Doktori reagon pas arrestimit të dy shoferëve në Janinë: Greqia nuk duhet t’i lëshonte!

14 Nëntor 2016, 21:02Antena TEMA
Doktori reagon pas arrestimit të dy shoferëve në Janinë:

Pas arrestimit të dy shoferëve shqiptarë të Ministrisë së Jashtme që transportonin abetare për nxënësit shqiptarë në Athinë, Doktori ka reaguar duke këshilluar Greqinë, se çfarë duhet të bëjë në këtë rast:

“Dy shoferët e arrestuar nga autoritetet greke, kanë meritue plotësisht burgun.

Ata dy nuk janë shoferë, por agjitatorë të Edvin Kristaq Ramës, që kërkon t’i marrë detin Greqisë, në një akt të paprecedentë juridik.

Unë i kërkoj policisë greke të kontrollojë me imtësi abetaret, pasi mendoj se aty janë të koduara me kujdes udhëzimet që Edvin Rama i jep Ambasadës në Athinë, si të veprojë kundër Greqisë.

Duke qenë paranojak dhe duke pasur fiksim se Greqia ja përgjon telefonat, ai ka nisur udhëzimet përmes librave të quajtur gjoja abetare, ku me siguri ka propogandë për rilindjen e tij.

Për këtë arsye i kërkoj palës greke të sekuestrojë gjithë abetaret dhe të kërkojë një ekip ekspertësh nga Partia Demokratike, për t’i hetuar ato.

Të provojë përmes solucionesh mos ka shkrime sekrete mes faqeve, duke i provokuar faqet me jod, ose solucione të tjera.

Të shikojë me kujdes ilustrimet e abetares dhe përmbajtjen e saj, pasi mund të jenë të gjitha porosi të koduara për Marrëveshjen e detit.

Sipas të dhënave të mia nga trafikanti digital, disa abetare janë porosi për avokatin e “Eskobarit” në Athinë, se si duhet të paraqesë prova për ta çliruar “Eskobarin” nga akuza.

Në një abetare kam të dhëna që ka udhëzime si do të shembet garazhi i Nikollaqit në Himarë dhe si do të ringjallim figurën e Daut Hoxhës tani tek Nikollaqi.

Autoritetet greke duhet ta marrin seriozisht këtë operacion dhe të mos mjaftohen me një inspektim të thjeshtë dhe lirim të shoferëve.

Hetimet duhen çuar deri në fund.

Unë shpreh gatishmërinë time dhe të PD për t’i ndihmuar në këtë operacion, pasi vetëm të bashkuar ne mund të demaskojmë propogandën e Rilindjes në Greqi”.

2 komente në “Doktori reagon pas arrestimit të dy shoferëve në Janinë: Greqia nuk duhet t’i lëshonte!”

  1. Beni p says:

    KUSH E KA SHKRUAR KETE ARTIKULL ESHTE INJORANT I MADH…….

  2. xx says:

    ky eshte kulmi.Doktori,paska luajtur mendsh me te vertete.Po pse ,te izoluar jane ne Greqi punonjesit e ambasades qe te perdoren metoda te tilla?HAJDE ,HAJDE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje