Skandali në Këshillin e Sigurimit, gruaja e Aldo Bumçit merr informacione të klasifikuara. I ka mbaruar çertifikata e sigurisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

SioguriaShkelet siguria e informacionit të klasifikuar pikërisht në “tempullin” e saj, atë të Këshillit të Sigurisë tek presidenti i Republikës.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të thirrur para disa ditësh nga presidenti Bujar Nishani, është konsumuar një shkelje e rëndë e ligjit nga vetë Kreu i Shtetit.

Media e ka bërë me dije këtë këtë fakt para dy ditësh, por pa cituar emrin e shkelësit të ligjit.

Bëhet fjalë për një prej këshilltarëve të tij, i pranishëm në mbledhje, por të cilit ka më shumë se 6 muaj që i ka mbaruar çertifikata e sigurisë.

Sot, Lexo.al disponon nga burime koefidenciale  edhe emrin e këshilltares së presidentit të cilës i ka mbaruar çertifikata e sigurisë.

Bëhet fjalë për Ilda Zhulalin, gruaja e deputetit demokrat Aldo Bumçi, të cilës çertifikata e sigurisë i ka mbarur ka më shumë se 6 muaj, thonë burimet.

E gjithë kjo bëhet akoma dhe më e rëndë kur me ligjin e ri të miratuar në Kuvend të gjithë personat të cilët për shkak të detyrës njihen me përmbajtje informacioni të klasifikuar, duhet që 6 muaj para skadimit të çertifikatës së sigurisë të nisin procedurat, në mënyrë që personi të rezultoje i “pastër”.

Mesa duket as ligjvënësi Bumçi se di këtë!

Ligji në fjalë njeh si përgjegjës sreun e shtetit, i cili është ai që zotëron informacionin se cili nga këshillltarët e tij ka çertifikatë sigurie.

Por kjo mesa duket nuk i bën përshtypje presidentit.

Nga ana tjetër, ligji njeh përgjegjësi madje akoma më të madhe për ata që japin informacion të klasifikuar njësoj si për ata që njihen me informacion të klasifikuar.

Ndërkohë që Bumçi lobonte fort në Bruksel për mosçelje negociatash BE-Shqipëri, e shoqja  e tij Ilda, jashtë kuadrit ligjor merr informacione të klasifikuara të rëndësisë kombëtare duke shkleur ligjin, me bekimin e presidentit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Skandali në Këshillin e Sigurimit, gruaja e Aldo Bumçit merr informacione të klasifikuara. I ka mbaruar çertifikata e sigurisë”

  1. says:

    Kërkon të bëhët Presidente duke trishu

  2. Albania says:

    Po per cfare keshill sigurie flisni o te mjere po harruat saliun qe rraportonte tek fazllic, kapterr nishani te pakten i kishte te gjithe shqiptare brenda pastaj ju e dini se ai ben cfare i thote sala se ndryshe ja kendon kengen ai.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    E ke shqyer presidencen me gjithe sorrollopin e SHQUPIT more rreshter cung.. Nuk gjete kamikaz pa mbledhur perreth vetes.. Sic ke shendetin ashtu eshte dhe Shqipria.. Ja keni marr frymen..

  4. Kaso says:

    Keshilllin e Sigurise deshet te thonit…

  5. Demokrati i vertete says:

    Ju trajtoni ka apo nuk ka çertifikate sigurie, kur tek ne nuk ka mbetur asgje per te qene e emertuar “siguri”, sepse ju po shisni Shqiperine, etj. Mua nuk me intereson kjo ane e problemit sepse kete ane duhet ta shikojne ata qe merren me keto detyra dhe nuk eshte nevoja te na informojne ne si publik qe nuk kemi ne dore as çelsat e kashtes. Problemi duhet pare se ky informinm qenka interesant, sepse gruaja dhe burri kane zaptuar shtetin, njeri ligjvenes tjetri keshilltar tek kryeligjvenesi. Ne banken qendrore gra dhe djem e vajza politikanesh, kudo, kudo dhe çirren per korrupsion….! A ka nepotizem, a ka me keq se kaq: Keshtu na eshte zaptuar Shqiperia dhe na dalin neper foltore dhe na flasin per paanesi, demokraci, veting regforme ne drejte si dhe shume prralla me mbreter. Ej, ju qe po drejtoni merrni ne dore situatat, me keta njeres qe keni ne listat tuaja per kandidate deputete dhe qe i ktheni ne deputete po shkaterroni gjithçka. Deputeti te zgjidhet nga populli me emer e mbiemer jo te fshehur neper listat e kryetareve te partive. etj. Ka shume halle ky vend jo i korruptuar por i kooptuar nga ….Demokrati vertete 14-11-2016

  6. shkelzen says:

    Kokrra e debiles cfar merreni me te

  7. Treviso says:

    Me vjen per teqeshur kur folet per siguri kombetare kur ne parlament jane 30% agjende te UDB dhe te grekut.
    Mos harroni se kryetari i komisionit te sigurise ne parlament eshte Nul Noka dhe kryetari i parlamentit eshte ai qe priti Nikoliçin kur erdhi me takuar serbet ne fshatrat e Fierit. Nga dolen keto serbe ne fshatrat e Fierit vetem ai qe e priti e din.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *