“Seks me mua, ose të nxjerr videon intime”, si ra në kurth ushtari

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Arrestimi-DumiZbardhen detaje nga arrestimi i pjesëtarit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, pasi prej kohësh shantazhonte një kolegen e tij, E.K. se do t’i publikonte një video intime.

Arrestimi u krye pas një hetimi disajavor ndaj efektivit të Ushtrisë, Gersian Dumi.

Ai fillimisht kishte kërkuar të kishte një raport me kolegen, por më pas kërkesat e tij ndaj të dëmtuarës kanë qenë të vazhdueshme dhe kanë arritur deri te kërcënimet, shkruan “Panorama”.

Si mjet për të kërcënuar kolegen me iniciale E.K. mësohet se autori i ngjarjes ka përdorur pretendimin se kishte në zotërim një video intime të saj, të cilën do ta bënte publike, nëse ushtarakja nuk pranonte lidhjen me kolegun dhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

E ndodhur nën kërcënime dhe shantazhe të vazhdueshme, ushtarakja me iniciale E.K. ka vendosur të drejtohet në polici dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të denoncuar rastin.

Burimet zyrtare thanë se 23- vjeçari, Gersian Dumi, ka rënë në pranga pikërisht në zonën e Vilave Gjermane, ku kishte lënë të takohej me kolegen për të shkuar në hotel.

Skenari i të riut ndryshoi kur në vend të koleges ushtarake që ngacmonte u përball me efektivat e policisë, që i vunë prangat dhe e shoqëruan në ambientet e izolimit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *