Trump president, çfarë do të ndodhë me bizneset e tij?

15 Nëntor 2016, 13:13Bota TEMA

Tani që Donald Trump është president i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, ai do të duhet të vendosë se çfarë të bëjë me bizneset që e ndihmuan atë të bëhet i famshëm. Dhe, zgjidhja e tij aktuale është që të parandalojë një konflikt të madh të interesit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Trump është kryetar dhe president i Organizatës Trump, një konglomerat që zotëron prona në të gjithë botën duke përfshirë edhe hapësira komerciale, hotele, dhe fusha golfi.

Trump ka thënë se, si president, ai ka pak interes në biznesin e tij dhe planifikon që të ndajë veten nga kompania, duke bërë dorëzimin e kontrollit tek “brezi tjetër”. E tre fëmijët e tij më të mëdhenj, Donald Jr., Ivanka, dhe Eric – aktualisht shërbejnë si nënkryetarë ekzekutiv të Organizatës Trump.

Veç kësaj, mediat kanë rikujtuar deklaratën e tij rreth kësaj çështje.

Presidenti i zgjedhur Trump ka thënë se, në momentin që bëhet president, ai nuk do të brengosej shumë për mirëqenien e biznesit të tij.

“Nuk brengosem. Kemi të bëjmë me diçka më të madhe. Ky është vendi ynë. Vendi ynë po shkon keq. Ne jemi duke shpëtuar vendin tonë”, ka thënë Trump në një intervistë.

“Nuk brengosem për hotelin. Është diçka e vogël në krahasim me atë që ne jemi duke bërë – kujdesi shëndetësor…”.

Në intervistë, edhe Ivanka u pajtua me babain e saj, duke thënë se presidenca e tij dhe gjendja e vendit “është shumë më e rëndësishme dhe më serioze” se sa bizneset e Trump.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje