Arrestohet për korrupsion Etrit Berisha…

policiaPolicia e Tiranës ka vënë në pranga një inspektor të AKU-së me akuzën e korrupsionit. Siç njofton policia e kryeqytetit, Etrit Berisha është arrestuar pas një hetimi antikorrupsion të kryer nga  Seksioni për Korrupsionin, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim më Prokurorinë e Task Forcës të rrethit Gjyqësor Tiranë.

Etrit Berisha, 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale të AKU Tiranë (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit), është shpallur në kërkim më 20 shtator të këtij viti.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Në lidhje me këtë akuzë, më 20 shtator është ndaluar edhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi Indrit Korbi.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si inspektor në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, dyshohen se kanë ushtruar presion për një kohë të gjatë, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë të reja një subjekti privat për zhbllokimin e aktivitetit të tij, të bllokuar disa muaj më parë nga AKU – Drejtoria Rajonale Tiranë.

Rasti u denoncua në emisionin Fiks Fare.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *