Shumica e sondazheve nuk gabuan, por…

14 Nëntor 2016, 13:29Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në çastin kur Donald Trump-i u shpall fitues nga mediat amerikane (kur siguroi mbi 270 delegatë në Kolegjin Elektoral), ishin numëruar vetëm 93% e votave në rang kombëtar. Dhe deri në atë çast, ai kishte epërsi si në votën popullore, ashtu edhe në votat e Kolegjit Elektoral. Kjo gjë e bëri gazetën Los Angeles Times (me prirje të majtë) që të deklaronte se sondazhi i saj, përkundër përqeshjeve disamujore nga analistë të ndryshëm, kishte qenë i saktë.

Po përse ishte përqeshur gazeta kaliforniane?

Portali amerikan RealClearPolitics ka raportuar para zgjedhjeve të SHBA-së sondazhet rreth garës Clinton-Trump, si dhe ka llogaritur vazhdimisht mesataren e tyre. Mesatarja e  sondazheve të fundit tregonte një epërsi të Clinton-it me 3.2 pikë përqindje në rang kombëtar, ndërsa ai i gazetës Los Angeles Time tregonte një epërsi të Trump-it me 3 pikë përqindje në rang kombëtar (mediat e tjera – ku përfshiheshin media me prirje të djathta, të majta e të qendrës – si Bloomberg, IBD, Economist, ABC, Washington Post, FOX News, Monmouth, NBC News, Wall Street Journal dhe CBS News – parashikonin një epërsi të Clintonit në rang kombëtar që luhatej në intervalin nga 1 deri në 6 pikë).

Pas shpalljes së fituesit, ka vazhduar numërimi i votave të mbetura dhe, sipas agjensisë Associated Press, pritet që, në rang kombëtar, Clinton-i të ketë marrë pothuaj 1 milionë vota më shumë se sa Trumpi (rreth 0.7% epërsi), ndërkohë që ky i fundit mori papritmas më shumë vota në Pensilvani dhe Uinskonsin, dy shtete që vulosën fituesin e Kolegjit Elektoral.

Me pak fjalë, në rang kombëtar, shumica e sondazheve të mediave kryesore ishin afër rezultatit përfundimtar (po të kihet parasysh se ato kishin një marzh gabimi statistikor rreth +/-3 pikë). Ndërkohë, sondazhet lokale në disa shtete të veçanta nuk iu afruan rezultateve përfundimtare në to.

Kështu, një ditë para zgjedhjeve mesatrja e sondazheve lokale në Uinskonsin tregonte një epërsi të Clinton-it me 6.5 pikë, por atje fitoi Trump-i me 1 pikë. Në Pensilvani, mesatrja e sondazheve lokale tregonte një epërsi të Clinton-it me 2 pikë, por atje fitoi Trump-i me 1.2 pikë. Në Miçigan, mesatrja e sondazheve lokale tregonte një epërsi të Clinton-it me 3.5 pikë, por atje fitoi Trump-i me 0.3 pikë. Në Nevada, mesatrja e sondazheve lokale tregonte një epërsi të Trump-it me 1 pikë, por atje fitoi Clinton-i me 2.5 pikë.

Në shtetet e tjera të diskutueshme, rezultatet e sondazheve lokale ishin afër rezultateve përfundimtare. Kështu, në Florida mesatrja e sondazheve lokale tregonte një epërsi të Trump-it me 0.3 pikë, dhe në fakt, ai fitoi atje me 1.3 pikë. Në Karolinën e Veriut mesatrja e sondazheve lokale tregonte një epërsi të Trump-it me 1 pikë, dhe në fakt, ai fitoi atje me 3.7 pikë. Në Nju Hempshir, mesatrja e sondazheve lokale tregonte një epërsi të Clinton-it me 0.6 pikë, dhe në fakt, ajo fitoi atje me 0.3 pikë.

Në përfundim, mund të thuhet se shumica e sondazheve në rang kombëtar dhe shumica e sondazheve lokale iu afruan rezultateve përfundimtare. Por gabuan ato që nuk parashikuan dot fitoren e Trump-it në ato pak shtete që vulosën fituesin e Kolegjit Elektoral…

6 komente në “Shumica e sondazheve nuk gabuan, por…”

  1. Ervini says:

    Ku ishte idea e artikullit se nuk e kuptova, kishte vene bast me veten ky? Trump fitoi, ca rendesie kane sondazhet tani?! Ata 1 milion njerez qe votuan per Clinton tani po demostrojne neper shtetet qe votuan majtas. Mbaroi historia me 3 fjali.

  2. Dori says:

    Ore ti, ose je komplet RR.K ose nje genjeshtar ordiner.

    Trump fitoi edhe ne voten e pergjithshme popullore. Ka mbaruar numerimi dhe Trump kishte dicka mbi 700.000 vota me shume se sa Clinton. E perkthyer ne vota elektorale, Trump mori mbi 300 vota.
    I vetmi sondazh qe parashikoi qarte ishte e LA Times per dy arsye te thjeshta:
    1. Kampioni i te intervistuarve ishte 3.000 persona, jo 1.000 sa perdorin te tjerat
    2. Nuk ju be vetem nje pyetje (Per cilin kandidat do votonit nese zgjedhjet do te mbaheshin sot), por nje set pyetjesh. Permes kesaj nxorren preferencen e votuesve, predispoziten e tyre per te shkuar per te votuar, prirjet e fokus grupeve te caktuara etj. Kombinimi i tyre prodhoi nje sondazh shume here me cilesor se sa ata qe i rane shkurt me 1.000 intervista dhe vetem nje pyetje.

    1. tironc jo denbabaden says:

      o dor, qeke ti nje kokerr rrenci ose nje budalla qe i beson portalit qimpeka.al. Sepse associated press qe citon ky zalo tregon 700 mije vota avantazh te klintonit, kur s’ka mbaru numerimi ne bregun perendimor, ku dominojne demokratet. kliko, hapi syte, dhe lexo ketu: http://interactives.ap.org/2016/general-election/?SITE=APQA

  3. maks says:

    ore zoterinj amerika e ka ligj qe behet rrotacioni i qeverisjes nje here ne 8 vjete ca flisni kot per sondazhe e vota popullore

  4. kliton says:

    Ore tarravella akoma po qani ju humbjen e Klitorisit , po boll besa çudia me e madhe tre dite zgjat dhe ju akoma i bini kavallit

  5. Ruka says:

    Rrrrrrrrrrrooooottttaaaaciiiiooooniiii voton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje