“Jo taksë për makinat me gaz”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

makinaMinistri i Mjedisit, Lefter Koka u shpreh kundër vendosjes së akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret për automjetet.

“Do kërkoja që të paktën ky zë në paketën fiskale të rishikohet. Nuk po them të subvencionohet, por s’mund t’i vihet akcizë pasi janë rreth 3 për qind e automjeteve që sot përdorin gazin e lëngshëm dhe nuk besoj se prishen ekuilibrat”, deklaroi Koka.

Sipas minisrit të Mjedisit, ky taksim shkon në kundërshtim me politikat dhe angazhimet për uljen e ndotjes nga djegia e karburanteve.

“Po ta shohësh si shifër, nëse kemi thënë se do investohen deri në vitin 2030 miliona euro dhe në këtë zë është rreth 100 milionë euro, presupozohet investim nga privatët. Çka do të thotë që çdo qytetar që disponon një automjet monton një impiant gazi që e blen me kosto të ulët dhe në këtë rast ne duhet t’i stimulojmë dhe jo t’i vendosim akcizë”, nënvizoi Koka.

Në paketën fiskale qeveria ka parashikuar vendosjen e një akcize prej rreth 13 lekë për litër për gazin e lëngshëm që përdoret nga automjetet dhe duke përjashtuar atë për ngrohje.

Sipas Ministrisë së Financave, një masë e tillë është në harmoni me direktivat e Bashkimit Europian.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në ““Jo taksë për makinat me gaz””

  1. fisheku says:

    Makinat me gas jo natyral te taksohen pse jo . Keshtu eshte kudo. Ky gas i lengshem vjen nga fosilet sikurse edhe benizina APO nafta. Per gazin natyror eshte tjeter. aty duhet te kete dallim por mesa di une nuk kemi karburante qe kane kete gaz qe eshte dhe e ardhmja e makinave me gaz.

  2. shqiptari says:

    FATHER MAKERS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *