Ramës ia kisha dhënë Çelësin e Beogradit

14 Nëntor 2016, 16:11Politika TEMA
Ramës ia kisha dhënë Çelësin e Beogradit

Edi, me zgjuarsinë e tij të hollë na e mblodhi! Sot, po të kisha mundësi që të zgjidhja se kujt do t’ia jepja çelësat e banesës sime, ato padyshim do t’ia jepja Satkut, Vehapit dhe Seadit. Mirëpo, kanë kohë që nuk jetojnë më. Ndaj, unë do të doja t’ia dorëzoja z. Rama çelësat e shtëpisë sime dhe po të kisha mundësi, edhe ato të Beogradit. Shtëpia është e shenjtë dhe çelësat nuk u jepen gjithkujt.

Nga Cedomir Petroviç

Kontaktet e mia të para me shqiptarët i kam patur që fëmijë. Jetoja me prindërit në rrugën “Vëllezërit Grim”, në Beograd. Përballë nesh, në bodrumin e një shtëpize, jetonin tre vëllezër shqiptarë, Satku, Vehapi dhe Seadi. Ata gjithmonë banonin nëpër bodrume apo kate përdhese. Të tre vëllezërit prisnin dru me një sharrë të vjetër dhe furnizonin bodrumet tona. Hidhnin qymyr, punon hamall, shkundullonin. Nuk kishin turp nga asnjë punë. Ata bënin një jetë modeste, në prag të urisë, por gjithmonë kursenin ca të holla dhe ia dërgonin të afërmve të tyre. Ndonjëherë, gjatë bisedave, “krejt rastësisht”, zinin në gojë teshat dhe të mbathurat e ruajtura shumë mirë, që vazhdonin t’i vishnin. “Provoje këtë Satk, të lutem! E bleva, por gjatë larjes është shkurtuar. Nëse nuk të bën, po shoh mos ia fal ndonjë familjeje që ka nevojë”. “Shiko, këpucët po më vrasin, provoji se ndoshta të rrinë ty më mirë”. Kur niseshim familjarisht me pushime, çelësat e shtëpisë ia linim Satkut.

Por përse atij do të thoni ju? Sepse disa herë ia kishim lënë fqinjëve të afërt dhe gjithmonë, kur ktheheshim, e shihnim se ata kishin ngacmuar sendet dhe plaçkat e shtëpisë. Ndërsa Satku, merrte pluhurat, e ajroste shtëpinë, ujiste lulet dhe kujdesej për to. Asgjë nuk prekej në shtëpi. Shkoja mbrëmjeve tek ata, për Bajram dhe Ramazan. U dërgoja portokaj me porosi të nënës, dhe ata më jepnin bakllava të sapo bërë. Uleshim të katërt këmbëkryq në dyshemenë e mbuluar me qilima lara-lara. Dhomën e kishin të vogël dhe aty flinin të tre, por ama ishte e ngrohtë. Shpesh më jepnin duhan dhe flisnim shumë. Ndihesha mirë dhe i sigurt. Për festën e Shën Kollit vinin ata te ne. Kur vinte dimri dhe niste bora, Satku bënte shkopinj hokeji për të gjithë fëmijët e lagjes. Mirëpo, pas disa vitesh u largua nga Beogradi.

Por u kthye për ditëlindjen time. Ishte bërë pastiçier dhe më solli një tortë që e kishte bërë vetë. Këtë nuk e harroj kurrë! Sa Satkë, Vehapë dhe Seadë kishte në Beograd? Nuk dihet, por ata ishin kujdestarë besnikë të pronave të njerëzve të tjerë. Ata ishin njerëz të besës. Këta janë shqiptarët, ata që tani dëshirojnë të jenë diçka më shumë dhe më të mëdhenj. Këta janë ata që duan të jenë si të gjithë të tjerët, dhe që në fakt janë. Po t’u afrohemi atyre si njerëz dhe ata do të na afrohen. Dallime mes nesh nuk ka dhe nëse krijohen, ato janë vetëm në dëmin tonë. Disa këtu në Beograd thanë se kryeministri Rama, do të kërkonte që atij t’i jepeshin çelësat e qytetit. Këta kishin frikë se ai do të na “kyçte” këtu dhe nuk do të mund të dilnim më.

Ata thanë gjithashtu, se ai në Presheve mund të bëhej pre e ndonjë incidenti dhe më pas do t’i ngrinte shqiptarët kundër nesh. Dhe si do t’ia bënim ne nëse shqiptarët do t’i suleshin Beogradit?! Mirëpo asgjë nuk ndodhi. Edi, me zgjuarsinë e tij të hollë na e mblodhi! Sot, po të kisha mundësi që të zgjidhja se kujt do t’ia jepja çelësat e banesës sime, ato padyshim do t’ia jepja Satkut, Vehapit dhe Seadit. Mirëpo, kanë kohë që nuk jetojnë më. Ndaj, unë do të doja t’ia dorëzoja z. Rama çelësat e shtëpisë sime dhe po të kisha mundësi, edhe ato të Beogradit. Shtëpia është e shenjtë dhe çelësat nuk u jepen gjithkujt.

Marrë nga E-Novine

7 komente në “Ramës ia kisha dhënë Çelësin e Beogradit”

  1. Akili says:

    Shkrim shume i ndjere nga nje serb i thjeshte. Besoj se ka shume e shume te tille qe shqiptaret nuk i shohin as me syzet e politikes e as si njerez me bisht. Eshte kenaqesi kur degjon fjale kaq te mira per disa bashkombas nderkohe qe nga mediat e vendeve fqinje degjojme shume ngjarje te renda ku jane protagoniste elemnte kriminale shqiptare. Fatkeqesisht njerezit e mire si andej dhe ketej jane te paket se po te qe ndryshe nuk do ishte situata ne te cilen ndodhemi.

  2. Noli says:

    Shko more ti pleh! Dhe ne nje tregimet “dashamirese” serbet duan te nxjerrin ndejsin e superioritet. Dmth agai ky qe i jepka celsa shqiptareve varfanjak qe jetonin ne bodrum. S’ka tregim me te mire per te reflektuar mentaliteti e serbit mesatar. Pra ky ne mendjen e tij eshte me lart se shqiptaret qe i kane provuar se jane “sherbetor te mire e te beses”. Ky shte pikerisht mentalitet serb ne Ballkan. Nje lloj psikopatie e shkalles superiore. Ndaj i cmend Pavaresia e Kosoves jo per shkak te vendin qe shumica e serbe se die ku bie, por per shkak se i duket e pabesueshme, qe shqiptaret inferior arriten te mund serbet superior. Plere!

  3. Moni says:

    Ky shkrim ka mbi nje vit qe eshte botuar ne kete gazete. Tani ribotohet. Ajo per Raman me duket eshte shtuar.

  4. ilir CAMI durres says:

    faleminderit per ndjeshmerine e ndershmerine tende I dashur ‘armik’ilir CAMI

  5. Sabrina Malaj says:

    Ky tipi qe ka bere kete shkrim duhet te kete parasysh qe paradhsit e atyre qe jetojne ne ‘bodrume’, iu kane dhene celsin per te banuar ne ato zona ku jane sot, keshtu qe nuk eshte aspak per tu cuditur qe ta kthejne celsin mbrapsht. Nuk e shihni qe keta jane ne krize te thelle identiteti, nje shtet qe eshte ne prag dizintegrimi.

  6. Bomba says:

    Mos I jep Celesim por please m,erreni pergjithmone ate ne Beograd,ne Serbi jo vetem ate por edhe Milat,Kocot,Mojsite e te gjith Spermen e Janullatos qe ndodhet ne shqiperi atehere neve do te kemi Respekt per ju Serbet.Merr te gjith Ortodoksit antishqiptar qe po e bejne shqiperine Kaos,anarki dhe te Korruptua nga te gjitha drejtimet,Pasqyre me e mire e nje shteti te anarkise nuk ke si gjen ne ndonje shtet tjeter pervecse qeverise se shqiperise te vitit 2013-2017.merri dhe na shpeton nje here e pergjithmone nga kali I trojes Serbo-Greke qe eshte ngulitur si Tumor kansi ne shqiperi.Jua kemi falur qe te gjith ,po I presim biletat uneway te autobuzeve, merrini Qelbesirave qe votojne per Janullatosin si kengetat I tyre neper ndertesat perverse Greke qe quhen Kisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje