“Shqipëria e Madhe”: Greqia arreston dy shoferë të Ministrisë së Jashtme shqiptare

hartaDy shoferë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë janë arrestuar në Greqi pasi po transportonin libra në gjuhën shqipe.

Kanë qenë vetë autoritetet greke që kanë njoftuar arrestimin dhe që kanë komunikuar se në bordin e automjeteve kishte abetare dhe libra shqip.

Dy shoferët, të identifikuar si Altin Tafa dhe Agim Asllani, akuzohen për shpërndarje të materialeve propagandistike.

Dy shoferët janë arrestuar në Janinë, ndërkohë që mediat greke shkruajnë se ata transportonin edhe harta të “Shqipërisë së Madhe”.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...