FOTOT/ The Guardian: Njihuni me Edi Ramën, kryeministrin artist të Shqipërisë

15 Nëntor 2016, 12:26Kulturë TEMA
FOTOT/ The Guardian: Njihuni me Edi Ramën, kryeministrin artist të

Ekspozita e pikturave të kryeministrit Rama në Nju Jork është pasqyruar gjerësisht në mediat e huaja dhe britanikja “The Guardian” ka bërë një artikull të gjatë me titullin “Njihuni me Edi Ramën, kryeministrin artist të Shqipërisë”.

Pasi i bën një profil Ramës, nga nisja e karrierës së tij si pedagog i arteve dhe deri në postin e kryeministrit, gazeta britanike shkruan për pikturat e tij dhe ekspozitën e fundit.

“Ai ka një beteje të vështirë me korrupsionin në vend, ngritjen e infrastrukturës dhe shumë probleme të tjera me të cilat përballet Shqipëria.

Megjithatë njeriu më i fuqishëm i vendit e gjen sërish kohën për të pikturuar.

Ai ka prezantuar punët e tij së fundmi në një nga galeritë më të njohura në botë”, shkruan The Guardian, duke paraqitur edhe disa foto me punët e Edi Ramës por edhe lyerjet tipike të pallateve në Tiranë gjatë kohës që ai ishte kryebashkiak.

Pjesë nga shkrimi:

Rama është gjëja më e rrallë: jo një politikan me dhunti artisti, por një artist i mirëfilltë në fuqi.  Një ish-profesor arti që nuk kishte aspak ndërmend të hynte në jetën publike të vendit. Por edhe kur hyri, nuk e braktisi tërësisht karrierën e vet.

Tani, mes debateve për hyrjen në BE dhe ngacmimeve me fqinjët ballkanas, Rama hapi një ekspozitë në Nju jork, në galerinë Marian Goodman. Është hera e parë në absolut që një kryetar qeverie ka mbajtur një ekspozitë në një prej galerive më të mira në botë.

Edhe George Bush që nisi të piktutorjë pasi la presidencën nuk mundi të mbajë një ekspozitë më të madhe se sa biblioteka në Dallas të cilën e zotëron vetë.

Rama, partia e së cilës erdhi në pushtet në 2013 (me këshilltar Alastair Campbell), kishte kaluar 11 vjet duke qeverisur Bashkinë e Tiranës, një ndër kryeqytetet më të varfra në Europë.

Me pak para, ai arriti të përmirësojë dukshëm infrastrukturën e kryeqytetit.

Ai ndryshoi fytyrën e tij duke zhdukur pamjen e apartamenteve komuniste dhe duke i rilyer ato me shumë ngjyra.

Ka një energji të dukshme në Tiranë ndryshe nga çdo kryeqytet ballkanas: një kryeqytet i ri, multietnik dhe shumëngjyrësh në kuptimin e parë të fjalës.

Lëvizja e parë e Ramës pasi erdhi në pushtet në 2013 ishte heqja e gardhir rrethues të kryeministrisë.

Ajo tashmë është e hapur për këdo dhe hyrja është me një stil-Broduej, me neon sipër portës kryesore.

Në të është Qendra për Hapje dhe Dialog, me një galeri arti, librari dhe një kinema të vogël si dhe internet.

Qëllimi, thotë kryeministri, “është që kati i parë të jetë për qytetarët dhe kati i dytë për pushtetin”.

Por pavarësisht kritikave të shumta, Rama pikturon në zyrën e tij në kryeministri.

Aty ku ka takuar burra të fuqishëm shtetesh dhe ka marrë vendime të rëndësishme për vendin.

Shqipëria është ende një vend i varfër. Korrupsioni është ende shumë i lartë pavarësisht përparimit që është bërë në qeverisjen e Ramës.

Por të paktën Tirana po merr pamje europiane.

Qendra po rikonstruktohet dhe ka ndryshim të dukshëm krahasuar me vite më parë.

Me lidershipin e Ramës, Shqipëria po troket në dyert e Bashkimit Europian.

“Kur u bëra kryeministër mendoja se do ta braktisja artin njëherë  emirë. Kishte shumë punë, vështirësi dhe stres. Një betejë e përditshme për gjëra që nuk i kishte imagjinuar kurrë. Por më pas, rinisa të pikturoja. Mendoja se politika është beteja e jetës së përditshme, dhe arti është si një lutje”, thotë Rama.

Ekspozita e tij do të vijojë në galerinë Marian Goodman në Nju Jork, deri në 23 dhjetor.

Përshtati me shkurtime Amarildo Lumani, TemA

https://www.theguardian.com/artanddesign/2016/nov/15/meet-edi-rama-albanias-artist-prime-minister-exhibition

26 komente në “FOTOT/ The Guardian: Njihuni me Edi Ramën, kryeministrin artist të Shqipërisë”

  1. Populli says:

    E njohim e njohim, ska nevoje.

  2. Devolliu says:

    Po si ka mundesi qe keto media me kaq tradite marrin parate e popullit me te varfer te Europes per t’i bere reklame Edi Rames?!
    Kjo eshte per te vene duart ne koke.

    1. Populli says:

      Ka mundesi, sepse Rama bashke me keto media, kane te njejtit pronare.

    2. trojani says:

      Ti devolliu vazhdo me prallat e nastradinit, be lufte klasash…
      Po te heqesh syzet e shqupit, do shikosh realitetin, me te mirat dhe te keqiat e tij.
      Po ju germoni se qenin e ngordhur keni per te gjetur.

  3. Nick says:

    Olele sala tani…kush e degjon.

  4. Rexho Filati says:

    Artikull i shkruar bukur dhe ne respekt te perpjekjes se Shqiptareve per te bere shtet. Nje shpirt i bukur i Rama, mund te mbarte plot gabime teknike dhe profesionale, por njerzoren e ka me pashe.

    1. adi says:

      qe te besh zhgaravina kam degjuar idiote qe e pretendojne per art. mgjs nga klasiket e lashtesise e deri te pikaso zhgaravina as ka bere e as ka shitur njeri.
      po te kete truthare qe zhgaravinat ti quaje perpjekje per te bere shtet vetem nje cam nga filati i rilindur me ramen mund ta mendoje.

  5. Strong says:

    Ekspozita? “Jorgani” i takimeve te fshehta per marrjen e “direktivave” te reja nga “Big Brother”. Dreqi ta haje sa para harxhojne qeveritaret shqiptare nga buxheti per te bere cdo 3 dite takime jashte vendit. Me keto para do te ishte eleminuar varferia ekstreme e rreth 5000 familjeve shqiptare.

  6. xheJ eN Bi says:

    Nuk kane asnje ngjashmeri,po nuk e di se perse me erdhi ne mendje Naxhi Bakalli !

  7. Ata votuan mosndeshkimin e tyre says:

    Askush stregon te verteten e artikullit qe ata tallin b..then me Albanistanin e cudirave

  8. haxhi mjeku says:

    o Edo!
    po ,si ato modulet e atyre filmave vizatimor ngjajn ato vizatimet e tuja.
    dhe mos perdor aq shum ngjyra mer burr se do te t akuzojn per peder. si ai flamuri I pederave me ylber ngjyrash!
    nese don me bo art,behu me burrnor. leni ngjyrat e “ciltra” per femnat dhe pederat.

  9. Aso says:

    Ne vend qe te kuptoni dicka nga ato qe thote bota e perparuar, o inatcinj kokengjeshur, Ju vazhdoni me komente idiote. Nuk mund te hap kushdo ekspozite ne Nju Jork. As The Guardian nuk shkruan per kedo. Ed Rama eshte I vecante. Por dhe I ndryshem nga te paraardhesit e tij. Prandaj nuk e kuptoni e as e doni. Sepse jeni shpellar dhe doni veten shpellar.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Epo lum si ti o Ass qe e kupton gjeniun e ri shqiptar.

  10. joel shkodra says:

    Do te doja te dija vetem diçka: keto dite qe harxhon E. Rama per ekspozitat e tij personale nga i merr? A i ka nga ditet qe i takojne per leje te zakonshme? A i merr pa te drejte rroge? Apo … ?

  11. Briklona says:

    Jemi krenare per kryeministrin tone!
    Artist nuk e bejne vetem pikturat, por me shume bejne shpirti dhe mendja e ti qe punon vetem per Shqiperine.
    Kudo ku ka shkuar, ka sjelle ne Shqiperi, nje opinion shume me ndryshe nga tre vjet me pare dhe kjo do te thote shume per ne.
    Artist ne te gjitha!
    Respekt dhe suksese!

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Mjaft o Briklona, te lutem, perse na ben te vjellim zorret me keto komentet e tua te neveritshme?

  12. Ai suksese paste, po se kuptoj, ku paska qene me pare?!
    Mire me vjen, se eshte kreu i nje shteti FUKARA , po ka ne krye
    nje kryeminister, artis te tille, qe ia njeh bota, te tijne krijimtari…
    Kjo na ben dhe ne KRENARE.
    Fukara “shqipua” fukara,po bemat i ka te mbedha…
    Vetem gjyshwrat e gjyshet… ti leme ne te tyret perjetuar…
    Komentuesit “Strong” faleminderit.
    Dashamirsi D.

  13. ShpetimIdrizi says:

    Naltplehresia e tij e- Rame Kazani hap “ekspozite-pastrim parash” vetem si kryeminister, se jashte kariges as ne tregun cam se pranojne te shese zbukurime plastike kineze

  14. pjatalarsi says:

    E vertete!… Sepse e ka shoqeruar ventili i Brukselit me 332 milion euro per kater vjet, pa te cilat Rama jo vetem piktura qe nuk kish per te bere, jo vetem nuk do te ish martuar, por do te bente vetvrasje qysh vitin e pare brenda ne zyren e tij te kryeministrit!

  15. aqif qifqi qifto qiqixhixhi says:

    o ed o trap merru me pun shteti mos u merr me tallje bythe,se t pakten burri s tund bytht por tall kart!

  16. muza says:

    Z Rama s’po marrim vesh a eshte kryeminister i vendit, apo piktor ? Mire qe ben ekspozita, po detyrat e km kur do t’i bej, apo kur te nisi fushata do na i paraqesi ekspozitat si arritje te rilindjes. Mendoj se boll brockulla na servir medja perdite, arritjet personale te tij nuk e ndryshojne gjendjen e vendit. Ne na duhet me shume pune si km. Po qe kur u be km iu zgjua muza e artistit, por i vdiq ajo e kryeministrit. O tempora o more…

  17. duno says:

    Plot 11 vjet kryebashkiak , shtoi dhe 3 vjet e kusur kryeminister dhe kryesuksesi i kryerilindasit eshte bojatisja e mureve ne Tirane . Edhe bojaxhiu me i thjeshte , me pak ndershmeri do kishte qeverisur me mire se ky rumpalla

  18. Kadri efendiu says:

    Keto dy piktura qe pashe pervec harmonise se ngjyrave te gjalla, mu duken si figurat ne laboratorin e biologjise. Sa mire gjejne kohe politikanet tane me shkrujt libra, me pikturu, me dashuru, etj etj nderkohe qe ju qan zemra per popullin trim shqiptar.

  19. ??? says:

    Artist ne cdo gje bravo ? shum te bukura????, ma pikturo dhe salen ? , dhe bashen ?e liken ? . …????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      O rrote, mos je gje Edvini vete ti se me keto budallalliqe qe poston tamam si ai dukesh. torrollak.

  20. mozaiko says:

    Kjo eshte medja qe mbeshteti ne pafundesi dhe me te gjitha forccat kandidaten Klinton per presidente, por qe nuk ja arriti qerllimit sepse populli, masa ,turma e njerezve e kane kuptuar se ne çfar sistemi jetojme, nga kush komandohemi dhe skllaverohemi. Edi Rama eshte pjese e ketij sistemi te keq qe punone dhe luftone per interesat e bankiereve dhe multinacionaleve kunder interesave te popullit te tije.Si i tille ai jo vetem qe nuk meritone vemendje por duhet te iki urgjent nga politika shqipetare si nje e keqe e madhe e ketij kombi, dhe jo vetem ai por te gjithe politikanet e pas viteve 90, Sali Berisha, iIlir Meta e me radhe. Kjo klase politike qe kemi, pa as nje perjashtim, duhet ta kuptojme qe jane fatkeqesija e ketij populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje