Italia ka një ofertë për Robert De Niron pas kritikave ndaj Tramp-it

de niroVetëm pak ditë para zgjedhjeve në Amerikë, aktori Robert de Niro tha se do të donte ta qëllonte me grusht Donald Tramp-in.

Duke qeshur, ai tha se do të duhej të largohej nga SHBA-të nëse Tramp-i fitonte.

Në përgjigje të kësaj deklarate që u bë virale sidomos pas fitores së kandidatit republikan, një qytet në Itali i ka “hapur derën” aktorit të madh.

Kryebashkiaku i Fettazzanos, një qytezë në Molise, tha se “qyteti është i gatshëm ta presë me krahë hapur aktorin”.

Kjo ofertë nuk është e rastësishme, pasi stërgjyshërit e De Niros kanë qenë italianë me origjinë pikërisht nga kjo zonë.

Ata kanë emigruar në SHBA në vitin 1890.

“Ndoshta do të më duhet të iki atje”, tha De Niro në një shou televiziv pak ditë pas zgjedhjeve presidenciale.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Italia ka një ofertë për Robert De Niron pas kritikave ndaj Tramp-it”

  1. kombi says:

    De Niro ka pohuar qe eshte me origjine Arbereshe .
    Mund ta ndiqni ne intervisten e tij ne Itali .

  2. sokol says:

    o Rob ke ik cik per lesh si ai “taxi driver” se je plak tashi sje mo si te godfather

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *