VIDEO/ Një Donald Trump ndryshe: Mos kini frikë…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

trumpI trishtuar nga raportet për ngacmimet e muslimanëve, afrikano-amerikanëve dhe hispanikëve pas fitores së tij në zgjedhje, presidenti i zgjedhur Donald Trump për herë të parë ka kërkuar publikisht prej njerëzve që të ndalin veprimet e tilla.

“Ndihem i trishtuar kur dëgjova për këtë, dhe them: ‘Mjaft!’. Nëse kjo…nëse kjo ndihmon. Unë do ta them këtë, dhe do të them drejt kamerave:… Mjaft”, tha Trump për ’60 CBS ‘ Minute” të dielën, në të parin prezantim televiziv pas zgjedhjes si Presidenti i SHBA.

Ai po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me një valë krimesh urrejtjeje kundër muslimanëve, hispanikëve, njerëzve me ngjyrë, pakicave etnike etj., në ditët e fundit.

“A dëshironi të thoni diçka për ata njerëz?”, u pyet.

“Unë do të thoja mos bëni një veprime të tilla. Kjo është e tmerrshme, ngase unë dua ta bëj këtë vend të bashkuar”, tha Trump.

Presidenti i zgjedhur tha se një pjesë e shoqërisë ndihet e frikësuar për shkak të tij pasi nuk e njohin atë. Ai u kërkoi atyre të mos kenë frikë.

Kjo është vetëm për shkak se ata nuk më njohin mua”, tha i sapozgjedhuri në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë intervistës së tij të parë si president i SHBA-së ai është shprehur edhe se do të përzërë 3 milionë refugjatë të paligjshëm nga SHBA-ja, ndërsa femrat do të duhet të udhëtojnë në një shtet tjetër për abort. Ndërsa u shfaq mospërfillës për çështjen e martesës së personave të të njëjtit seks.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ Një Donald Trump ndryshe: Mos kini frikë…”

  1. Raimond vlonjati says:

    Ky esht hakmarres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *