Njihuni me Donald Trump-in e Kenias, që sfidon… Obaman

14 Nëntor 2016, 11:07Lifestyle TEMA
Njihuni me Donald Trump-in e Kenias, që sfidon… Obaman

Dëshira për t’iu vendosur fëmijëve emrin e një personazhi të njohur, nuk është diçka e re.

Një çift në Kenia p.sh, ka vendosur që t’i vendosë djalit, emrin e Donald Trump.

Ata ia kanë vendosur djalit këtë emër më 9 gusht, pasi ishin të bindur se Trump do të zgjidhej president i SHBA-së.

Felix Otieno e Lorna Akoth, prindërit e fëmijës, thonë se ia vunë emrin djalit, pasi u frymëzuan nga Trump, një politikan, që sipas tyre që flet drejtëpërdrejtë, është i sinqertë dhe thotë të vërtetën dhe atë që mendon.

Megjithatë, dy prindërit e Donald Trump-it të vogël kanë marrë kritika të forta në vendin e tyre.

Kjo, duke qenë se ata jetojnë në rajonin e Kisumu, nga e ka origjinën babai i Barack Obamas, që shihet si një hero në atë vend.

Dhe, gjesti i tyre është parë pikërisht si një sfidë ndaj Obamas.

1 komente në “Njihuni me Donald Trump-in e Kenias, që sfidon… Obaman”

  1. says:

    U zëvendësua Obama në çdo fushë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje