Zbulohet letra për Berishën: Do të sjellë policia me forcë në Komision, po s’u paraqite me dëshirë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kuvendi i kërkon Sali Berishës të paraqitet si dëshmitar në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ-it.

Dy letra i janë dërguar ish kryeministrit për të qenë i pranishëm në komision, një nga sekretarja e përgjithshme e kuvendit Albana Shtylla dhe një nga kryetari i Komisionit Taulant Balla.

Madje Balla në shkresën e nisur pas mbledhjes së radhës ku Berisha nuk u paraqit të dëshmojë, i kujton se do të përdoret forca për ta sjellë në komision.

Mbledhja e radhës është e hëna e 21 nëntorit, ora 09:00, ku sipas Ballës nëse deputeti demokrat refuzon dhe nuk sjell motiv për mungesën, komisioni do të përdorë nenin 16 të ligjit për komisionet hetimore, pra Berisha do të sillet me forcë nga policia të dëshmojë.

“Komisioni ju bën me dije se në rast mosparaqitjeje për të dëshmuar, do të zbatohet ligji nr 8891 datë 2.5 2002, ‘për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit, i cili në nenin 16 pika 4 përcakton: “Kur dëshmitari nuk paraqitet pa arsye të përligjuara, i kërkohet organeve të policisë të bëjnë thirrjen me forcë të tij”, thuhet në letër.

Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur komisionin hetimor  “Për të hetuar dhe verifikuar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe negocimi i marrëveshjes së shitjes së Aksioneve, miratuar me ligjin nr.10/116, datë 23.4.2009, “Për miratimin e kontratës së shitjes së 76 përqind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe CEZ” si dhe evidentimi i efekteve negative financiare të shkaktuara nga ndjekja e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/letra-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/letra-2.jpg","attachment_id":"581894"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/letra-1-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/letra-1-1.jpg","attachment_id":"581893"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/letra-2-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/letra-2-1.jpg","attachment_id":"581895"}]
        
        Loading...
        

1 komente në “Zbulohet letra për Berishën: Do të sjellë policia me forcë në Komision, po s’u paraqite me dëshirë”

  1. vangjua says:

    saliu paraqetet ne gjigje neqofte se e shoqerone,dule basha dhe bakojanka.ne qofte se deshmitari nuk paraqitet,apo nuk kallxon te verteten denohet me burge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *