Falimenton bursa e parë online në Shqipëri, “Easy invest”. Humbin investimet qindra persona

15 Nëntor 2016, 09:59Politika TEMA

Easy invest, një nga bursat e investimeve online ka mbyllur aktivitetin në Shqipëri duke marrë me vetë investimet e qindra kreditorëve në Shqipëri dhe Kosovë.

Lajmi u njoftua nga kreditorët e kompanisë pranë Monitor, të cilët janë braktisur që në korrik të këtij viti pa asnjë sqarim.

Easy invest që funksiononte si një platformë investimi online, në korrik të këtij viti mbylli webin “www.easyinvest.al”nën shënimin “under construction”.

Gjithashtu adresa fizike e kompanisë në rrugën Donika Kastrioti, pallati 14 kati pare në Tiranë nuk i përket më kësaj kompanie, raporton Monitor.

Sakaq kompania ka shpallur falimentin në Qendrën Kombëtare te Regjistrimit duke kaluar në pezullim statusin e saj, që në korrik të këtij viti, por pa lajmëruar asnjë nga investitorët duke lënë pas vetëm humbje.

Z.Frasheri nga Berati një nga investitorët e Easy Invest tha se e nisi lojën me 60 euro investim. Lekët u depozituan në llogarinë e Easy në Bankën Kombëtare Tregtare në numrin e llogarisë “35 35 68”. Frashëri një ish mësues me njohuri të admirueshme për bursat online tha se e nisi investimin me shumë për hobi se sa për fitim. Por teksa njoftoi se kompania është zhdukur bashkë me kontaktet tha se ka shumë investitorë të tjera në Shqipëri dhe Kosovë që kanë humbur shuma të mëdha parash. Frashëri tha, se ishte i interesuar për statusin juridik të këtyre subjekteve por nuk pagjetur të dhëna të mjaftueshme.

Easy INVEST edhe pse nuk kishte marrë leje nga autoritet rregullatore në vend ( Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare) u regjistrua ne QKR me 24 shkurt të këtij viti. Objekti i aktivitetit është për veprimtari financiare me të gjitha të format e kredidhenies, faktoringut, qirase financiare, shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave, ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve, këmbimin valutor dhe shërbimet këshilluese, ndërmjetësime etj.

Me vonë gjatë muajit prill, po në QKR Easy Invest ka raportuar se ka marrë lejen nga Banka e Shqipërisë, por kjo e fundit nuk e ka listuar në subjektet e licencuara jo banka.

Kompania kishte aktivitet edhe në Kosovë. Burimet nga kreditorët pohojnë se disa persona kanë humbur  mijëra euro, por nuk po denoncojnë në polici për shkak se shpresojnë të marrin paratë.

Bursat online janë një fenomen mjaft i përhapur dy vitet e fundit. Teksa interesat në banka  janë ulur ndjeshëm dhe është forcuar procesi i kontrollit të burimit të parave në banka shumë persona kanë zgjedhur bursat online si forma të përshtatshme investimi. (http://www.monitor.al/ujqerit-e-tiranes-kujdes-nga-investimet-ne-bursa-nga-skemat-e-palicencuara/).

Mirëpo teksa tregu i mbushur plot dhe këto subjekte që as nuk kanë licencë dhe as nuk mbikëqyren falimentet kanë nisur.

12 komente në “Falimenton bursa e parë online në Shqipëri, “Easy invest”. Humbin investimet qindra persona”

  1. AsAs says:

    Piramida e rradhes ne saharane shqiptare….

    1. dita says:

      aman mo firma mashtrusa ka gjith anej ne vene me mo shume rregull

    2. zani says:

      duke qene nje fenomen i perhapur gjeresisht dhe jo vetem ne shqiperi lind nevoja per nje fushate sensibilizuese apo keshillime ndaj qytetareve qe jane te terhequr ndaj kesaj menyre te beri biznes

    3. ylli says:

      gjynof kush ka kursimet po duhet me u interesu si fillim pastaj me bo manovra se ka lloj lloj kompanish pirate qe vepronj gjithanej

  2. astri says:

    skenare te till jane te pranishme ne shume vende te botes kosova dhe shqiperia nuk jane te parat
    nevojitet nje kontrollues me i mirefillite i ketyre kompanive

  3. mondi says:

    mendoj se publiku qe i terheqin keto bursa duhet te tregohen me te kujdesshem duhet te kene nje informacion te plote dhe kulturen e nevojshme finnaciare per te qene me te ndergjegjshem rreth rreziqeve qe shoqerojne keto veprimatri

  4. Argita_B says:

    E thene ndryshe ka qene nje kompani “piramidale” dhe per kete se pari organet regulluese dhe kontrolluese shqitare kae pergjegjesine e tyre, po ashtu dhe “investitoret kane pergjegjesine e tyre qe investojne para pa verifikuar se ku i investojne.

  5. Brahoo says:

    Me kete budallikun vazhdoni, se justifikohen bukur…; “fenomen i perhapur,fenomen jo vetem shqiptar,nuk jemi ne te paret,piramida e rradhes….etj etj.

    Ne vendet e tjera te fusin brenda dhe te hedhin çelsin,nuk justifikojne fenomenet e fenomenin e rradhes.

  6. Plaku Xhuxhumaku says:

    Sudja godet perseri.

    O shqiptare a e dini ju qe Karl Marksi, Lenini dhe Ever gjirokastra kane thene: “Me genjeve nje here fajin e ke ti, ma fute per here te dyte fajin e kam vete, ose nuk e disha qe kam lindur debil”.

  7. Nick says:

    …hajde se po ta fal dhe te treten here, ama per te katerten te them; po ç’ke me mua ç’dreqin te kam bere?!

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      ….nuk me ke bere gje, vetem se je pak debil. Kaq.

  8. Shqiptari says:

    EasyInvest po shperndan vazelinë per te gjithe klientet e saj. Easyinvest nje menyre se si do ta perdorin klientet vazelinen; Lyhuni para e mbrapa dhe festoni allaElbasançe. Ju befte mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje