Lazanski: Ka ardhur koha ta negociojmë ndarjen e Kosovës me Amerikën

15 Nëntor 2016, 10:09Rajoni TEMA

Analisti më i njohur serb i çështjeve ushtarako-politike, Miroslav Lazanski, vlerëson se Serbia, me presidentin e ri të zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të mund të binte dakord për ndarjen e Kosovës.

Lazanski thotë për mediat serbe se janë krejtësisht jorealiste pritjet e disa politikanëve dhe të ashtuquajturve ekspertë se “Trump do na kthejë tërë krahinën tonë”, por është i bindur se, pas fitores së Trumpit, me amerikanët mund të diskutohet për ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, siç transmeton Koha.net, kufijtë momentalë të “krahinës serbe absolutisht nuk janë shkrime të shenjta” dhe se për ta mund të bisedohet me administratën e re në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, ai është i vetëdijshëm se Amerika, pavarësisht fitores së Trumpit, asnjëherë nuk do ta tërheqë njohjen e Kosovës dhe thotë se “fillimisht duhet të shohim nëse amerikanët do të na dalin në ndihmë për pronën serbe në Kosovë e Metohi, dhe vetëm atëherë mund të vazhdojmë me gjëra të mëdha”.

“Mos i rritni shpresat e panevojshme dhe jorealiste tek populli. Të shkojmë hap pas hapi. Së pari të shohim se çka do të bëjmë me AKS-në [Asociacionin e komunave serbe], pastaj për pronën, e më pas, kush e di, ndoshta Trump një ditë do të thotë: “Ta zgjidhim atë problem njëherë e përgjithmonë, serbët ta marrin veriun e Kosovës dhe ta mbyllim këtë çështje””, shprehet Lazanski, duke shtuar se Trump për Serbinë është gjithsesi opsion më i mirë sesa familja “famëkeqe” Clinton.

“Sikur të fitonte Clinton, SHBA-të do të vazhdonin me të njëjtën politikë ndaj shtetit tonë.

Trump nuk e ka këtë trashëgimi dhe për këtë arsye ka gjasa të mëdha që me ta për ne do të jetë mirë.

Kur flasim për Republikën Serbe, situata atje do të jetë më e relaksuar se deri më tani.

Hillary në programin e saj ka folur se si Ballkani është punë e papërfunduar dhe se Bosnja e Hercegovina duhet unifikuar.

Me Trumpin ky proces nuk do të jetë aq i shpejtë, ndërsa shtrohet edhe pyetje nëse ai në të vërtetë do të insistojë në këtë çështje. Dhe mbi të gjitha, duke e parë se në Prishtinë, Sarajevë e Zagreb e kanë vajtuar fitoren e Donald Trumpit, kjo do të thotë se ne duhet të gëzohemi”, ka thënë i bindur Lazanski.

8 komente në “Lazanski: Ka ardhur koha ta negociojmë ndarjen e Kosovës me Amerikën”

  1. G says:

    Kosoven do ta ndash zotrote per Luginin e Presheves nuk thua asnje fjale ku eshte po e njejta si Kosova Veriore apo nuk ju pelqen nje dicka e tille

  2. korcari says:

    Serbet duhet te marrin pjesen qe ju takon nga Kosova qe te mbyllet kjo ceshtje dhe te njihet Kosova si shtet nga Beogradi.

    1. ks says:

      Serbeve ju takon nje m…qe te hajn nga Kosova more “korcari” coban nga Malet e Pindit i zbritur dikur ne tokat e Arberit

    2. DIA says:

      Mos kini merak se Presidenti Republikan do ua shkerdhe nenat si serbeve dhe jvgogrekeve, po kujdes per serbet se mos shkoni per lesh dhe dilni te rrojtur, sa per gjoja korcarin i them qe seshte gje tjeter vec nje coban muti sic i quajme ne Korce.

  3. Mario says:

    Do ta ndajme edhe Arnautistanin deri ne Shkumbin do jete Republika (Republic) Hellene e Vorio Epirit me kryeqytet Himaren

    1. Al says:

      Kam pershtypjen o Kario, se thjesht e the kete gje per te ndezur debatin. Gjithsesi Himaren greket do ta shohin me dylbi nga Akropoli.
      Te fala mamit.

  4. Aqif Isufi prej Terbufi says:

    cpune kemi ne me kosovaret e kosoves apo kosoven e kosovarve.ka mundesi te mbyllet tyneli dhe ti konfikskohen paqaportat koqevarve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje