Ndeshja me Izraelin, rezultati dihej 1 orë e gjysmë para se të niste loja?

shqiperi izraelNdeshja e kombëtares tonë me Izraelin është komentuar gjatë në media jo vetëm për mënyrën sesi u zhvilluar, por edhe për rezultatin i cili nuk pritej aspak nga tifozeria. Madje, edhe kompanitë e basteve sportive favorizonin Shqipërinë si fituese duke i dhënë asaj një koefiçent më të ulët sesa Izraeli.

E habitshme është sesi një faqe në Facebook ka postuar rezultatin fiks një orë e gjysmë përpara se të niste ndeshja në “Elbasan Arena”.

Bëhet fjalë për ‘Ndeshje të Sigurta’ që ka publikuar një postim ku shprehej që në orën 19:20 të së shtunës së rezultati finale Shqipëri-Izrael do të jetë 0:3.

Kjo hedh hije dyshimi edhe më shumë se ndeshja ka qenë e shitur, zëra këto që nuk kanë munguar pas zhvillimit të lojës ku Shqipëria vërtet u mund 0-3 në fushën e saj.

rezultati

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Ndeshja me Izraelin, rezultati dihej 1 orë e gjysmë para se të niste loja?”

  1. Dibrani-uk says:

    Duka per leke shet edhe bashkeshorten

  2. kujtesa says:

    Pse ja fusni kot!
    Po te shkoni ne kompanite e bastave dhe te merrni serverat per te pare si jane luajtur ndeshjet,do te shikoni lloj-lloj parashikimesh per rezultatin.
    Ne mos 0-3,nje rezultat tjeter do te dilte!
    E cfare do te thoshim pastaj qe ishte shitur ndeshja?
    Mos u merni me nje status spontan.Pyeteni ate njeriun qe ka hedhur ate status ne FB: sa leke ka luajtur per ate ndeshje?
    Dhe po ta shohesh,koeficenti nuk eshte pak por plot 50!
    Atehere pse nuk e luajti ai kete ndeshje me kete rezultat?

  3. Populli says:

    Pse kot e shpiken zhurmen e Terrorizmit keta? Nderkohe qe Cobani po merrej me hashashin dhe batutat e Rames, ujku bente kerdine te delet. Dhe keta qe flasin per Duken, duhet ta dine se Duka merr apo nuk merr nje perqindje. Diku tjeter shkojne parate. Shikoni ekspozitat ne New York se aty do ti gjeni.

  4. adri says:

    duka per leke ka shitur edhe b…then e vet o i zgjuar. ku i shkon mendja atij me per bashkeshorten.

  5. shqip says:

    shkrime pa sens. o njerez te mbaruar , vini trurin ne funksionim. sa perqindje mundesi ka izraeli per te shkuar ne boteror ? kur dihet qe vendet e para jane ndare qe kur u hodh shorti. itali, spanje, ose anasjelltas. pse duhet te paguajne para ata qe kontrollojne bankat me te fuqishme ne bote, per te zene vend nderi? ta pranojme qe luajtem dobet, e mos nxjerrim teori kinezesh. e menduan mish, po u doli kocke. asgje per tu habitur. tani jemi me kembe ne toke e nuk fluturojme me presh. kryesorja eshte te bejne figure te mire , per te mos u renditur te parafundit. vendi i trete eshte edhe objektiv i natyrshem per vete specifiken e grupit.

  6. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Thone nje fjale te urte : Dhelpra kur nuk e arriti rrushin , tha se ishte i pabere
    Deri dje u moren me arbitrin , cfare nuk i thane , kurse tani na nxorret variantin e shitjes.
    Epo ne fund te fundit , u harxhuan shume leke per te blere ndeshjen ne Armeni e cila na coi ne menyre te pamerituar ne evropian. Mirepo nje tregtar e di mire se pervec blerjes edhe duhet te shesesh qe te kompensosh parate.Keshtu qe edhe varianti i shitjes nuk eshte cudi.
    Por varianti me I besueshem eshte : Lojtaret tane jane fryre me “3-fletesha” morale dhe para ndeshjes kane bere deklarata halucinante dhe bombastike per kualifikim ne boteror. Kur filloi ndeshja , pasi nuk u doli ashtu sic e prisnin , u doli efekti i “3-fleteshit” dhe nervat nuk i mbajten dot dhe filluan te bejne veprime prej kalamajsh si ajo qe beri Berisha.
    Kapakun ia vuri xha Ganiu , I cili beri nje veprim qe nuk e kemi pare kurre ne asnje ndeshje te luajtur deri me sot : E filloi ndeshjen me variantin 4-4-2 dhe pastaj kur mbeti me 2 lojtare me pak , ne vend te ruante rezultatin per te mos pesuar me shume , hoqi 2 mbrojtes dhe futi 2 sulmues dhe e perfundoi ndeshjen me variantin 2-2-4. Me 4 sulmues donte te permbyste nje ndeshje te cilen me 2 lojtare mangut edhe Barcelona po te ishte veshtire se do ta permbyste. Por edhe xha Ganiu e ka fryre veten qe pas Evropianit , kujton i shkreti se na coi ai ne evropian , harron 3 piket e CAS-it dhe teatrin e shtrenjte ne Armeni. Pa ato , jo ne Evropian , po as ne vend te trete ne grupin eleminator nuk do te ishte.

  7. BO$$ says:

    De Facto, as izraeli dhe as shqiperia nuk e kane gramin e shansit per te vajtur ne europian… kjo ishte ndeshja perfecte per te fituar para, pa qene nevoja per te bashkepunuar me izraelin.
    ne syrim tim ndeshja ishte e stisur nga vete perfaqsuesit e federates shqiptare te futbollit, te cila kane pare mundesine ideale per te fituar para dhe per te tallur bythen me gjith tifozat… si me ata qe u poshteruan gjate gjith kohes qe hyren e qendruan ne stadium e gjithashtu edhe ata qe e ndoqen ne tv kudo ne mbare boten.
    **ndoqa shqiperime ne europianin e Frances dhe ne Velodrome qe eshte stasiumi me i madh ku luajti Shqipria, mu deshen vetem 10 minuta per te hyre beenda, per stadiumet e tjera nuk po flas fare… a thoni Franca ishte me pak e rrezikuar se Shqiperia kundrejt ndonke akti terrorist?? Ndoqa Shiprine ne Shkoder kunder Maqedonise, u shtypem, u djersitem e u perplasem si qen per tu futur brenda, ka nje keqmenaxhim te eventeve te tilla nga ana e ministrise se brendshme.
    Bojkot dhe vetem bojkot ndaj nje tufe drejtuesish te paafte qe tallen me emocionet tona.
    ky postimi ne fb mesiguri nje koincidence qe ska lidhje reale me trukimin, por ndeshja ishte e stisur ne 100%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *