DETAJET/ Pse u ekzekutua në mënyrë mafioze në Greqi, 32-vjeçari shqiptar

14 Nëntor 2016, 10:40Kronika TEMA

Mediat greke i kanë bërë jehonë vrasjes së tipit mafioz të shqiptarit 32-vjeçar Rigert Dervishi një ditë më parë në Athinë.

Ndonëse policia nuk ka rënë ende në gjurmët e atentatorëve, ka dyshime të forta që ekzekutimi në makinë i Dervisht të jetë bërë për larje hesapesh mes bandave kriminale.

Klan thonë se pikërisht larja e hesapeve, është edhe pista kryesore ku po heton policia, nisur edhe nga mënyra e ekzekutimit të tij.

Mbi trupin e 32-vjeçarit nga Kuçova janë derdhur mbi 10 plumba, ndërsa gjithçka është llogaritur me saktësi, sipas mediave greke, çka rrit dyshimet për një ekzekutim të tipit mafioz.

Në vendngjarje hetuesit kanë gjetur 10 gëzhoja të kalibrit 9mm që janë çuar për analiza balistike.

Nga hetimet rezulton se shqiptari u qëllua nga dy persona që udhëtonin në një tjetër automjet tip “Toyota”, ndërsa marrja në pyetje e dëshmitarëve okularë pritet të nxjerrë edhe detaje të tjera nga kjo ngjarje.

1 komente në “DETAJET/ Pse u ekzekutua në mënyrë mafioze në Greqi, 32-vjeçari shqiptar”

  1. ooo says:

    fundi i nje …………dervishi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje