Moikom Zeqo i përgjigjet Dritëro Agollit: Nuk jam servil. Si më dërguan në Rrogozhinë…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

zeqoNuk jam futur në punë si redaktor në gazetën ‘Drita’, sepse botova Kadarenë. Ju rrëfej të vërtetën time”. Moikom Zeqo reagon për “Gazetën Shqiptare” rreth ngjarjes së 43 viteve më parë, arsyet e punësimit të tij në gazetën “Drita” të kohës, raportet me Ismail Kadarenë dhe habinë e sotme kur mëson se në dokumentet e asaj kohe, ai është cilësuar si lajkatar i Kadaresë, ndërsa diskutohej Fadil Paçrami.

Sipas një dokumenti të vitit 1973, rezulton që në një mbledhje, Dritëro Agolli ka thënë se disa veta janë punësuar për shkak se i bënin lajka Ismail Kadaresë e Fadil Paçramit. I pyetur nga “GSH”, Moikom Zeqo tha dje se nuk kishte dijeni për dokumentet dhe se sipas tij, e vërteta nuk është ajo.

Ka qenë Dashnor Kaloçi, që në librin e tij “Kadare në dokumentet e Pallatit të Ëndrrave”, ka botuar ndër të tjera edhe diskutimin e plotë të Dritëro Agollit, i cili në atë kohë ka qenë me detyrën e sekretarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për poezinë dhe njëkohësisht sekretar i organizatës bazë të partisë së Lidhjes.

“Në dy drejtime kishte subjektivizëm; të sjellim njerëz që t’I nënshtrojmë, të jenë të bindur, qoftë edhe në origjinë, të sjellim ata që na kanë lavdëruar F. Paçramin dhe veprën e I. Kadaresë. Kështu, M. Zeqo u mor se kish botuar një apo dy artikuj të I. Kadaresë. Donika Feshti u mor se kishte bërë një diplomë për dramat e F. Paçramit, nga “Drita” u hoqën të dy komunistët, Andon Kuqali e Thoma Frashëri.

Përbërjes ideopolitike të kuadrit as i vënë rëndësi. Janë marrë disa njerëz që u ka dalë emri në procese gjyqësore, si Roland Gjoza, ose që janë përbërje të keqe, si Vasil Melo, Gjergj Zheji etj. Gj. Zheji thotë në plenumin e kritikës se ‘duhet të kthejmë kokën nga kritika perëndimore’.

Melo thotë se ‘fyejmë për KQ’”, citohet të ketë thënë Dritëro Agolli sipas dokumentit. Moikom Zeqo sqaron pozicionin e tij si më poshtë.

Reagimi I Moikom Zeqos

Të lexosh çfarë kanë shkruar për ty para 43 vitesh – kur unë isha ende 23 vjeç, – e kupton në inde ironinë tragjike, paracaktimin absurd të fatit, sepse një e shkruar e tillë në instancën më të lartë të pushtetit ideologjik nuk qe një “In aqua scribis” (“E shkruar në ujë”). E vërteta është krejt ndryshe, absolutisht ndryshe. E mbarova shkëlqyeshëm maturën në shkollën e mesme “Mujo Ulqinaku” në Durrës dhe kasha botuar librin poetik “Vegime të vendlindjes”.

Që në vitet e para në studimet studentore botova librin e dytë poetik “Qyteti Feniks” dhe njihesha si një nga shkrimtarët e rinj më aktivë, më premtues me shkrime në shtypin letrar.

Universitetin e mbarova me të tëra notat maksimale dhe dy katedra, ajo e letërsisë, por edhe e gjuhësisë me bënë propozime zyrtare që të me mbanin si pedagog i brendshëm. U emërova si redaktor në gazetën “Drita”, mendoj për meritat dhe kontributin tim të spikatur letrar dhe jo se siç artikulohet me mënyrë dinake se, “Moikom Zeqo u mor se kishte botuar një apo dy artikuj të Ismail Kadaresë”. Ç’kuptim të pakuptimshëm ka një fjali e tillë? Ky mentalitet rural, provincial tregonte në fakt një mllef në raportet që kishin shkrimtarët në atë kohë – dmth., miku i armikut tim është edhe armiku im.

Vërtetë, unë kisha miqësi me Ismail Kadarenë, parimore, të vërtetë, njerëzore, pra krejt normale, por nuk kam qenë dhe nuk jam servil apo klientelist I askujt, as edhe i Kadaresë, i cili për hir të së vërtetës në marrëdhëniet me mua ka qenë përherë korrekt dhe as ka kërkuar ndonjëherë në mënyrë dinjitoze asnjë lloj deformimi dhe pragmatizmi të miqësisë – se unë nuk e njoh gjer në moshën e tanishme dhe as nuk do ta njoh kurrë një mentalitet të tillë të neveritshëm.

Im atë, antifashist vdiq 40 vjeç nga plagët e luftës dhe më la mua 10 vjeç jetim – kurrë nuk pata miq që të ndërhynin për mua dhe emërimi im tek “Drita” nuk është bërë ashtu siç thuhet në relacion – pas përjashtimit në 1973 nga “Drita” për “hermetizmin dhe ndikimet e huaja”.

“Në vend që të më kthenin në Durrës, më çuan mbi tri vite në Rrogozhinë etj., etj., për të ma bërë sa më të vështirë jetën. Dhe të mendosh që ende nuk kisha mbushur 24 vjeç! E pabesueshme! Latini thotë se “Omnia rempus revelat” – “Koha zbulon gjithçka”.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Moikom Zeqo i përgjigjet Dritëro Agollit: Nuk jam servil. Si më dërguan në Rrogozhinë…”

  1. Lugati says:

    hahahajajaha fillun tu cjerr. njoni tjetrin karakurvat komuniste….fillozofet e shqipnise jahajaah

  2. Moikomi mbetet per ate bote lange letrare shqiptare, (per mua personalisht”, par nga ai kendveshtrim real,
    nji nder figurat intelektuale e levrues i letersise moderne, large cdo grade Kommunist, figura qe qendron shume shume lart, se cdo agoll katundi ,nji intelektual,akademik,qe Do takishte per nder cdo shtet europian . Sigrist qe ne shQypnin e idioteve dhe pseudove qe kan pushtuar cdo hapsire jete ne ate xhungel demotike injorohet
    Cdo vlere dhe sponzorizohet antivlera,maskaralleku,pafytyresia njerezore,
    Duke i bere Shqiperise sherbimin me regresive me shkaterrues se cdo pushtues. Bota echter nag intellektuellet e vertete,njerzit qe misherojn vlerat qe ushqejn njeriun te jete i shendetshem per shoqerine e vendin, intellektuell te Tille si Moikom Zeqo ,prej te cilit Do duhej te orientohej gjithkush, qe pretendon me qen intellektual i wertet dhe i respektuar

  3. Mentari says:

    Dritero Agooli nje shkrimtar amator qe vetem ne mendjen primitive te kohes Enveriste jetonte dhe ai pervecse spijunllekut per Partine e tij te dashur (nje grup kriminelesh antishqiptaret) ka qene njeriu me gegativ ne ate lidhjene poshtersise shqiptare,nje institucioon ne sherbim te komunizmit antinjerzor dhe Driteroi be shfrytezoj ate poziten e tij si kryetar te lidhjes per ngritjen e tij ne pushte,heren e pare ate vend pune ja vodhi me servilizma Dhimetr Shuteriqit shkrimtarit te vertet shqiptar pastaj filloj ti kundervihet nga mbrapa shpine Gjigandit te letersise shqiptare te madhit Kadare por nuk I shkoj sepse Kadateja perpara se ky te katapulonte ne ate pushtet ishte I njohur per Letersine akademike Boterore (Romani I Gjeneralit te Ushtrise se Vdekur) qe ishte botuar ne shum shtete te Europes.Prandaj kur e pa se dora qe nuk kafshohet puthet Driterori Karrieristi uli bishtin kunder Kadarese.Lexoni shpirtin e keq te Driteroit kur ishte ne detyren e kryetarit te lidhjes se sa vet jane ndeshkuar nga kritikat ,berryle dhe votimet e tija kunder shkrimtarve.derisa vrau edhe dy shkrimtaret e rinj Blloshmi e Leka etj.Driteroi eshte turpi I Letersise shqiptare dhe pike.

  4. I njohur i te dyve Miri says:

    Moikomi eshte shkrimtari studiusi,eseisti arkeologu filozofi me i mire qe Shqiperia ka fatin te kete.Dritero dhelparaku talentin prej fshatari mikroborgjez e ka shitur ne interes te lancimit te tij e te bisnesit te vete e familjes.I ka borxh sh shkrimtareve por Moikomit me shume se kujdo.

  5. shpresa says:

    Ka qene nje kohe mesjete…”gjuetia e shtrigave” nga komunistet…shume e humben ekulibrin….por Dritero Agolli ishte dhe mbetet nje njeri i hapur…nje socialist 100% …dhe asnjehere nuk ka pretenduar se i takon kampit tjeter….dhe mesa di une, ka mnbetur i tillle edhe tani.Kjo nuk eshte mbrojtje per te…Eshte nje nder poetet e vertete ne letrat tona…me nje diapazon njerezor. Ne lidhje me Moikom Zeqon kam nje rrespekt per punen e tij titanike qe ka bere per kulturen shqiptare dhe per ne si komb. Shpata e Demokleut nuk shkon ketu.

  6. sofia says:

    E keni gabim komentues: Moikomi eshte ai qe njohim dhe Dritero eshte ai qe njohim, theme per ata qe i njohin dhe jo per ata qe urrejne apo simpatizojne ne ere. Pyesni Moikomin se çfare konsideratash ka per Driteroin dhe pyesni Driteroin se çfare konsiderata ka per Moikomin, pastaj trumbetoni si u do qejfi juve. Do te dilni bllof.

Lini një Përgjigje te Mentari Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *