Rama në Bruksel: Mbështetje për negociatat, zbatimi i vetingut mbetet nevojë imediate

rama mogheriniKryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e një mëngjesi pune me vendet anëtare të BE-së, iniciuar nga grupi i Miqve të Shqipërisë në Këshillin e Bashkimit Europian.

“U fol me tonet më pozitive për Raportin e Progresit dhe u konfirmua vullneti i vendeve anëtare për mbështetjen e rekomandimit pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë shprehet se në këtë takim është theksuar nevoja urgjente për zbatimin e reformës në drejtësi dhe në mënyrë të veçantë ligjit të vetingut.

“U nënvizua nga të gjitha vendet anëtare progresi i madh që pasqyrohet në Raportin e Komisionit; ecuria mbresëlënëse e reformave; respekti i veçantë për politikën rajonale të Shqipërisë; nevoja imediate për zbatimin e Ligjit të Vetingut si premisë e mirëkuptuar apo kusht i natyrshëm për ecurinë e këtij procesi historik”, shkruan Rama.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...