Në krye të PD, si dublant i Ilir Metës!

15 Nëntor 2016, 21:17Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Partia Demokratike po përpiqet të mbajë me shpresë mbështetësit e saj, se në zgjedhjet e qershorit do të shkohet pa Edi Ramën, ose nuk do të shkohet fare. Si garanci për projektin e saj, ka vënë bojkotin e Kuvendit në javët që vijnë, radikalizimin e situatës dhe pastaj një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit.

Këto i thotë publikisht.

Nën zë po qarkullon dhe një herë njësoj si pas reformës në drejtësi, skenarin e një shumice të re në Kuvend, që do rrëzojë Ramën dhe do të zgjedhin një qeveri të pakicës, të mbështetur dhe nga LSI.

Nuk ja vlen të hysh në këtë spirale paranojash me të cilën Lulzim Basha mendon se mund të bëjë politikë, por ia vlen të kuptosh se çfarë udhëheqësi është ky njeri, i cili të vetmen ide politike që ka qarkulluar mbi tre vjet e gjysëm në krye të PD, është se si të krijojë një skemë, që të bëjë një aleancë me Ilir Metën që të rrëzojë qeverinë.

E kishte tezë në fushatën për kryetar të PD dhe e vazhdoi pastaj duke i ofruar Ilir Metës herë kulaçin, herë kërbaçin. Kur e pa që Meta ishte për rrugë të gjatë me Edi Ramën, ju turr duke mbështetur paranojën e Tom Doshit për vrasje nga Ilir Meta, pastaj tentoi ta trembë Metën me çështjen CEZ -DIA, për të cilën tani nuk guxon as të shkojë të dëshmojë në Komision, pastaj ju rikthye paranojave për të trembur Metën se reforma në drejtësi bëhej kundër tij dhe tani, i rraskapitur pas më shumë se tre vjet, shtyn çdo javë duke u pëshpëritur militantëve të PD, se javën tjetër do bjerë qeveria dhe do ta marrë Aldo Bumçi pushtetin.

Kjo nuk ka lidhje më as me LSI, as me PS, as me gafat apo shkëlqimet e Edi Ramës, dhe as me faktorin ndërkombëtar, me fitoren e Trump-it, me qetësinë me Serbinë, furtunën në gotë me grekët, apo çeljen e negociatave me Brukselin. Kjo ka lidhje vetëm me një shkretëtirë idesh politike nga lideri i opozitës, i cili po e përfundon mandatin, duke u ulur mëngjes, drekë e darkë në tavolinë demokratëve, si gjellë kryesore, LSI-në.

Me atë përpiqet t’i ngrohë, me atë përpiqet t’i tërbojë, me atë përpiqet t’i joshë, me atë përpiqet të shfajësohet kur humbet, me atë përpiqet të duket fitues, me atë përpiqet të duket udhëheqëse. Tani që është gjashtëmujori i fundit i mandatit zyrtar të qeverisë, kur kandidati për Kryeministër duhet të shkëlqente së paku me personalitetin e tij, duke ngjallur besim, ai humbet çdo ditë kohë duke përshpëritur vesh më vesh se do bëjmë një qeveri tjetër, do bëjmë një herë një Kryeministër tjetër, pastaj do bëjmë një President tjetër, pastaj do bëhem unë… Ende nuk ka guxim të bëjë betejën e tij, të thotë mendimin e tij, të tregojë armikun e tij dhe ta mundë atë. Është duke e shtyrë ende si një udhëheqës dublant i opozitës, por në ndryshim nga një dublant i zakonshëm, ky ka dy role, edhe të dublojë formalisht Berishën në krye të PD, edhe të dublojë formalisht kandidatin për Kryeministër, që të mos jetë vetë. Herë i duhet të bëjë sikur është Berisha, e të duket kryetar, herë sikur është Ilir Meta, e të duket Kryeministër, po asnjëherë vetvetja.

Tani gjashtë muaj para fushatës së re elektorale, demokratët e kanë më të paqartë se kurrë, se kush janë aleatët e tyre dhe kush janë armiqtë e tyre. Ata nuk guxojnë as ta shajnë, as ta mbrojnë LSI-në, Ben Blushin, Agron Dukën, partinë çame etj, pasi PD nuk ka më politikë, por ka vetëm ide për plane sekrete që i di “vetëm ai”. Demokratët numëronë çdo ditë vota me gishta se mos bëhen 71 në Kuvend dhe bëhet Aldua i madh.  Ndryshe nga PD e kohës së Berishës, që atë që dinte Berisha, e dinte  dhe një demokrat në një fshat të humbur, sot atë që di Basha, në fakt nuk e di as kryetari i PD, Lulzim Basha, pasi ai as me veten nuk flet kudo dhe me këdo njësoj.

Ajo që do të ndodhë është që nuk do të ndodhë asgjë. PS dhe LSI do të shkojnë deri në prag të zgjedhjeve së bashku, dhe aty mund të ndahen, ose të ribashkohen për interesa të tyre, pa humbur asgjë. I vetmi që është në pritje se çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të bëjë, duket që është Lulzim Basha, i cili çdo projekt politik të 2017, e ka të kyçur në sirtarin e Ilir Metës. Si një dublant që pret të mësojë tekstin e fjalimit, pasi ta lexojë një herë aktori kryesor.

15 komente në “Në krye të PD, si dublant i Ilir Metës!”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Vendi i Kryeministrit nuk varet nga Basha,kerkesa e LSI-s nuk mund te plotesohet !

    1. Skypion says:

      Ka filluar nje debat publik,ne mediat online sidomos,por edhe ne mediat tradicionale,anipse ketu pak si me droje,se c’do te behet me qeverisjen e Shqiperise,tani pas renies de facto te Rames dhe qeverise se tij.
      Po debatohet per aleancat e mundshme.Po jepen kombinacione nga me te ndryshmet, aleancash.Duke filluar nga PD-ja,duke vazhduar me LSI-ne e Metes,i cili duket se ka vendosur perfundimisht t’i jape Rames goditjen fatale;dhe gjithe partite e tjera,me dhe pa peshe,te vjetrat dhe keto te rejat e sapokrijuara.
      Por,edhe me rryma e flukse brenda Partise Socialiste,qe jane rezultat i poshterimit disavjecar qe xhaketat e vjetra,por edhe ndoca te reja,kane pesuar nga rilindjotet me RAmen ne krye.
      Eshte interesante dhe shume intriguese,tek lexon mendime nga me te ndryshmet,sesi do te behen e si mund te behen keto aleanca;se kush do te jene protagonistet kryesore e dytesore;se kush do mund te perfitoje me shume e kush me pak, e kush akoma do te digjet nga keto kombinime spektakolare.
      Vetem per ca dite ,i gjithe ky debat, gjithe keto shkrime per ate se cka do te ndodhe pas renies se RAmes.
      Imagjinoni tani,se si do te vloje ky debat ne ditet,javet e muajt ne vazhdim.Deri ne zgjedhjet e 2017-es!
      Do te jemi spektaktore te nje spektakli te jashtezakonshem politik.
      Une po e shijoj qe tani ate.Do ta shijoj ne maksimum ne vazhdim.Ftoj edhe te tjeret ta shijojne kete spektakel.Eshte i cuditshem;ka plot hilera,dredhira,mashtrime ,me betime e premtime reciproke,qe do te benin,normalisht, te shemtuar.
      E megjithate,eshte i bukur….
      Eshte i bukur ky spektakel,dhe i tille do te jete per disa muaj me radhe,sepse … Rama ka rene,qeveria e tij ka rene;pushteti i tij ka marre fund!
      Sepse ,eshte kjo renie e Rames,kjo renie e pushtetit te tij, qe ka hapur kete debat publik mbaremediatik ne Shqiperi.
      Sepse,eshte kjo renie e Rames,qe i ben edhe mediat dhe analistet e tij,te perfshihen ne kete debat,e te japin opinionet e tyre se cdo te ndodhe me kete e cdo behet me ate;cdo te perfitoje ky, e cdo humbe ai tjetri ;se kush do perfitoje me shume ,Basha apo Meta;Meta apo Basha…
      Deri para nje jave(8 nentor) debati sillej e mbeshtillej rreth ketyre dy fjaleve,te bera te famshme nga shakaxhiu i Klanit,Cani :”RAma-Meten apo Meta-RAmen”…!!!
      Duket sikur ka kaluar nje kohe e gjate,shume e gjate, kur behej ky lloj debati.Duket sikur ka kaluar nje shekull.Duket sikur krejt papritur kemi kapercyer ne nje epoke tjeter;te re.
      Dhe,ashtu eshte.Me te vertete kemi kapercyer ne nje epoke tjeter.Ne nje epoke pa Ramen.Edhe pse me te,formalisht,zombisht,edhe per ca kohe akoma.Kohe e cila,me c’duket, do te sherbeje per ndeshkimin me turperim.
      Nuk ka turperim me te madh se te jesh akoma aty nga ke rene … jo si kaposh i krekosur, por si zog shpuplisur,i zgerlaqur!

      1. shqipe says:

        Shkruajm’ ne ,tutje dhe nje fare skypioni,(Sfrukth)… Jo se, me foshte gjithnje gjyshja mue: ” O Skypion,o skypion!…” = Eeeeee….”,I foshja une. / A c’na ha mun!” me foshte ajo. C’gallate / Me ket’ te sales sallate!…

  2. Dyrrahu says:

    Une dua ndihme nga komentuesit.
    Cfare po ndodhe me opozitat e shqiptareve gjithandej ku jane?
    Si ka mundesi qe nje opozite e vogel, pa kurrefare alternative dhe pa perspektive t’i bllokoje refomat e pozites?!!!!!!
    Cfare do te ndodhte sikur neser ta marin pushtetin opozita e sotme ( gje qe kurre nuk e besoj) dhe opozita e pas zgjedhjeve te radhes ta vazhdoje rrugen e ketyre destruktive?
    Ku do te shkoje Shqiperia dhe cfare do te flitet per te ne BE e Amerike?
    Jo Lul mos i mpreh dhembet sepse nuk mund t’i ngulesh ne vendin e kryeministrit.
    Nese LSI behet me PD le te binden se do te humbin edhe ashtu te bashkuara sepse nje pjese e elektoratit te LSI do ta votojne PS-ne dhe nje pjese e madhe e shqiptareve, te cilet deri tani nuk kane dale per te votuar, ne qershor 2017 do te dalin qe ta votojne PS-ne. Kete mundesi e din Ilir Meta, prandaj nuk e merr guximin e avantures.

  3. Bena says:

    Te lumte dora dhe mendja. Shume sakte

  4. Grigor says:

    Mero Baze nuk eshte gazetari me I mire I botes. As ai vete nuk besoj se e mendon kete. Por ama, kur vjen puna per PD-ne, Lul Bashen dhe ate Viçidolasin Gjememadh, nuk besoj se mund të gjesh analist me te mire ne tere boten.
    Prandaj e urrejne ata “due hard” tifozat e PD-se. Po nuk ka faj. Çdo fjale I del nga zemra, kur vjen puna per ate Viçidolasin qe urdheroi t’i vihej bombë poshte makines.
    E dyta eshte qe Lul Basha eshte idioti me i madh qe mund te vihej ne krye te PD-se. Eshte edhe me idiot nga Agron Kerriç Gjekemarkaj qe thyen rekorde çdo jave ne ate drejtim. Duket sikur ben stervitje per idiotizem.
    Lul Basha e ben Edi Ramen te duket klas, kur ne fakt Edi Rama u gjend rastesisht ne krye te PS-se dhe fitoi si me I forti I mediokerve qe vegjetonin atje. Edi Rama ka bere disa pune per t’u dukur. Ka rizhvilluar qendror urbane nepermjet Find it te Zhvillimit I cili jep para vetem per projekte te tilla. Ka nisur disa reforma. Disa I perfundoi, disa I ka akoma pergjysem. Shume e shajne per premtimet qe nuk mbajti dhe mire bejne. Disa e shajne se nuk futi disa Socialiste ne pune, dhe per ta nuk pjerdh njeri. Ata jane disa njerez qe I thone deputetit “çfarë do besh ti per mua”.
    Por Edi Rama tenori te shiste nje platforme, po perpiqet te realizoje nje platforme. Nje opozitar me tru mund t’a rrezonte kur te donte Edi Ramen ne zgjedhje. Edi Rama eshte nje I perkedhelur qe I ka hyre vetmja ne qejf. Nuk eshte budalla, por eshte nje njeri mesatar qe mund te rrezohet kur te duash me zgjedhje te lira. Por Jo nga Lul Basha.
    Lul Basha ka vetem nje platforme. “Me zgjidhni mua se une nuk ngacmoj njeri. Une ju le te beni çfarë te doni. Ore une nuk bej asgje fare. Ka më mirë nga njeriu qe nuk ben asgje? E kam provuar kur isha kryetar bashkie. Asgje nuk bera. Une ju le ta beni vete. Doni te ndertoni? Beje mor vella pallatin ku te te doje zemra ty. Vetem kur te vish te marresh leje, hajde me mend, siç thone kukesianet.”

  5. QYTETARI says:

    Zoti Mero, si gjithnje i sakte, mendjendritur dhe udherefes. Autopsia qe ju i beni nje Hajduti te rruges se kombit, nje antishqiptari qe se bashku me padronin e tije i falen greqise qindra km dete Greqise, qE se bashku me kriminel Berishen urdheruan dhe mbuluan vrasjen e kater qytetareve paqesore ne Janr 2011, nga meenjgjezi ne darke, pellet e bertet , ta rezojme qeverine Rama, tregon jo vetem dgradimin si person, pore edhe deshtimin e strategjise te PD, qe shikon humbjen fatale nee Qershore te 2017. Sado te mbaje shprese teke Ilir Meta, ajo ska per te ndodhure kurre. Prandaje , sa me shume te lehe si qen, aqe me shume fundoset.

  6. Kola says:

    E mjera Shqiperi c’te gjeti me keta sharlatane. Ne se ndodh te realizohen keta skenare antishqiptare, atehere popullit i takon ta mbylle sqepin perfundimisht e te shkoje ne te semes se asnjehere s’do behet popull me prestigj per te miren e vetes dhe atdheut.

  7. a says:

    Tema, keni menduar ndonjëherë te merresh me gjera konkrete, si psh dosje korrupsioni, me drejtorë të korruptuar që janë krimbur në lekë etj., mqs media është pushtet i 4 dhe mund të depërtojë aty ku publiku i thjesht nuk mundet? Apo të gjithë gazetaret me peshë do vazhdojnë të merren me analiza politike që në fund të fundit nuk sjellin asnjë lloj dobie konkrete për njerëzit. Fakte dhe denoncim te të korruptuarve, kjo do na pëlqente të lexonim

  8. Peco says:

    Mero! Meta dhe Majko u bene pishtar te demokracise nga Berisha. Kete mos e harro! Berisha e ka te qarte se PD nuk vjen me kurre ne pushtet e vetme. Per Berishen eshte me mire Meta Kryeminister se Lulezim Basha. Kuptohet, kur nuk eshte vet. Ndaj ai do beje ceshte e mundur qe PS te mos fitoj e vetme zgjedhjet. Ai do te perpiqet me shume te fuqizohet LSI sesa PD. Ai e di se mbeturinat e tij ne PD mund te vijne ne pushtet vetem si plotesues te LSI. Pra, Berishes i intereson me shume Ilir Meta se Lulezim Basha. Basha kurre nuk ka per tu bere ndonjehere Kryeminister. Ai ka lindur per vegel dhe jo drejtues.

  9. Mersin says:

    Zoti Mero keta jane armiq apo kundershtare, apo as ashtu e as keshtu. Lul Basha para se te behet kryeminister duhet te shkoje ne gjykate. Keshtu sic shkruani duket se i ushqeni mendimin se ai nje dite do te jete kryeminister i ketij vendi

  10. bobi says:

    Meta nuk eshte aqe budalla qe te bashkohet me pd per te ber kryeminister Lulzim bashen, Metes vetem po ti premtohet vendi i kryeministrit dhe munde te bejne nga nje loje se nuk e ka te sigurte me kete pd qe i fitone zgjedhjet. Dhe dicka basha duhet ti thoje hapur shqiptareve ca do beje po fitoje, do lerin prape si me pare te vjedhin ngjysma e shqiprise korentin, se jo per gje po keta demokratet vetem per kete duan te vijne pd ne pushtete se kishin 25 vjete ase ne banesat dhe ase ne bizneset e tyre spaguanin korentin qe konsomonin.

  11. nazmi says:

    Keto zgjedhje,te 2017-tes,jane thike me dy presa. 90%e popullit duan reformen ne drejtesi dhe sa me shpejte. Nese PD bene aleance me LSI edhe elektirati i lekundur,edhe demokratet e zhgenjyere qe jane te shumte,si eche lsi stet do vitojne PS. Ne 2017 PS ka per te fituar e vetme sepse eshte e vetmja force politike qe i do reformat. Lul Basha eshte nul si politikan dhe askysh nuk e vlereson. Lufta e Lulit e mbeshtetur tek akuza nga me banale kudo qe shkon ju ka dale ngjyra. Ai thjeshte genjene dhe edhte krejte jashte realitetit.

  12. PIRATI BEHET PAPE says:

    As demokrati me i cartur ne shqiperi nuk mendonte ne 21 janar 2011 apo ne 23 qershor 2013 se Vrasesit & tradhetaret e familjes berishorre nuk do mendonte se ne 2016 keta monstra do synojne prape rikthimin e tyre ne pushtet qe do te jete kapaku i arkivolit i atij kombi.

    As socjalisti me i pjerdhur atehere nuk do mendonte se fatet e ketij kombi do vareshin nga kryepornoparlamentari i sotem qe lexueshem eshte nje mi i bodrumeve te ambasadave qe e perdorin si koqe kandari nje here majtas njehere djathtas

    Terrorizohem kur ne gazetat shqiptare lexoj fjalen LIDER per kete Lul bashndyresiren qe i ka lyer duart me gjak shqipatersh.
    Kete udbash nuk e shpeton a puthja e NULANDES..
    AS KINEZERIRAT E DONALD LUSE
    DHE AS ARDHAJE E FAMEKEQIT ARVIZU “RASTESISHT” KETO DITO.
    AS DEKLARATA E DIOGURDIT QE THA PARA DY DITESH QE “NE” E PRUME DJALLIN BERISHE NE PUSHTET NE 1992…..
    BILES AS FYTYRA E BRENGOSUR E EDI RAMES QE E KA KUPTUAR QE ISHTE NJE PERGJEGJE KOMUNLE NGA 2013 DERI NE 2017
    KETE NUK E SHPETOJNE AS KETO ARTIKUJ TE ZAGAREVE TE SALISERBIT SI KY SKYPIONI QE SHKRUAN SIKUR TE JETE I DERGUARI I DJALLIT BERISHE I ATASHUAR TE GAZETA TEMA
    A mund ti thuhet Lider nje lloj spiuni
    Qe jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi

    A mund ti thuhet Lider nje lloj spiuni dyfish

    Se ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    A mund ti thuhet Lider nje lloj manekini ne dore te mafjes nderkombetare.
    qe si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.
    ..
    Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    A mund ti thuhet Lider nje supertradhetari
    qe si minister i jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.

    dhe ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    A mund ti thuhet Lider nje vrasesi kesaj MONSTRE
    qe si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    NUK SHOH NDONJE NDRYSHIM MIDIS LUL UDBASHIT DHE XHAFERR DEVES….MIDIS 4 SHKURTIT 1944 ME 21 JANARIN 2011
    I VETMI NDRYSHIM ESHTE SE I KOLONELI GJERMAN E KRITIKOI RENDE XHAFERRIN ATEHERE ..KURSE ARVIZU I THA YLL NE NGJITJE DHE TANI DONALD LU E KA DOLLIBASH TE REFORMES SE DREQESISE QE KY I FUNDIT ESHTE STRUKUR SI OSO KUKA QE KUR FITOI TRAMPI…

    ZOTI MERO LERI KETO BARCALETA ME LIL-LUL-LU.
    .thuaji shqiptareve te verteten se jemi me keq se te pushtuar
    ..jemi te poshtruar deri ne ate fare feje qe fashizmi & socjalizmi /komunizmi
    duken lule para ketij SISTEMI DEMONKRATIK

    1. Grigor says:

      Pirat
      I nderuar je. Kur lexoj shkrime dhe komente si ky i joti, mbushem me shprese se populli shqipetar do ta munde te keqen nje dite, dhe do fitoje mbi Berishat, Bashat, Metat dhe Skypionat e kesaj toke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje