FOTOT/ Truproja si këto nuk keni parë asnjëherë

15 Nëntor 2016, 11:58Bota TEMA
FOTOT/ Truproja si këto nuk keni parë asnjëherë

Çfarë ju vend ndërmend kur dëgjoni fjalën truprojë? Me siguri një burrë me muskuj rreth 1.80 i gjatë. Ose një tip muskuloz i veshur me të zeza. Ndoshta një hero si ai i portretizuar nga Kevin Kostner në filmin me të njëjtin titull.

Epo, Dukesha e Kornuellit ka një mendim krejt tjetër. Kamila Parker Bouls ka punësuar një skuadër truprojash të gjitha femra. Gjatë vizitës treditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, gruaja e princit Çarls të Mbretërisë së Bashkuar është shoqëruar nga një grup vajzash.

Kamila u fotografua e rrethuar nga Shaima al Kaabi, Basima al Kaabi, Nisreen al Hamawi, Salama al Remeithi, dhe Hannan al Hatawi, të gjitha pjesë e rojës presidenciale 50-anëtarëshe të Emirateve Arabe.

Të stërvitura në artet marciale, këto femra mbajnë armë nën veshjet myslimane, të cilat nuk hezitojnë t’i përdorin në rast sulmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje