Unë, ‘hajduti’ i pikturave të Ramës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ethem rukaNga Et’hem Ruka

Lexova me vemendje intervisten e zotit Rama lidhur me ekspoziten e fundit te pikturave ne SHBA dhe vertet u ndjeva me te vertet keq.

Eshte e vertet se une i kam marre Rames rreth 70 piktura te bera ne mbledhjen e qeverise.

Vura re se mbasi mbaronte nje vizatim e hidhte ne kosh.

Me vinte me te vertet keq dhe i kerkova te mi falte duke i firmosur dhe shkruar Pr. Rukes.

Sigurisht dhe daten. Pak e nga pak koleksioni u shtua.

Kur Z Rama u zgjodh kryetar bashkie ne Tirane u akuzua per shperdorime ndaj dhe me nismen e PD u ngrit nje komision hetimor.

Ne ate kohe une shkrova nje artikull ne mbrotje te Rames me titull “Rama, ky Hausman i vogel” ku beja nje paralele mes prefektit te Parisit ne vitet 1850 qe rindertoi Parisin e sotem dhe Rames si kryetar bashkie qe transformoi Parisin.

Fola ne tel me Ramen per shkrimin dhe ai me ftoi ne Bashki per nje kafe.

Kur mberrita aty i thashe Rames: Ato qe thone ata te PD per ty s’jane gje. Korrupsioni yt eshte ne keto dy dosje dhe i hodha ne tavoline dy dosjet ku ishin sistemuar pikturat e tij.

Ne fillim ai u trondit, por sa hapi dosjet u habit me koleksionin e pikturave qe vet mi kishte falur.

Aty kuptoi se puna e tij kish nje vlere.

Me falenderoi dhe u ndame miqesisht.

Qe nga ai cast ai filloi t’i mblidhte vet pikturat qe bente.

E bera kete shpjegim per t’i freskuar kujtesen Rames per te verteten e “hajduterise sime” per pikturat e Rames.

Gjithcka tjeter nuk eshte aspak e vertete.

Ne komentet e bera nga shtypi dhe rrjetet sociale per kete ceshtje u ndjeva keq.

Nese une nuk do kisha mbledhur ca nga pikturat e para te Rames ato do kishin perfunduar ne koshin e Kryeministrise dhe zor se Rames do t’i kishte vajtur mendja te ruante punen e vet dhe te hapte sot ekspozita.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Unë, ‘hajduti’ i pikturave të Ramës”

  1. Kryptonite says:

    Ishte shaka o Ruke,po degjoje me mir vete mos lexo gazetat qe nxijne dhe batutat.

  2. corape kuqi says:

    Filloi reklama e tipit bleona qerreti. Shkakto skandale te behesh i famshem.
    Tani piqturat e palles do behen te famshme si remrandi.
    Idioter

    1. Strong says:

      Po “remrandi” kush eshte?

      1. Raimond vlonjati says:

        Esht ky ini

  3. lolita says:

    Mire ta ka bere! Keshtu te gjen kur lepihesh! Ju funderina qe shitet PS tek nje i cmendur! Po gramozit cfare do i thote? Me siguri do ta akuzoje se i ka ngacmuar nenen!!!!!

    1. Johny Doe says:

      Lolita laje gojen kur flet per Prof.Ruka. Ai nuk e shiti Ps-ne sepse e ka themeluar vete. As nuk vajti me ndonje parti tjeter. Ti duhet te jesh ndonje qe nuk e di fare historine dhe ngjarjet kronologjike.

  4. Raimond vlonjati says:

    Rama nuk dallon nga shqiptaret e tjere

    E kane zakon shqiptaret , qe kur flasin me te huajte , te bejne humor apo te tregojn historira kunder njerezve te vendit te tyre , duke i zmadhuar ato per tu bere te pelqyeshem tek te huajte , apo per tu dukur interesante

    Ne fakt ne pergjithesi shqiptaret ketej jashte flasin me te huajte , duke share Enverin , por edhe patriote te tyre , dhe ne fakt keta te huajte te pelqejn kur shan vendin tend

    Ndersa une kam zakon qe e mburr cdo gje shqiipare , sidomos Enverin ,
    dhe i mburr kaq shum sa i bej keta te huajt te ndjehen keq per vendin e tyre

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Me fal or ti Mondi pe Vlore, po qeke i kokërr [email protected] or ti…..

  5. lori2 says:

    Po ishte shaka more Et’hem, ngacmim i lezetshem. Perse gjithe ky reagim? Mbahesh dhe per i squt, o prof.

  6. Dudumi says:

    Goxha burre serviloset.

  7. vang says:

    z.RUKE.Jumungon humori.Eshte per te ardhur keq.Po si mendoni ju?? Rama do tju ”’cilesonte te korruptuar”’psei kishit ruajtur skicat???? Nuk besoj se e keni seriozisht.Kujtoni pak se cfare tha per gjyshin e tije dhe besoj se nuk ka vend per koment.

  8. D. Didani says:

    NJe pergjigje brilante qe tregon vlerat e nje njeriu me kulture…! Nje inatci pa kulture do kishte share alla Ben Blushi,apo alla Kac islami!….Bravo Ethem Ruka !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *