER KETE U LARGUA FMN NE 2017, PER TE MARRE BORXHE PER FUSHATE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje