Koseni: “Komisari i Hekurt” fiton kthimin në polici dhe 121 paga

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

KoseniEdmond Koseni, i cilësuar si “komisari i hekurt”, ka fituar të gjitha betajat ligjore me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, duke i detyruar këto institucione ta sistemojnë në punë dhe t’i kthejnë 121 rroga mujore për 10 vitet e lëna pa punë.

“Shqiptarja.com”, mëson se pak ditë më parë ish-­drejtori i Policisë së Elbasanit i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej saj, nxjerrjen e urdhërit të ekzekutimit, me qëllim detyrimin nëpërmjet përmbarimit të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, për ta sistemuar në punë dhe t’i paguajë detyrimet financiare që lidhen nga data 1 dhjetor 2015 e deri në momentin e ekzekutimit të vendimit të qershorit 2012, të gjykatës së Apelit Tiranë.

Prej më shumë se 10 vite ish-­komisari Edmond Koseni, është pezulluar nag detyra për shkak të një procesi penal kundër tij.

Mirëpo edhe pse nga ky proces efektivi i policisë doli i pafajshëm, ai sërisht u la pas dore nga krerët e Policisë së Shtetit, duke mos u lejuar të rikthehet në punë.

Nisur nga kjo situatë, Koseni është detyruar të punojë në disa kompani private, ndërkohë paralelisht i është futur kalvarit të proceseve gjyqësore, duke kërkuar rikthimin në punë.

Edmond Koseni ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit dhe ka kryer së fundi detyrën e drejtorit të Policisë së Qarkut Elbasan.

Gjatë kryerjes së kësaj detyre, ndaj paditësit ka  filluar një procedim penal, në të cilin ai është akuzuar të kishte kryer veprën penale të “torturës me pasoja të rënda”, në bashkëpunim.

Në këto kushte, me urdhrin nr. 3727, datë 23 dhjetor 2001 të Ministrit të Rendit Publik, paditësit është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e çështjes penale, me motivacionin “për shkelje të rënda në detyrë”.

Rezulton se në këtë procedim penal, ndaj paditësit është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”.Ndërkohë që kryeministri një ditë më pas në 21 dhjetor 2001 ka vendosur të largojë paditësin Edmond Koseni nga detyra.

Sa i përket procedimit penal, rezulton se me vendimin e nëntorit 2003 të Gjykatës Elbasan, Koseni është deklaruar i pafajshëm për akuzën e “torturës” dhe është pushuar çështja penale, lidhur me akuzën e “kryerjes së veprimeve arbitrare”.

Pas marrjes së pafajësisë nga gjykata e Elbasanit, paditësi i ka kërkuar palës së paditur që t’a sistemojë atë në punë dhe në kushtet kur pala e paditur ka refuzuar këtë kërkesë, ai ka ngritur padinë objekt gjykimi.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë pjesërisht padinë, duke i njohur paditësit të drejtën e përfitimit të pagesës kalimtare. Ky vendim pasi është gjetur jo i drejtë nga gjykata e apelit, është prishur nga kjo e fundit me arsyetimin se konkluzioni i gjykatës është rrjedhojë e një hetimi jo të plotë, mos analizimit të fakteve të caktuara, si dhe disponimit jashtë kërkimeve të pareshtruara në objektin e padisë.

Për këto arsye, gjykata e apelit ka vendosur t’a prishë vendimin dhe t’a dërgojë çështjen për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sërisht kaluari i gjyqeve ka filluar nga e para, ndërkohë që në qershor të 2012 në gjykatën e Apelit, Koseni ka fituar gjyqin.

Në rrethanat e fakteve të paraqitura, gjykata çmoi se heshtja e palës së paditur për ta sistemuar paditësin në detyrën e punonjësit të policisë së shtetit, duhet të kuptohet dhe trajtohet si refuzim për të zënë me punë paditësin, situatë kjo që nënkupton ndërprerjen e kontratës së shërbimit publik mes policisë së shtetit dhe paditësit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Koseni: “Komisari i Hekurt” fiton kthimin në polici dhe 121 paga”

  1. Qifi says:

    Ha habha e bete bordello gjithe policine o plehrat e rilindjes. Merreni edhe kosenin dhe lini mijra oficere te shkolluar jashte shteti ne meshire te fatit. Nejse zoti ju pafte e gjykofte.

  2. Bomba says:

    Kush do timpaguaj atij121 paga mujore??????????????????????????????? dhe ne kete kohe atij duhet ti zbriten te gjitha parate e fituata nga kompanite private sepse ajo do te thot qe ai nuk ka ndenjur pa pune.Nuk ka vend ne bote qe paguan 121 paga mujore per nje fajtor.Korrupsionio I drejtesise shqiptare ka arritur majat me te larta te botes,Me ardhjrn e Aleances se krye-Qelbesirave ne krye te qeverise shqiptare po behet kerdia ne parate popullit shqiptar,ne taksat e saja etj.Ky ishte nje Komisar apo drejtor Sadist qe terrorizoi te gjith Qarkun e Elbasanit dhe bashkepunonte me me kriminelet,trafikantet dhe rrugacet si ai miku I tij Elezi etj.Te mos ti jepet asnje kacidhe leku se po ti jeper eshte krim.Ministria e mbrendshme te bej apelim kunder vendimit te gjykates se korruptuar nga Koseni dhe te ndalohet me cdo kusht dhenia e parave nje sadisti e krimineli apo bashkepunetor ne krime te qelbesires Koseni.

  3. toni says:

    Ne jemi si fiset ZULU. Me te fortet , koke tulat bejme ligj, shtet dhe poltike.

  4. Polici says:

    O Bomba! me ta fut bomben ne brim te bythes e ke pak, po ka zgjidhje sh te mire, ato leke duhet ti paguajne ata persona qe e kan larguar padrejtesisht,ti paguaj sali qelbesira dhe kush plere ishte min i brendshem ate kohe,qe e kan shkarkuar.

    1. DIA says:

      Ne kohen kur eshte shkarkuar ne qeverri ka qene PS keshtu qe mos ja fut si kau peles, Sali serbi duhet te futet ne burg pa asnje dyshim po per gjera te tjera sikurse dhe Edvin palla qe i beri leket e shqipetareve rrush e kumbulla, keni dhe ca oficere te tjere policie qe kane fituar gjyqet dhe vazhdojme tu paguajme rroge se rilindja i hoqi pa shkak dhe nuk u gjen vendin e punes qe u permban grada, mjere populli qe paguan nga 2 rroga per vendet ne administrate, si me Sal Ramen dhe Edvin Ramen.

    2. Dashnori nga Peqini says:

      E ka perjashtu nga policia Ilir Xhelil Gjoni.

  5. stil says:

    Me kujtohet se ne vitin 1998 beri bije nje ngjarje ne Ministrine e Rendit. Nje oficer madhor, drejtor i rendesishem ne ministri ia kishte bere benë Kosenit, qe nga nje ane publikisht, hiqej se po gjunjezonte bandat e Elbasanit dhe zones perreth, nga Ana tjeter, kontrollonte trafikun e droges aty. Drejtori u tregua mjeshter o vertete strategjie dhe taktike hakmarrese. Kishte fituar llogariten amerikane, me duket, dhe nisi familjen per Usa. Ky vete qendroi dhe disa dite me pas. Diten kur dha dorehwqjen nga posti dhe forca e policise, me bileten e avionit ne xhep, zbriti tek mensa e oficereve. Ketu i afrohet Kosenit dhe ia fut me grusht. Me pas rehat rehat i hyp avionit dhe largohet nga Shqiperia duke e lene Kosenin me turp para gjithe kolegeve te tij.
    Nuk e di nga behet ky ishte drejtor tani, por per mua eshte nje Mit dhe atij burri e familjes se tij i uroj gjithe te mirat!

  6. stil says:

    Me kujtohet se ne vitin 1998 beri buje nje ngjarje ne Ministrine e Rendit. Nje oficer madhor, drejtor i rendesishem ne ministri ia kishte bere benë Kosenit, qe nga nje ane publikisht, hiqej se po gjunjezonte bandat e Elbasanit dhe zones perreth, nga ana tjeter, kontrollonte trafikun e droges aty. Drejtori u tregua mjeshter i vertete strategjie dhe taktike hakmarrese. Kishte fituar llotarine amerikane, me duket, dhe nisi familjen per Usa. Ky vete qendroi dhe disa dite me pas. Diten kur dha doreheqjen nga posti dhe forca e policise, me bileten e avionit ne xhep, zbriti tek mensa e oficereve. Ketu i afrohet Kosenit dhe ia fut me grusht. Me pas rehat rehat i hyp avionit dhe largohet nga Shqiperia duke e lene Kosenin me turp para gjithe kolegeve te tij.
    Nuk e di nga behet ky ishte drejtor tani, por per mua eshte nje Mit dhe atij burri e familjes se tij i uroj gjithe te mirat!

  7. Sahati says:

    Ky është i mbaruar por ti japin një pension pleqërie.
    Që është i keq dhe i pabese e dinë të gjithë por na doli dhe me prapambetje mendore të theksuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *